Kerko: a
Hazir Mehmeti: Gjenocidi serb në Kosovë na thërret për veprim deri në njohje nga faktori ndërkombëtar
E enjte, 15.01.2026, 07:00 PM

GJENOCIDI SERB NË KOSOVË NA THËRRET PËR VEPRIM DERI NË NJOHJE NGA FAKTORI NËRKOMBËTAR
“Harresa
është kusht i domosdoshëm i kujtimit”. (Zhari)
Nga
Hazir MEHMETI, Vjenë
Institucionet
e Republikës së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Shqipërisë duhet ta
legjitimojnë zyrtarisht Gjenocidin në Kosovë si Plagë të Hapur, si dhe simbolin
e mbështetur tashmë nga 24 komunat e Kosovës – lulëkuqen me katër petale.
Lulëkuqja
e Kosovës me katër petale duhet të shpallet simbol përkujtues i vuajtjeve
shekullore të kombit shqiptar nga tmerret serbe.
Për
shqiptarët është e domosdoshme përcaktimi zyrtar i datës përkujtimore dhe
simbolit përfaqësues. Çdo vonesë në këtë drejtim përbën një absurditet dhe
papërgjegjësi të institucioneve tona.
Shqiptarët u
masakruan, torturuan, u dëbuan shekujve nga pushtuesit serb. Në
kontekst të përcaktimit të një date dhe simbolin e saj për të përkujtuar këtë
gjenocid barbarë po nxjerr nga libri “Pranverë e helmuar” disa fakte nga
arkivat dhe shtypi botëror. Serbia ishte dhe mbeti shtet terrorist. Këto tmerre
nga terrori shkatërrues ndaj
kombit shqiptar, janë akoma të pa hulumtuara.
Dokumentet më famëkeqe janë Memorandumet e Akademisë Serbe të mbështetura dhe
frymëzuara nga Kisha Ortodokse Serbe. Këto memorandume fillojnë
me memorandumin e vitit 1844 – të Ilija Garashanit. Sipas
elaboratit shfarosës ndaj shqiptarëve të zyrtarit serb, Ilija Garashaninit,
“Naçertania” ( 1844 ) ku ai shkruan: “Midis dy Luftërave Botërore qeveria e
krajlit në emër të Reformës Agrare nacionalizoi 129.212. 94 hektar tokë në
Kosovë. Gjatë kësaj kohe, në Kosovë janë vendosur 13.482 familje (serbe e
malazeze) me rreth 67. 410 anëtarë në 594 vendbanime.( A J B. MAR,96 – 21 –
69, Regjistri i kolonive: datë 8. 4. 1940 ).
Milan Obrenoviç,
princi i Serbisë: “Merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb do t’i ketë
ai, i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptarë!“. “Në
kushte të një dimri me borë që nuk mbahet mend, nxori nga shtëpitë rreth
300.000 shqiptarë të Toplicës, Kosanicës, Pustarekës etj., që banonin në 700
lokalitete, prej të cilave rreth 640 plotësisht shqiptare e më shumicë
shqiptare islame nga fundi i shekullit XVI- fillimi i shekullit XVII. Rreth
350.000 shqiptarë kryesisht myslimanë i larguan nga trojet stërgjyshore
ushtritë greke e malazeze. Burimet flasin për rreth 70.000 shqiptarë të therur,
të vrarë e të pjekur në zjarrin e shtëpive në rreth 600 fshatra shqiptare të
rrafshuara me zjarr vetëm më 1877 - 1978.
Në shekullin e
kaluar, pas Luftës Ballkanike, kur Turqia humbi, popullsia shqiptare autoktone
në Luginën e Moravës që nga Pllana e Madhe, Nisus (Nishi) e duke vazhduar deri
në Gjevgjeli përjetoi masakrat e tmerrshme nga ushtria serbe. U rrafshuan për
tokë fshatra e qytete shqiptare (752 vendbanime), u masakruan mizorisht mbi 150
mijë kurse u dëbuan mbi 300 mijë shqiptarë nga tokat e tyre. Këto masakra ishin
me përmasa gjenocidi i paparë deri atëherë në Evropë.
Leo Freundlich. Pjesë nga ky gjenocid u shkrua nga Leo
Freundlich në librin e tij “Albanien Golgatha” (1913), në shqip “Gjenocidi shqiptar. Është
një dokument i cili u shkrua nga publicisti e politikani austriak me
rrënjë hebre Leo Freundlich (1875-1953) i cili përshkruan metodat e
spastrimit etnik nga pushtuesi serb për të larguar popullsinë shqiptare të Maqedonisë,
Shqipërisë së Veriut dhe Kosovës Është një përmbledhje e lajmeve që ai mblodhi
drejtpërdrejtë gjatë udhëtimit në krahina shqiptare gjatë pushtimit
serb të viteve 1912-1913, duke shpjeguar në detaje dëbimet, dhunimet masakrat,
torturat dhe abuzimet në shkallë të gjerë te popullsia shqiptare, vuajtjen nën
sundimin serb nga ushtria dhe paraushtarakët çetnikë. Dokumenti u ri-përkthye
nga Robert Elsie. Leo Freundlich më tutje në akuzën
e tij shkruan: “Serbët në Shqipëri erdhën si vrasës e jo si çlirimtarë. Në
Konferencën e Ambasadorëve në Londër, kufijtë e Shqipërisë u vendosën
të
përcaktoheshin me nxitim sipas statistikave kombëtare ose statistikave të
caktuara nga komisioni i cili do të formohet në vend aty për
aty. Serbët kanë nxituar t’i ndryshojnë këto statistika me grykën e
mitralozave dhe bajonetave. Ata kanë bërë mizori që janë të papërshkrueshme.
Deri tani, qeveritë kanë heshtur. Por tani është e qartë se heshtja e mëtejshme
është e barabartë me bashkëfajësi. Për serbët, armiku më i madh është e
vërteta. Ajo e rrezikon ekzistencën e tyre”. Leo Freundlich është zëri më i
fuqishëm i kohës në protestë kundër zhdukjes masive të shqiptarëve etnik në
territoret e tyre etnike. Ai i cilëson fuqitë e mëdha të Evropës në
bashkëfajësi të cilat nuk intervenojnë. Në shkrimet e tij protestuese
argumentoi vrasjet e mbi 300 mijë shqiptarëve.
Prof. Dr. Olivera
Milosavljeviq, Beograd: “Me politikën pushtuese të qeverisë serbe ndaj
arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie të tilla
që në të ardhmen e afërt vështirë se mund të pritet paqe dhe gjendje e
qëndrueshme. Shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë
të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite ka
përhapur mendime tendencioze për arbanasit.
Ky është edhe sot mjeti
i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli serb urrejtjen ndaj
arnautëve “të egër”, duke fshehur, si nepërka këmbët e egërsirës, atë që
populli serb ka bërë ndaj tyre. Ballkanicus dhe dr. Vlladan [Gjorgjeviçi] kanë
shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull
të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar
dhe kombëtare, me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për
jetë të kulturuar dhe të pavarur. Ata gjithë atë që në primitivizmin e atij
populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të
cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si
shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi”.
Jovan Trifunovski,
“Në bazë të burimeve arkivore historike e të tjera në trevat e Sanxhakut të
Nishit që nga Antika e deri në mes të shekullit XIX ekzistonte në kontinentet
popullsia shqiptare”.
Dr. Jovan
Haxhivasilev, shkrimtar serb, duke shtjelluar politikën shfarosëse serbe ndaj
elementit shqiptar, shkruan: “Dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim që Serbia të
bëhej shtet i pastër nacional dhe, të krijohet mundësia që aksioni i mëtejmë të
drejtohet kah Kosova.
Stefan L. Popoviç:
“Disa familje shqiptare iknin dhe tërhiqeshin luginës së Moravës Jugore nëpër
të ftohtit e madh, nëpër grykën e Gërdelicës, deri te Vranja e Kumanova…
Nikola Pashiçi,
drejtues i Qeverisë së Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe themeluesi i
Partisë Radikale Serbe, deklaron: “Šiptara tuci, muci i ne daj mu da uci”-
Shqiptarin rrihe, mundoje dhe mos e le të mësojë”.
Ivan Gjuriç. Nisma
e të Drejtave të Njeriut, Beograd, në Parlamentin e Serbisë:
“Vetëm dhjetë
kilometra ku tani jemi ulur, dhjetë kilometra nga qendra e Beogradit, në Batajnicë
gjendet varri masiv në poligonin e njësive speciale kundër terrorizmit, me
kufoma të më shumë se 744 shqiptarëve
nga Kosova, prej të cilave 75 fëmijë, u varrosën në Batajnicë të kallura me një
qëllim; të fshehin krimin. Nga zhvarrosja e kufomave nga tërë Kosova janë
sjellë në Batajnicë të kallura e të groposura, me një qëllim; të fshihet krimi
i policisë serbe dhe njësive paramilitare serbe. Shteti e me të edhe shoqëria e
kanë vendosur që këtë ta injorojnë”.
Deutsch-Gjermanisht
“Nur zehn Kilometer von dem Platz, an dem wir sitzen, zehn
Kilometer vom Zentrum Belgrads entfernt, in Batajnic, findet sich ein
Massengrab im Poligon des Anti-Terror Kommandos, mit den Leichen von über 744
AlbanierInnen aus dem Kosovo, davon 75 Kinder, die in Batajnica verbrannt und
begraben wurden, mit einem Ziel: Die Gräueltaten und die Verbrechen zu
verdecken. Die Leichen wurden aus allen Ecken des Kosovo hierher transportiert,
um die Verbrechen und Gräueltaten des serbischen Militärs und der Paramilitärs
zu verdecken. Der Staat, und somit auch die Gesellschaft, haben sich
entschlossen, dies zu ignorieren“. (Perkhim: Mag.Kreshnik Mehmeti)
Dr. Sabit Uka:
“Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877 - 1878”, libri I. Prishtinë,
1994, fq. 220 - 21 etj.). Procesin e kolonizimit të trojeve shqiptare me
elementin sllav, shpopullimin e etnitetit shqiptar, serbizimin gjatë periudhave
më të fundit Beogradi e ka zbatuar në mënyrë të veçantë gjatë “Krizës Lindore”
( 1875 ).
Në Luginën e
Nishit gjatë kësaj periudhe, u vranë e masakruan 35.000 shqiptarë. Në një lagje
të Nishit të banuar me shqiptarë, u plaçkitën e dogjën 300 shtëpi.
Qazim Meta:
“Pushtuesit zbatuan gjenocid e etnocid me strategji të tokës së djegur për
spastrimin etnik shqiptar të tokave të aneksuara me përkrahje morale, politike,
diplomatike e ushtarake të Rusisë e të Evropës”. (Woice of Albanieans, autor:
Dr. Jusuf Osmani:
“Qeveria e kriminelit e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit, dhe
forcat terroriste të Republikës Federative të Jugosllavisë e të Serbisë vetëm
gjatë viteve 1998-1999 vranë 8.099 civilë të pafajshëm shqiptarë. Sipas gjinive
krimi ndahet kështu: 6.624 meshkuj dhe 1.475 femra. Të vrarë civilë e ushtarë
të UÇK-së janë 11.738 persona, nga të cilit 10.014 meshkuj dhe 1.724 femra.
Pushtuesi serb vrau dhe zhduku 1.323 fëmijë deri në moshën 16 vjeçare.
Shënimi përkujtues
i vuajtjeve të tmerrshme që pësoi shekujve populli shqiptar, është detyrim
kombëtar në mënyrë që historia të mos përsëritet.
Burimi:
A J B, mars, 69, Regjistri i kolonive, datë 8. 4. 1940.
Gazeta, Botapress, shtator, 2017
Vranjska KotlinaI, Skopje, fq.34, 1969.
Albanska kongra, fq- 14 – 15, Beograd, 1909,
Putovanje po novoj Serbiji, fq 345, Beograd, 1950.
Sabit Uka, Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877 – 1878,
libri I, 220, Prishtinë, 1994.
Qazim Meta, Shpërngulja e shqiptarëve prej Sanxhakut të Nishit më
1878-1912, 4 shtator 2016)
Jusuf Osmani, Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999, Prishtinë, 2012.
Mehmeti H, Pranverë e helmuar Prishtinë, 2020.









