Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Filarmonia e Kosovës, koncert festiv në Vjenë
E premte, 27.02.2026, 06:59 PM
FILARMONIA E KOSOVËS KONCERT FESTIV NË VJENË
Glauk Konjufca: “Nuk do e harrojmë mbështetjen e Austrisë në ditët më të vështira për
popullin e Kosovës”
“Miku i
mirë, në ditë të vështira”- populli.
Nga
Hazir Mehmeti, Vjenë
Vjenë, 24 shkurt
2026. Organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri,
drejtuar nga Albinot Bimbashi dhe stafi i ambasadës shënon Ditën e Pavarësisë në Vjenë.
I pranishëm ishte Zëvendëskryeministri
i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Mbrëmjen festive e
hapi i ngarkuari me punë ambasadori në Austri Z. Albinot Bimbashi i cili
përshëndeti dhe i uroi të pranishmit. Ai në fjalën e tij falënderoi qeverinë e
qytetarët e Austrisë për mbështetjen e gjithanshme dhënë Kosovës në situatat më
të vështira të saj.
Kësaj radhe ishte Filarmonia e Kosovës drejtuar nga dirigjenti Edon Ramadani, e
cila entuziazmoi publikun.
Në ambient të mrekullueshëm në qendër të Vjenë u mblodhën të ftuar për festë
diplomat, mike e miq nga shtete të veçanta dhe zyrtarë të shumtë nga vendi nikoqir.
Ishin të pranishëm mërgimtarë nga të gjitha rrethet e Austrisë. Vizioni i pavarësisë i Dr. Ibrahim Rugovës hapi rrugët gjithandej
globit, se Kosova e robëruar kërkon lirinë e mohuar shekujve. Pas sakrificave gjeneratave, liria u
kurorëzua me luftën çlirimtare të UÇK-së drejtuar nga Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe
aleatët tanë rreth NATO-së. 17 Shkurti
2008 do mbetet i shkruar me shkronja të arta gjeneratave.

Pjesë nga fjala e
Glauk Konjufca: “Falënderojmë organet
shtetërore të Austrisë për mbështetjen e gjithanshme që i dha e i jep
Kosovës. “Është nder për mua që këtu në
Vjenë të ju dëshiroj mirëseardhje në festimin e tetëmbëdhjetë të shpalljes së
Pavarësisë së Kosovës, shtet i lirë dhe i pavarur. Kam kënaqësi të falënderoj
autoritet shtetërore austriake dhe qytetarët austriak. Sot dua të përkujtoj, se
pikërisht në këtë ndërtesë, në vitin 1992, me nderime të larta shtetërore, së
pari herë në botë, u prit Dr. Ibrahim
Rugova, Kryetari i parë i Kosovës nga
Zëvendës Kryeministër dhe Ministri i
Jashtëm i Austrisë, Alois Mock.
Këtu u tha qartë, se Kosova është
çështje kyç e problemit në Ballkan. Ky ishte moment i fillimit të
internacionalizimit të Kosovës që nisi pikërisht nga Vjena. Alois Mock ishte
Zëvendëskryeministër që mbështeti çështjen e të drejtave të shqiptarëve dhe ne
nuk ko harrojmë këtë. Në vitet e rënda
1998/99, kur Universiteti i Prishtinë u mbyll nga pushtuesi, Austria ishte e
para që pranoi studentet e dëbuar dhe njohu diplomat e tyre. Austria i
mbështeti fuqishëm në regjistrim dhe studime në universitet e Austrisë.”
Ai përmendi disa nga politikanet/ër
austiriak si, Alois Mock, Franz Vranitzky,
Erhard Busek, Andreas Kohl, Heinz Fischer, Wolfgang Schüssel, Wolfgang
Petritsch, nga Dinastia e Habsburgve ( shtojmë: Otto Habsburg..), Albert Rohan,
Ulrike Lunacek, Lukas Mandl e shumë tjerë.
“Ne nuk do e harrojmë mbështetjen e Austrisë në ditët më të vështira të
popullit të Kosovës dhe ndërmarrjen nga
“Nachbar in Not”, kur Austria ndihmoi popullsinë e dëbuar duke i
strehuar në Shqipëri dhe në Austri. ( sh. dhjetë mijë refugjatë). Austria ishte qendër e bisedimeve për
statusin e Kosovës që u mbajtën në Vjenë dhe njëra nga vendet që e mbështeti
fuqishëm lirinë e Kosovës.” Miku i mirë dihet në nevojë”, ishte i vërtetuar
shekujve, e tillë ishte dhe mbetet Austria. “Marrëdhëniet tona me Austrinë janë
shumë të mira në planin politik dhe ekonomik, këto do vazhdojnë edhe në të
ardhmen. Mbështetjen që Austria i jep Kosovës në integrimin e saj në Bashkimin
Evropian dhe institucionet tjera ndërkombëtare janë me rëndësi dhe ne e falënderojmë sot në këtë ditë feste.
Në planin e marrëdhënieve me vendet tjera, ne si popull dhe si shtet qëndrojmë
fuqishëm në anën e Ukrainës, luftën e saj kundër agresorit rus”, - tha mes tjerash Konjufca. Ishte kjo
paraqitja e tij e parë si diplomat jashtë Kosovës. Ai u takua me Ministren Federale për
Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinge, të cilën
e falënderoj në emër të Qeverisë së Kosovës, për kontributin e vazhdueshëm që i
jep Austria Kosovës në hapat e saj drejtë pavarësisë dhe shtet- ndërtimit.
Ai vlerësoi rëndësinë e mbështetjes së Austrisë
për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian,
dhënien e statusit të vendit kandidat, dhe hapjen sa më të shpejtë të
negociatave për anëtarësim duke vlerësuar, se Austria mbetet një nga partnerët
më të afërt dhe më të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës në rrugën e saj
evropiane.

Të pranishmit përjetuan
kënaqësinë e ekzekutimeve mjeshtërore nga orkestra harkore e Filarmonisë së
Kosovës, drejtuar me mjeshtëri nga dirigjenti Edon Ramadani. Sopranot Arta Jashari dhe Zana Abazi-Ramadani
entuziazmuan publikun i cili nuk kurse duartrokitjen. Me mjeshtri u luajtën:
Simfonia për harqe Nr.10 në h-mol; Drinor Zymberi, Simfonata. Kënga
tradicionale shqiptare; Asaman, pastaj Kristo Kono (Ar. Nga Edon
Ramadani; Arta Jashari, Kroi i
fshatit tonë; Valton Beqiri, suita për orkestër harkore. Rashid
Krasniqi (Ar. Valton Beqiri), mallëngjimi; Avni Mula (Ar.Valton Beqiri)
nga soprano Zana Abazi-Ramadani, Agimet shqiptare. Valton Beqiri, Shpirti
i traditës etj.
Ishte kënaqësi takimi i përzemërt me anëtarët e orkestrës. Komunikimi
vëllazëror nisi që në hyrje të pallatit,
mes tyre dalluam violinisten Liridina Kukaj me të cilën pak minuta
biseduam rreth Vjenës, Filarmonisë e jetës mërgimtare. Në fytyra e secilit dukej shkëlqimi i lirisë
në marshimin e Kosovës sigurt drejtë progresit, drejt Bashkimit Evropian,
aty ku e ka vendin me trup e shpirt.

Urime stafit të
Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri dhe veçanërisht ndaj Albinot Bimbashit,
Ushtrues Detyre i Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Austri, për punën e
tyre të mirë organizative.
Rikujtim rasti...
Marrëdhëniet shqiptaro-austriake janë të
vjetra shekullore. Austro-Hungaria i dha
mbështetje të fuqishme pavarësisë së Shqipërisë dhe mbrojti tokat shqiptare nga
gllabërimi i mëtejmë i tyre nga shtet fqinjë.
Në Austri ishte disa herë edhe gjeniu i letrave shqipe, Fan Stilian Noli. Ai dy vjet para vendosjes
së tij përfundimtare në Amerikë e
vlerëson objektivisht politikën e suksesshme të Austro-Hungarisë ndaj
shqiptarëve e mbështetur tek shqiptarët patriot:
“ I vetmi shtet që ka mbajtur një politikë të mençur në Shqipëri ka qenë
Austria merhume e Habsburgëve. Austria e bazonte politikën e saj mi shqiptarët
nacionalistë. Ja arsyeja e parë dhe ja arsyeja e dytë: Austria ngarkonte me
punët e Shqipërisë ata njerëz që e dinin shqipen më mirë se çdo arnaut.” (Fan
Stilian Noli)










