E diele, 28.04.2024, 06:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Bilall Maliqi: Ekstazë shpirtërore e vargëzuar

E diele, 31.05.2009, 02:29 PM


Vështrim letrar

EKSTAZË SHPIRTËRORE E VARGËZUAR

(Demir Behluli, “Zogëza e gjyshit”, Sh.B. “Kurora”, Gjilan, 2007)

Nga Bilall MALIQI

T’i rrekesh ligjërimit poetik për fëmijë, dhe të shkruash për këtë shtresë të shoqërisë,  është përgjegjësi e madhe sepse fëmijët duan të mirën, vargje të ngrohta me motive të lloj-llojshme, pra ai që shkruan  dhe zgjedh këtë ligjërim poetik duhet pasur parasysh  se me çfarë inspirimi poetik do të dalë para fëmijëve, sa po ka sukses që fëmija ta përzgjedhë dhe ta përeqafoj atë libër, sa po ka lexueshmëri nga ana e fëmijëve dhe  çfarë vlere artistike posedon ai libër.
Deri tani me shkrimet e tija e ka dëshmuar tërë atë seriozitet para lexuesve të rritur, por edhe para lexuesve të vegjël, poeti Demir Behluli , i cili me talentin e vet në të gjitha zhanret e lerare u tregua i suksesshëm.Poeti Behluli deri tani për fëmijë shkroi katër përmbledhje me poezi , ku me anë të vargjeve u fut në brendësi të shpirtit të fëmijëve sepse ai diti me çfarë motive t’i joshë ata, si të  bëhet pjesë përbërëse e këngëtimit poetik, duke u dhënë figuracion  vargjeve me qëllim të forcimit dhe ndërtimit sa më të fuqishëm të vargut poetik.Demir Behluli në bagazhin e tij krijues,  rradhiti pesëmbëdhjetë tituj të librave të zhanreve të ndryshme letrare, duke patur një vëmendje dhe kujdes të posaçëm në vlera artistike, ku deri tani e ruajti me sukses qëndrueshmërinë letraro-artistike të shkrimeve të veta.

ARTI POETIK

Demir Behluli ka një dashuri të madhe për fëmijët, e këtë dashuri e shtriu në rrafshin e artit poetik, duke u inspiruar e motivuar me sukses nga ata, dashuria që ka për nipërit dhe mbesën, vë në spikamë dëshirën e pakrahasueshme për t’u falë vargje përkdhelëse të cilat i paisi me figura letrare.Me individualitetin e vet krijues Demiri gjurmoi gjetje të reja të motiveve duke krijuar kështu stilin e tij të shkrimit që dallon nga krijuesit tjerë, e që me atë stil dhe me ato gjetje të motiveve letrare i përvetëson lexuesit dhe veprat e tij bëhen të lexueshme  nga lexuesit, dhe të pranueshme edhe nga kritika letrare.Me përmbledhjet poetike për fëmijë “Dielli-zog qielli”, 1969, “Mbreti i shtëpisë”,1996, “Shtëpia prej zalli”,2004 dhe së fundi “Zogëza e gjyshit”, 2007, forcoi edhe më tepër bindjen te lexuesit se Demir Behluli e njeh botën e fëmijëve dhe ka hyrë thellë në imagjinatën e tyre me përgjegjësi dhe pjekuri të madhe në shkrime për dëshirën dhe dashurinë ndaj shkrimeve për të vegjlit.

ZOGËZA E GJYSHIT

Përmbledhja më e re poetike për fëmijë e Demir Behlulit titullohet “Zogëza e gjyshit”.Është një vazhdimësi e sukseseve të poetit në këtë lëmi të artit letrar, ku si personazh kryesor poetik të librit ka mbesën e tij Dredhzën dhe paraqet tërë atë dashuri të pakrahasueshme për mbesën e tij dhe fëmijët në përgjithësi.Në fillilm të librit autori shkruan se “Këtë përmbledhje ia kushtoj mbesës së sime Dredhzës”, për të kaluar në brendësi të librit.Libri përbëhet prej 22 poezive dhe është e ndarë në dy cikle: “Gjyshi kalavesh” dhe “Nuk shkruhet me porosi”.
Është e vërtetë se kur gjyshja gjen dhomën hallakamë nervozohet, mërrolet dhe bërtet, e nipërit dhe mbesat gjejnë shpëtim të vetëm  te gjyshi dhe e rrethojnë kalavesh sikur nën drurin ah, më pastaj kur gjyshja i  sheh ashtu të mbështjellur fillon të qeshet.Këtë autori e paraqet me anë të vargjeve në poezinë: “Gjyshi im kalavesh”.I një stili të njejtë të shkrimit është edhe poezia: “Gjyshi im është kullë”, kullë është sepse nën atë kullë mbrohen nipërit, mbesat nga flakareshat:
“Në atë kullë
Unë jam mbret
S’guxon kush t’më prekë
As me gisht
As me bisht”
(Poezia “Gjyshi im është kullë”).
I të njejtit motiv janë poezitë e ciklit të parë:”Gjyshi ha bukë me nip”, “Lot i nipit”, “Gjyshi ma bën me hile”, “Gjyshit i ka humbur qetësia”, “Mu soll dhoma vërdallë’, “Nënkrahu i gjyshit” etj., të cilat poezi paraqesin dashurinë e madhe të gjyshit për nipërat dhe mbesat në çdo pore të jetës sepse gjyshi është me të vërtetë mburojë për ta.Me një dashuri të madhe autori i shkroi Dredhzës, mbesës së tij, ku prej kësaj poezie titullohet edhe libri.Nga dashuria e madhe për mbesën e vet, nga autori dalin vargje si ekstazë shpirtërore me metaforë të fuqishme:
“Gjyshi e ka një zogëz
E zogëza e ka një gjysh
Që fluturojnë në qiell
Që rrezojnë si diell”.

FIGURATIVITETI

Të gjitha këto poezi që i përmendëm deri tani kanë figurativitetin letrar-poetik të manifestuara edhe me figura tjera si: metafora, krahasime etj., ku i bëjnë vargjet stoike dhe të qëndrueshme.Në poezitë “Nuk shkruhet me porosi” dhe “Letra ankohet”, autori paraqet një të vërtetë të pakontestueshme se “Vjersha ka lezet kur nga shpirti del vet” dhe ka një vlerë më të lartë se sa kur shkruhet me porosi dhe dhunshëm.Këtë autori e ka paraqitur përmes vargjeve nga përvoja e tij prej krijuesi të mirfillt.Ose nëse marrim poezinë “Letra ankoet”, p.sh.,:
“Me laps të zi
Më dëshpron e më bën fi
Kur gjithkush shkruan poezi “
Ose krahasimi
“Kush ma prishë bardhësinë
Me atë brushë mbi mua
Pikturon male e kodra
Pa asnjë përrua”.
Ky është një mesazh drejtuar atyre që shkruajnë me një anë dhe atyre që pikturojnë në anën tjetër pa vlera artistike se letra e bardhë duron çka të shkruash pavarësisht vlerave artistike.Nuk mundemi t’i anashkalojmë edhe poezitë tjera të ciklit të dytë p.sh., “Kur gabon matematika”, “Rruga shkon në Karadak”, “Gjuha e Perëndisë”, “Flamuri” dhe “Ne krijuesit”, të cilat poezi ruajnë atë vijën e qëndrueshmërisë së vlerave artistike të këtij libri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora