E hene, 29.12.2025, 09:47 PM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: A gabon populli?

E hene, 29.12.2025, 06:57 PM


A gabon populli?

Nga Ndue Ukaj

Në historinë e njerëzore, ka shumë ngjarje të mirënjohura, që tregojnë se populli shpeshherë gabon dhe krejt lehtësishët manipulohet.

Për shembull, në antikë, historia e Sokratit e provon një të vërtetë të tillë, kurse, përgjatë historisë, ka shembuj të shumtë që dëshmojnë se shumica, e identifkuar me popullin, lehtësisht gabon.

Historia e krishterimit lidhet pikërisht me këtë temë. Është populli i Jeruzalemit ai që e pret Krishtin me lule dhe dafina, me këngë e galdim dhe i njëjti pas pak ditësh tallet me të, kërkon barabën, dhe në fund e kryqëzon Krishtin.

Prandaj, të mençurit kanë thëne e përsëritur se "opinioni i dhjetë mijë njerezve nuk ka vlerë nëse asnjë prej tyre nuk di gjë për temën" (Marcus Aurelius).

Ndërgjegja njerëzore e tronditur përballë barbarisë së Hitlerit, ende pyet: si u bë që populli i Gëtes e sa e sa mendjeve brilante, populli që e donte aq shumë artin, muzikën e vénën, në një çast historik, rreshtohet pas të çmedurëve, barbarëve?

Krejt kjo ndodh, sepse, popujt gabojnë sa herë pranojnë të shndërrohen në turmë, ku emri e mbiemri i askujt nuk ka kuptim.

Po, populli gabon dhe atë rëndë, sa herë e përqafon propagandën e mrekullueshme në vend të realitetit.

Po, populli gabon sa herë magjepset pas udhëheqësve populistë që përndezin epshet e masave, me premtime për parajsë, por që në të vërtetë i çojnë në ferr.

Po, populli gabon sa herë vullnetin politik e zëvendëson me urrejtje dhe mllef.

Kosova sot vlon prej urrejtjes politike dhe vërtet është tragjike të shish një brezni duke u rritë e duke u mësuar të urrejë.

Shkrimtari Lazër Stani, në një bisedë me Lucia Paprckovan, thotë.

“Ne u edukuam të urrejmë, jo të duam; të urrejmë armikun e klasës, të urrejmë imperializmin, borgjezinë, kulturën perendimore, të shkuarën tonë kapitaliste, kulturën tonë tradicionale, fenë. Një komb i edukuar të urrejë është një komb tragjik.”

Ky lloj edukimi e dominon sot mjedisin etik, social e politik të Kosovës, ky lloj edukimi jepet me doza të rënda, sidomos nga fuqia e pushtetit, dhe ky lloj edukim, e ka larguar vendin tonë nga bota e qytetëruar. Ky lloj edukimi, e ka kthyer vendin tonë në vend tragjik.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx