Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Diaspora dhe zgjedhjet
E merkure, 31.12.2025, 04:56 PM
Diaspora dhe zgjedhjet
Nga
Ndue Ukaj
Viti
2025, për Kosovën, në kuptimin e gjithmbarshëm, ishte vit i mbrapshtë, vit, në
të cilin, triumfoi fytyra e shëmtuar e arrogancës, duke e shkatërruar dialogun,
motorin e vetëm që e mban gjallë demokracinë.
Një
demokraci e brishtë, dritën e së cilës e kishte ndezë, Ibrahim Rugova, së
bashku me një elitë mendjehapur, pas shumë shekujve jetese përkundrejt idesë
europiane, këtë vit, gati u asfikësua, dhe për pasojë, triumfoi mendësia e
frikshme joeuropiane. Triumfoi një mendësi, që ka mospërkim të thellë me këto
vlera, në përmbajtje, e për çka, Kosova është dënuar dhe po i vuan pasojat,
tash e sa vite, me izolim, varfërim, stagnim, largim nga dialogu strategjik me
Amerikën, etj.
Kështu,
ky fundvit i mbrapshtë i Kosovës, si i tillë, do të futet në mbamendjen tonë,
si vit i mjerimit dhe i shëmtisë politike.
Pse
kanë ikë dhe vazhdojnë të ikin shqiptarët drejt Europës?
Përgjigja
në këtë pyetje, është shumë e thjeshtë.
Shqiptarët,
kanë ikë dhe ikin drejt Europës, sepse, në atdhuen e tyre, nuk ka pasë e nuk ka
vlera të mjaftueshme europiane.
Këtë
fakt veç budallenjët e keqdashësit nuk e pranojnë.
Dhe
pikërisht në këtë fundvit të mbrapshtë, të njëjtit shqiptarë, që kanë ikë vetë
nga Kosova, për mungesë të vlerave europiane, të mirëqenies, lirisë, janë
kthyer, plot mllef e arrogancë, për t’i dhënë shtytje drejt triumfit, një
personi e një organizimi politik, që i ka cenuar për pesë vite rresht, vlerat
thelbësore perëndimore.
Ky
tragjizëm, e di se nuk mund të kuptohet, sepse, të dehurit nga ideologjia, nuk
e kuptojnë dëmin që bëjnë e as nuk dinë të bëjnë dallimin mes dritës dhe
errësirës.
Duhet
ta përsërisim shpesh se mjerimi i gjithmbarashëm i shqiptarëve, lidhet me
faktin, se ata, me shekuj, kanë jetuar, përkundër Europës, njëherë nën dergjën
osmane e pastaj nën atë komuniste, në varfëri të gjithmbarëshme, pa shkolla, pa
art e pa kulturë.
Pra,
thënë thjesht, në tokat shqiptare, sa herë nuk ka pasë ide europiane, ka pasë
ferr.









