E diele, 11.01.2026, 02:29 PM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Manastiri i Sokolicës në Boletin dhe marrëveshjet me Ministrinë e Kulturës në vitin 2006

E shtune, 10.01.2026, 03:59 PM


Manastiri i Sokolicës në Boletin dhe marrëveshjet me Ministrinë e Kulturës në vitin 2006

Nga Dr. Qazim Namani

Në vitin 2006, Manastiri i Sokolicës filloi ta nderojë një mur mbi pronën e Boletinëve me pëlqim të Ministrisë së kulturës. Në atë kohë, Minsitria e Kulturës kishte hyrë në bisedime me Mati Makarien për ndrrimin e pronave që ishin nën Kullën e Isës, me një pronë tjetër te hyrja kryesore e kishës. Ndërrimin e këtyre pronave e kishte nënshkruar zurëtqri për Arkiva Jusuf Musa.

Në bisedime ishte arritur edhe marrëveshja për ndërtimin e një muri me gurë për ta kufizuar oborrin e manastirit. Ndërtimi i murit është mbështetur me 10.000 euro nga Ministria e Kulturës. Këtë vendim e kundërshtoi familja Boletini, pasi që kisha nuk ka asnjë pronë të dokumentuar me ndonjë dokument  të vlefshëm nga kohët e mëhershme.

Në një memorandum të mirëkuptimit që është nënshkruar në mes të Ministrisë së Kulturës dhe “Manastirit të Sokolicës” i lejohet manastirit që të ndërtojë murin.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, kishte reaguar edhe familja Boletini, ku me anë të një deklarate të datës 19.4.2006, ndër të tjera, thuhet:

Unë Xhavit Boletini- trashëgimtar ligjor i Isa Boletinit, në emër të familjes së gjerë të Isa Boletinit, si përfaqësues i autorizuar deklaroj se Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar me datën 18.04. 2006, në mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nënshkruar nga ministri, Astrit Haraçia, dhe Kisha Ortodokse, nënshkruar nga Igmuena Makaria, është INEKZISTENT, i padrejtë, kundërligjor dhe i papranueshëm përherë për familjen Boletini, dhe popullatën shqiptare në tërësi në këtë regjion[1].

Muri u ndërtua në të njëjtën kohë kur ishte duke u bërë restaurimi i monumentit “Kulla e Isa Boletinit”, projekt ky që kishte filluar në vitin 2004. Përveç murit në këtë kishë janë bërë dhe rindërtime tjera dhe shtuan numrin e objekteve me qëllim që pranë kullës së Isa Boletinit të ndërtohet një kompleks kishtar duke e përfshirë kësaj kishe, kulla edhe prona e familjes Boletini. Sot ky kompleks mbrohet me ligjin për zonat e veçanta të mbrojtura.

Në vitin 2004, filloi restaurimin sipas projektit “Kulla e Isa Boletinit” si monument kulture është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe OJQ “Sida” nga Suedia, ndërsa projektin e udhëhoqën OJQ, CHwB nga Suedia dhe Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Arkitekt: Gani Gashi. Punët ndërtimore i ka kryer organizata ndërtimore “Pleqja” nga Deçani.

Pas restaurimit të këtij objekti u vendos të bëhet kullë-muze në shtëpinë e lindjes të Isa Boletinit. Në këtë muze u ekspozuan disa nga eksponatet dhe dokumentet e kohës që kanë të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë e Isa Boletinit. Tani në këtë kompleks muzeor pritet të varrosen edhe eshtrat e Isa Boletinit, por për të arritur këtë qëllim sipas ligjit kërkohet leje edhe nga Manastiri i Sokolicës.

Në vijim ofrojmë të dhëna nga deklarata e familjes Boletini për Gazeta “Express”:

- Deklarata e Xhavit Boletinit, dhënë gazetarit Artan Behrami, Gazeta “Express”, artikulli,  Mes kishës dhe Boletinëve, 25 korrik 2006

Nga dokumentet e dhëna më lart si dhe nga deklarata e familjes Boletini, kuptojmë se “Manastiri i Sokolicës” është një objekt politik i përkrahur nga pushteti serb por edhe nga politika e UNMIK-ut dhe institucionet tjera ndërkombëtare.

Duke i pasur faktet se manastiri ishte ndërtuar nga pushteti serb në pronat e familjes Boletini, institucionet e Kosovës është dashur të respektojnë të drejtën ligjore të familjes Boletini, duke kërkuar që e drejta e kësaj familje të zgjidhet në gjykatë.

Mosrespektimi i të drejtës ligjore të familjes Boletini dhe falsifikimi i historisë së kësaj kishe në publikime të ndryshme dhe në listën e regjistrimit të objekteve të kulturës është me pasoja afatgjate për të krijuar një klimë të shëndoshë në mes të komuniteteve në regjionin e Mitrovicës.

Ministria e Kulturës, lidhur me këtë rast është dashur që të formojë një grup punues akademik për të bërë studimin e historikut të kishës dhe pronësisë së saj, si dhe të rivlerësojë listën e monumenteve të kulturës, duke respektuar kriteret për monumente.

Pas miratimit të listës nga grupet punuese të cekura më lart, në vitin 2010,  shpërndarja e buxhetit bëhej pa respektuar asnjë kriter të vetëm lidhur me obligimet e përcaktuara me ligjin dhe rregulloret në fuqi, për ruajtjen dhe mbrojtjen e monumenteve të kulturës. Gjatë kësaj periudhe mungonin politikat kulturore dhe i tërë buxheti ndahej sipas fuqisë së grupeve dhe klaneve të interesit.

Duke u bazuar në pasqyrën e shpenzimeve të buxhetit, vërejmë se pjesa dërmuese e zyrtarëve të punësuar në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore, bien ndesh me ligjin në fuqi për marrëdhënie të punës dhe konflikt të interesit. Që nga viti 2009 e deri më tani Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës nuk u mbështet me asnjë projekt për konservimin dhe restaurimin e monumenteve të kulturës. Instituti ishte angazhuar që të bëjë konservimin e Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë dhe të mbikëqyrë punët konservuese dhe restauruese në hamamin e qytetit sipas një marrëveshje të bashkëpunimit në mes MKRS-së dhe komunës së Prishtinës.

Këto projekte realizoheshin nga buxheti i komunës së Prishtinës, edhe pse me rregulloret e pushtetit lokal komunat janë të obliguara të mbështesin projektet lokale. Bazuar në listën e lartcekur, Departamenti i Kulturës më shumë mbështeste projekte të individëve sesa monumentet e kulturës, të cilat i kishte lënë në mëshirën e OJQ vendore e ndërkombëtare, të pushtetit lokal dhe individëve.

Ofrojmë disa të dhëna, nga burimet arkivore, lista e monumenteve të trashëgimisë kulturore, burime serbe kur shpallet manastir i grave dhe shkrimi i gazetës “Tema”, në Tiranë për të kuptuar falsifikimet, manipulimet dhe propagandën rreth manastirit e popullatës shqiptare që jeton në Boletin.

Manastir Ortodoks i Grave”, duke ndërhy me ndërtime të objekteve tjera gjatë viteve 1990 e deri me tani. Kontesti gjyqësor në mes familjes Boletini dhe Manastirit lidhur me këto prona për pasardhësit e kësaj familje, ende nuk është i mbyllur.

Të dhënat nga terreni lënë të kuptojmë se kjo faltore ishte një kishë e vogël e familjes Boletini e që nga mesi i shekullit XIX shërbente si faltore për komunitetin hebre, që gjatë shekullit XIX familja Boletini e kishte sjellë në fshatin e tyre për t’u ndihmuar në udhëheqjen e biznesit të njohur që kishte familja Boletini në atë kohë. Gjatë shekullit XIX, sidomos pas ndërtimit të hekurudhës në qytetin e Mitrovicës, ishin vendosur mjaftë shumë familje hebraike nga Prishtina, Artana, Prizreni dhe qytete tjera.[2]

Për kishën në Boletin gjejmë të dhëna edhe nga Todor Stankoviq, i cili në vitin 1897, kishën e kishte vizituar. Ai e përshkruan kishën si të vogël, por thotë se kisha ishte e vjetër, kurse altari ishte ndërtim i ri. Ai shkruan se kisha ishte braktisur para 40 viteve. Atë e ripërtëriu një fshatar prej fshatrave përreth me mbiemër Ostojiq. Stankoviq shkruan se banorët i kishin thënë se meritat për renovimin e kishës i takojnë Fiqa Haxhi Jakiqit dhe djalit të tij Jakovit. Ata, thotë ai, ishin me origjinë nga Prizreni, por para 25 viteve ishin shpërngulur në Mitrovicë. Jakovi edhe tash përkujdeset për mirëmbajtjen e këtij manastiri, shkruan Stankoviq.[3]

Si dëshmi mund të merren varrezat e hebrenjve në Zhazhë dhe vetë emri i një hebreu të serbizuar që e mbante emrin Avram, i cili e kishte shtëpinë afër me këtë faltore dhe deri në vitin 1966 kishte jetuar në fshatin Boletin. Kjo familje hebreje jetonte shumë pranë kullës së Boletinëve, përkatësisht te “Guri i Tupanit”, vend ky prej nga familja Buletini me tupan i sinjalizonte banorët përreth në raste festash apo tubime të tjera.[4]

Pavarësisht se në publikimet serbe, shkruan se kjo kishë u ndërtua mes shekullit XIV e XV, kjo dihet se është e pa sakt, dhe falsifikim i burimeve historike, në këtë publikim e gjejmë edhe vitin kur pas konfiskimit të pronave të familjës Boletini, shpallet si “Manastir i Grave”.

- Manastiri i Sokolicës, Publikimi në revista serbe ku shkruan se kjo kishë e vogël është shpallur Manastir i Grave në vitin 1956

Të dhënat për Manastirin e Sokolicës janë falsifikuar edhe në listën e trashëgimisë për mbrojtje të përkohshme të nënshkruar nga ministri Memli Krasniqi, më 1 tetor 2012.

Tabela. Lista e trashëgimisë për mbrojtje të përkohshme, 1 tetor 2012

Në listën për mbrojtje të trashëgimisë së përkohshme deri ne vitin 2012, u përfshinë gjithsej 1179 objekte dhe tërësi kulturore. Në mesin e tyre Manastiri i Sokolicës është shënuar me numrin rendor 50. Përshkrimi historik i këtij manastiri është shekulli XIV, dhe statusi, numri i vendimit për mbrojtje është 2304/48 (1948).

Tabela. Lista e trashëgimisë për mbrojtje të përkohshme, 1 tetor 2012

Ministria e Kulturës, në vitin 2010 e kishte filluar “Projektin për rivlerësimin e listës së monumenteve që kishin qenë në mbrojtje paraluftës (1998 dhe 1999)”. Ky projekt vazhdoi deri në vitin 2014 duke përfshirë edhe rivlerësimin e objekteve nga përnjohja e terrenit. Bartës i këtij projekti ishte caktuar Jusuf Musa, udhëheqës i sektorit të Arkeologjisë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore.

Të dhënat e përmbledhura dhe të prezantuara në këtë listë iu dërguan Këshillit të Europës, ndonëse në të kishte gabime të mëdha dhe vlerësimi i monumenteve ishte bërë duke mos pasur përfillur asnjë kriter profesional dhe shkencor. Duhet të theksojmë se për shembull lidhur me Manastirin e Sokolicës madje edhe në literaturën dhe në burimet serbe vetë autorët serbë dëshmojnë se ky objekt i kultit vetëm duke filluar nga viti 1956 ka filluar të quhet “Manastir i Grave”.

Makarija: Monaštvo na KiM nije uznemireno ni uplašeno - Blic

ëëë.blic.rs/.../Makarija-Monastvo-na-KiM-nije-u...?

Nov 25, 2011 - Sokolica je ženski manastir od 1956. godine. Nalazi se u brdima desetak kilometara od Zve?ana, okružen albanskim stanovništvom, a najbliže ...

Obilazak manastira u Raškoj oblasti i na Kosmetu - Srbija za ...

ëëë.srbijazamlade.rs/.../obilasak-manastira-u-raskoj-...?

Od 1956 god. Sokolica je ženski manastir. Danas je ona poznata kao važno središte ikonografije i fresko slikarstva. Igumanija Makarija je pored svog doktorata ...

Manastir Sokolica - Zvrk

ëëë.zvrk.rs/.../manastiri/sokolica/index.htm?

Manastir Sokolica nalazi se na padinama brda Sokolice u blizini Kosovske Mitrovice. ... Od 1956. Sokolica je ženski manastir. Danas je ona poznata kao važno ...[5]

Për manastirin e Sokolicës, Gazeta e përditshme “Tema” e datës 11.4.2011, që botohet në Tiranë, e ka botuar artikullin: “Murgeshat serbe mësojnë shqip”, duke i dhënë një rëndësi mësimit të gjuhës shqipe për murgeshat e këtij manastiri, në mënyrë që të bisedojnë me fshatarët myslimanë, të cilët vijnë për t’u lutur tek statuja e Shën Mërisë. Mes tjerash, në artikull shkruhet se myslimanët nga mbarë Kosova vizitojnë Manastirin e Sokolices, sepse besojnë që skulptura e shekullit të 14-të e Zonjës së Bekuar, mund të kurojë fëmijët shurdhmemecë dhe të ndihmojnë çiftet pa fëmijë të mbesin shtatzënë.

Nga ky artikull po veçoj fjalët e Mati Makarias për AFP, kur thotë se ne i lejojmë të luten në “Allahun” e tyre, sikurse ne në “Zotin” tonë! Manastiri është i vendosur në malet në të dalë të qytetit të ndarë etnikisht të Mitrovicës, ku marrëdhëniet midis të krishterëve ortodoksë dhe shqiptarëve myslimanë janë të tensionuara, shkruan në këtë artikull. Në këtë shkrim përmendet Mustafë Kelmendi si vizitor i rregullt në manastir.

Nga të dhënat e cekura më lart,  mendoj se shkrimi përmban të dhëna propaganduese për “shërbimet e bamirësisë” që kinse ky manastir po i bën popullatës shqiptare myslimane në Kosovë.

Bazuar nga të dhënat e këtij shkrimi, Mati Makarija e ofendon popullatën shqiptare të Kosovës me fjalinë kur thotë se ne i lejojmë të luten në “Allahun” e tyre, kurse ne lutemi në “Zotin” tonë! Shtohet pyetja cili është “Zoti i serbëve” e “Allah i shqiptareve”, dhe kujt i shërben kjo ndarje, kur dihet se shqiptarët Zotin e quajnë Zot para grekëve të lashtë dhe para serbeve  të formuar si popull nga ndikimi i propagandës pansllaviste ruse në shekullin e XIX?

Ofrojmë dëshmi nga shkrimi për manastirin e Sokolicws: Murgeshat serbe mësojnë shqip, në gazetën “Tema” në Tiranë.

- Pjesë nga artikulli, Murgeshat serbe mësojnë shqip, botuar në gazetën “Tema” në Tiranë

Artikulli përfundon me fjalinë, ku jep të dhëna për manastirin e restauruar të Sokolicës e të ndërtuar kinse në Mesjetë, të zbukuruar me pllaka guri të prera me kujdes dhe e konsideron si një nga pikat kryesore të arkitekturës mesjetare ortodokse në Kosovë!

Dokumentet e tilla nuk bën të miratohen në MKRS-it pa u shqyrtuar nga ekspertët e historianët e mirëfilltë, të cilët merren me këto çështje.

Këto dokumente të palosura në arkiva ndërkombëtare e dëmtojnë rëndë historinë e popullatës shqiptare në Kosovë, andaj historiku i shkruar për disa monumente të kulturës, duhet të shkruhen nga historianë të dëshmuar të kësaj fushe, ose në Institutin e Historisë së Kosovës apo në Departamentin e Historisë në  Universitetin e  Prishtinës.

Nga literatura serbe vërehet se kisha e vogël dhe pa pronar është shpallur “Manastir i Grave”, në vitin 1956. Nga burimet tjera dhe të dhënat në terren kuptojmë se bëhet fjalë për një kishë të vogël të familjes Boletini, që pas myslimanizmit, ia japin në shfrytëzim një hebreu. Kisha ishte në pronat e familjes Boletini, andaj në vijim ofrojmë dokumente me të dhëna lidhur me konfiskimin e pronave të kësaj familje pas Luftës së Parë Botërore, dhe kërkesat e familjarëve për t’i kthyer pronat e tyre.

Si dëshmi ofrojmë dokumente nga procesi gjyqësore për pronat e familjes Boletini,

- Dokumentet për pronësinë e familjes Boletini të konfiskuara në vitin 1954.[6]

Tabela. Konfiskimi i pronave të familjes Boletini[7]

Ndërkohë në vitin 1993, pushteti serb në komunën e Zveçanite kishte marrë vendimin që të aneksoi pronat e familjes Boletini dhe t’ia falë “Manastirit të Sokolicës”.



[1] Artan Behrami, Gazeta “Express”,Mes kishës dhe Boletinëve”, 25 korrik 2006

[2] Qazim Namani: https://blogg1444.wordpress.com/2018/02/08/kisha-ne-boletin-nuk-eshte-serbe/

[3] Po aty

[4] Po aty

[5] Për më shumë vizito: 1) http:///www.blic.rs/Vesti/Drustvo/291927/Makarija-Monastvo-na-KiM-nije-uznemiriv; 2) http://www.srbijazamlade.rs/novosti/novosti/oblik-manastira-u-rajskoj-oblasti-i-na-kosmetu; 3) http//www.zvrk.rs/zanimljivosti/nasabastina/manastiri/sokolica/index.htm

[6] Arkivi i qytetit të Mitrovicës, “Dosja , “Familja Boletini”

[7] Arkivi i qytetit të Mitrovicës, “Dosja , “Familja Boletini”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Konferenca për ruajtjen dhe konservimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë Qazim Namani: Programi rajonal për Trashëgiminë kulturore dhe natyrore në Evropën Juglindore Qazim Namani: Zhvillimi i arsimit në tokat shqiptare pas pushtimit nga P. Osmane Qazim Namani & Emin Sallahu: Konfliktet ndër kufitare në mes të Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene në vitin 1921 Qazim Namani: Kozmologjia e artit popullor dardan e aplikuar në punimin e gurëve të oxhaqeve Qazim Namani: Kolonizimi i Malësisë së Galabit gjatë viteve 1876 - 1912 me shqiptarë ortodoksë nga Mali i Zi Qazim Namani: Gjurmë të Xehetarisë në Malësinë e Galabit Qazim Namani: Miniera e Leçes në komunën e Medvegjës, miniera më e madhe e arit në Evropë Qazim Namani: Trashëgimia Kulturore dhe Plotësimi i Standardeve për Pavarësinë e Kosovës 1999 - 2006 Qazim Namani: Rrugët më të rëndësishme që kalonin nëpër Malësinë e Galabit Qazim Namani: Galabrët e Dardanisë fisi më aristokrat në antikitetin e vonë Qazim Namani: Lojërat Olimpike në artin popullorë të zbuluar në Dardani Qazim Namani: Biznesi dhe mikpritja në Mbretërinë e Dardanisë Namani, Gjata, Sallahu: Festa pagane te 'Guri i Shënjimit' në fshatin Zatriq komuna e Rahavecit Qazim Namani: Luftimet e zhvilluara gjatë vitit 1944 për mbrojtjen e kufirit në fshatin Prapashticë Namani, Vitaku, Sallahu: Tipologjia e banesës dhe simbolet e kultit në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë Qazim Namani: Banesa Qytetare shqiptare e shekullit XIX në Shqipërinë veri-lindore Qazim Namani: Gjurmë të trashëgimisë kulturore në fshatrat Lladoc, Balloc e Herticës në komunën e Podujevës Qazim Namani: Kozmologjia Dardane Qazim Namani: Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu i Mitrovicës në Muzeun e Prishtinës

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx