Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Mos i dëgjoni ata që bëjnë thirrje kundër dritave
E enjte, 25.12.2025, 04:55 PM
Prof. Blerim Latifi:
Gjithandej
librave të shenjtë të njerëzimit, Zoti përfytyrohet si burim dhe fuqi e dritës.
Edhe
te ati themeltar i filozofisë perëndimore, Platoni, drita është baza e qenies
dhe ideali i mendjes njerëzore.
Drita
dhe ndriçimi janë thelbi i kthesës më të madhe intelektuale në historinë e
njerëzimit, Iluminizmit.
Çdo
gjë e gjallë jeton përmes dritës.
“Me
dalë në dritë” — kjo është një nga shprehjet ma të bukura në gjuhën shqipe.
Prandaj,
mos i dëgjoni ata që bëjnë thirrje kundër dritave, kundër ndriçimit festiv të
shesheve dhe qyteteve tona. Sepse vetëm dreqnit janë kundër dritës dhe
ndriçimit. Dhe dreqnit, siç na mëson historia, shpesh veshin petkat dhe
uniformat e fetarëve.
___________
Ndonëse
nuk e kishin thyer, ofensivat e njëpasnjëshme të verës dhe vjeshtës e kishin
dëmtuar rëndë UÇK-në në rrafshin e logjistikës dhe të furnizimit me armë.
Prandaj
duhej nisur sërish rrugëve të gjata e plot rreziqe, për të kaluar përmes dimrit
të egër Bjeshkët e Namuna dhe Pashtrikun, që të merrej armatim i ri në luginat
e Shqipërisë dhe, pasi të merrej pak frymë, të bëhej kthimi në Kosovë.
Duhej
që më të fortët dhe më trimat të niseshin në këto rrugë, të mbyllura nga bora
dhe nga postat ushtarake serbe.
E
ku mund të gjendej më trim se Mujë Krasniqi për këtë kalvar të lirisë?
E
ku mund të gjendeshin më trima se ata djem e vajza që shkonin pas tij?
E
ku mund të gjendet një shembull më i lartë heroizmi që sfidon njëkohësisht
egërsinë e natyrës dhe epërsinë ushtarake të armikut?

___________
Çlirimi
dhe pavarësia e Kosovës kanë qenë produkt i dy konsensuseve vendimtare:
konsensusit brenda Perëndimit dhe konsensusit tonë të brendshëm politik. Krizat
e sotme të thella burojnë pikërisht nga fakti se të dyja këto baza nuk
funksionojnë më.
Perëndimi
ka hyrë në një fazë përçarjeje të thell? strukturore, ndërsa ne jemi zhytur në
një cikël të pafund të luftës për pushtet, pa u shqetësuar seriozisht për
grryerjen e përditshme të shtetit që kjo luftë prodhon. Institucionet janë
dobësuar, por energjia jone politike
vazhdon të shpenzohet pothuajse ekskluzivisht për sigurimin e disa posteve të
mjera brenda një strukture shtetërore që mezi mbahet në këmbë.
Kancelari
gjerman Friedrich Merz deklaroi hapur se epoka e Pax Americana në Evropë ka
marrë fund dhe se Amerika po tërhiqet
nga kontinenti. Ky zhvillim e cenon drejtpërdrejt funksionalitetin dhe
efektivitetin e NATO-s. Pasojat për ne janë të qarta dhe potencialisht
dramatike.
Por
a po mendojmë seriozisht për stuhinë historike që po afrohet? Fatkeqësisht, jo.
Krejt vëmendja jonë mbetet e përqendruar në përplasjet partiake, në betejat e
vogla për dominim afatshkurtër, ndërsa horizonti strategjik mungon pothuajse
krejtësisht.
Në
këtë kuptim, ne vazhdojmë të jemi pasardhës besnikë të atyre shqiptarëve që, në
kohën kur shtetet ballkanike po e copëtonin Perandorinë Osmane në territoret
shqiptare, ende besonin te “topi i madh magjik i babës mbret” , i cili me një
të shtënë të vetme do t’i zhdukte ushtritë armike.
Historia,
si atëherë ashtu edhe sot, nuk i fal ata që ngatërrojnë dëshirat me realitetin.
___________
Po
kthehesha nga katundi dhe, në hyrje të Drenasit, ndalova te një autolarje për
ta pastruar makinën. Ndërsa puna po kryhej, hyra në një kafene aty pranë për të
pirë një espresso dhe për të hedhur një sy mbi lajmet e ditës. Në një kënd të
lokalit, brenda një vitrine të vogël, kishte disa libra. U ula pranë saj dhe
nisa t’i shfletoj pa ndonjë pritshmëri të veçantë.
Njëri
prej tyre më befasoi. Ishte libri i Gojko Medenica, Proletarët e Kosovës dhe
Metohisë – Brigada e Parë Sulmuese NÇ e Kosovës dhe Metohisë, botuar në Beograd
më 1986. E pyeta kamarierin se si kishte përfunduar aty. Ai ngriti supet dhe
tha se nuk e dinte.
Çfarë
ironie: një libër i shkruar nga një historian jugosllav për historinë e një
brigade partizane që kishte luftuar kundër Shaban Polluzha, ndodhej, tetëdhjetë
vjet më vonë, në raftin e një kafeneje, shumë pranë vendit ku Shaban Polluzha
kishte rënë në shkurt të vitit 1945.
Harrova
ta pija kafenë. Fillova ta shfletoj librin me kureshtje. Kapitulli i fundit,
natyrisht, i kushtohej operacionit të brigadës për shtypjen e kryengritjes së
Drenicës. Në fund të kapitullit, autori shkruante këtë fjali domethënëse:
“Gjatë
kohës së operacionit të Drenicës (jo plot një muaj), Brigada e Kosovës dhe
Metohisë nga radhët e veta humbi më shumë luftëtarë sesa gjatë tërë kohës së
luftimit në Maqedoni dhe Shqipëri.” (f. 201)
Shpesh
ndodh që edhe në librat propagandistikë të përvidhen, pa dashur, fakte
historike.
Nga
ana tjetër e rrugës, te autolarja, po më bënin me dorë: makina ishte gati. U
ngrita dhe ia kërkova librin kamarierit, me premtimin se do t’ia ktheja herën
tjetër kur të kaloja andej. Ai bëri me dorë nga pronari i lokalit, i cili m’u
drejtua shkurt:
—
Merre, prof. Falë të qoftë.
E
falënderova dhe dola.
Në
raftin e vogël mbeti libri "Historia e librit" e Aleksandër
Stipçeviqit, kroatit të ditur që ka shkruar aq shumë për ilirët dhe shqiptarët.
Thashë me vete: sikur Stipçeviqi të ishte ende gjallë, mbase do t’ia shtonte edhe
një kapitull librit të tij. Një kapitull që do të mund të mbante titullin:
Fundi
i Librit.
___________
Ligji
i ri i mbrojtjes në SHBA autorizon 901 miliardë dollarë për vitin 2026. Ky
është sigurisht një nga buxhetet më të larta ushtarake në histori.
Sipas
llogaritjeve Kjo shumë përbën diku 40% të shpenzimeve ushtarake globale dhe
është më e madhe se buxhetet e kombinuara ushtarake të shumë fuqive të mëdha,
përfshirë Rusinë dhe Kinën.
Ndërsa
ideologët e spindoktorat e autoritarizmit kinez e rus, bashkë me lluzerat e së
majtës radikale në Perëndim dhe shpellarët e Lindjes së Mesme, le të vazhdojnë
të shohin ëndrra me sy hapur për “fundin e afërt të shekullit amerikan”.
___________
Dy
terroristë islamikë, babë e bir, hapin zjarr mbi njerëz të pafajshëm në Australi.
Vrasin pesëmbëdhjetë vetë dhe plagosin dhjetëra të tjerë. Në skenën e masakrës
ndodhet rastësisht një musliman nga Siria. Duarthatë, ai i hidhet njërit prej
terroristëve, ia rrëmben armën dhe e pengon të vazhdojë kasaphanën, duke
shpëtuar jetë të tjera. Mesazhi i këtij heroizmi unik është i qartë: vetë
muslimanët duhet të ngrihen kundër terrorizmit që po kryhet në emër të tyre.
Shembullin që duhet ndjekur e kanë para syve: Ahmed El Ahmed.

___________
Në
media lexova këtë lajm: SHBA-të do t’u kërkojnë turistëve nga dhjetëra shtete,
përfshirë Shqipërinë, që të dorëzojnë historikun e plotë 5-vjeçar të llogarive
të tyre në rrjetet sociale si kusht për të hyrë në territorin amerikan. Kjo
është masa e re që pritet të hyjë në fuqi shpejt.
Herët
a vonë i gjithë Perëndimi do të detyrohet të veprojë njëjtë. Sepse gjithmonë
vjen një ditë kur bëhet e domosdoshme të mbrosh shtëpinë tënde nga plehu dhe
rreziqet që bartë ai.
Tek
e fundit kjo është e drejtë natyrore.









