E hene, 15.12.2025, 12:26 PM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Fjala me rastin e vlerësimit nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

E diele, 14.12.2025, 06:57 PM


FJALA ME RASTIN E VLERSIMIT NGA UNIONI I GAZETARËVE SHQIPTARË

(Për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Unioni i Gazetarëve  Shqiptarë ndau vlersime për disa nga gazetarët më të njohur pët kontributet e tyre në pesë dekadat e fundit)

Nga Frank Shkreli

Të nderuar përfaqësues të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Unioni i Gazetareve Shqiptare | Facebook. I nderuar Z. Aleksandër Çipa me bashkpuntorë, Dritan Haxhia, dega USA, të nderuar kolegë, zonja dhe zotërinj.

Me mirënjohje të thellë dhe me përulësi e pranoj këtë vlerësim. Të nderohesh nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë -- një institucion që ndodhet në zemër të profesionit tonë--është privilegj dhe, njëkohsisht, një vërtetim domethënës i vlerave tona të përbashkëta në mbrojtje të lirisë së fjalës – që botërisht konsiderohet si baza e të gjitha lirive dhe të drejtave të tjera universale bazë të njeriut.

Ky vlerësim nuk është thjesht një nderim personal, vetëm për mua. Ai është edhe një kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon: të mbrojmë të Vërtetën, të informojmë publikun me integritet dhe t’i shërbejmë shoqërisë ku jetojmë e punojmë, me guxim dhe përgjegjësi qytetare, atdhetare, por edhe njerëzore.

Me besimin se, “Me armë kemi ruajtur ekzistencën tonë. Me pendë do t’ia sjellin të mbarën dhe të mirën Atdheut”, citohet të ketë shkruar At Gjergj Fishta për rolin e gazetarëve. Frank Shkreli: At Gjergj Fishta për rolin e shtypit të lirë. Në përvjetorin e kalimit të tij në amshim | Gazeta Telegraf

Gazetaria e lirë nuk është vetëm profesion; është edhe mision, një shfaqje besimi publik, në mbështetje, pa kompromis, të kësaj lirie themelore të njeriut. Ky parim bazë ndaj lirisë së vërtetë të fjalës, detyron gazetarin e lirë të jetë gjithmonë vigjilent, etik, me moral personal dhe përgjegjësi të lartë shoqërore, në mbrojtje edhe të interesave kombëtare, në ushtrimin e gazetarisë së lirë.

Duke u qëndruar edhe besnik parimeve që i japin gazetarisë së lirë, qëllimin e saj maksimal fisnik në mbrojtje të së VËRTETËS – me objektivitet, paanshmëri dhe saktësi, në informimin e lexuesve dhe audiencave të tjera mediatike moderne.

Për më tepër, gazetarët e lirë, “lypset të jenë mbrojtësit e së vërtetës dhe farkuesat e atij karakteri kombëtar fisnik e të shëndosh, të pathyeshëm e guximtar, por edhe njiherit të rysun, të disiplinuem, të ndieshëm, e të zellshëm për dije e për punë”. (Një citim që i akordohet At Gjergj Fishtës, mbi rolin e gazetarit të lirë).

Në rrugëtimin tim prej një gjysëm shekulli në këtë fushë tepër fisnike të jetës dhe veprimtarisë time, shpeshherë jam frymëzuar edhe nga përkushtimi i shumë kolegëve -- të djeshëm dhe të sotëm – të cilët kanë mbajtur lartë flamurin e gazetarisë së lirë dhe të përgjegjshme, shpesh në rrethana shumë të vështira.

Përkushtimi i tyre ndaj lirisë së fjalës ka forcuar edhe përkushtimin tim ndaj lirisë së shtypit.  Ky vlerësim sot nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e rinovon atë përkushtim dhe më kujton disa prej gazetarëve dhe atdhetarëve shqiptarë dhe amerikanë të shekullit të kaluar, me disa prej të cilëve, kam patur nderin dhe privilegjin të punojë në Zërin e Amerikës, por jo vetëm, e të cilët një mënyrë ose tjetër, kanë influencuar pozitivisht karrierën time të gjatë në këtë fushë.

Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për punën e pandërprerë në mbrojtjen e të drejtave, dinjitetit dhe pavarësisë së gazetarëve shqiptarë, në kushte shumë të vështira pune. Jam i vetdijshëm i sfidave serioze me të cilat është përballur gazetaria shqiptare gjatë tranzicionit të stërgjatur politik të 35-viteve të kaluara. Por, përpjekjet tuaja dhe përkushtimi ndaj lirisë së fjalës – si ent mbarë-kombëtar në mbrojtje të lirisë së shtypit -- sigurojnë që liria e gazetarit të mbetet jo vetëm e rëndësishme për vet gazetarët, por që të luaj edhe rolin thelbësor për zhvillimin demokratik dhe lirive bazë të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore në Ballkanin Perëndimor.

E pranoj këtë nderim gjithashtu me mirënjohje, por edhe me ndjenjën e përgjegjësisë--që të vazhdoj të kontribuoj, megjith moshën e shtyrë, në çdo mënyrë që mundem, në përparimin e vazhdueshëm të lirisë së shtypit, në promovimin e standardeve etike dhe në forcimin e besimit të publikut në punën që gazetarët shqiptarë bëjnë kudo dhe pa ndërhyrje politike.

Falënderoj edhe një herë, sinqerisht, Unionin e Gazetarëve Shqiptarë  për këtë vlerësim kaq domethënës. Është thellësisht i çmuar nga ana ime, si një vërtetim, jo vetëm i përkushtimit tim ndaj integritetit profesional, dhe vlerave të objektivitetit të etikës gazetareske, por edhe i punës së gjatë të shumë ish-kolegëve të mi, bashkpuntorë në Zërin e Amerikës. Të cilët për fat të keq nuk arritën të shihnin shembjen e komunizmit ndërkombëtar në Evropë 35-vjet më parë dhe as fundin e regjimit enverist në Shqipërinë e tyre të dashur.

Duke falënderuar Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për këtë vlersim, me këtë rast, të gjithë ata i kujtoj me mall, respekt e mirënjohje: të gjithë ata gazetarë shqiptaro-amerikanë të cilët me punën e tyre të palodhur dhe me besim në misionin e tyre jetësor të gazetarisë së lirë dhe me vet-mohim në shpërblim, kontribuan shumë për lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve, ndërkohë që shërbyen edhe si urë për forcimin e marrëdhënieve historike midis Kombit Shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, me këtë rast, pa dashur të përmendi emra se janë shumë -- Ju dhe atyre, me respekt dhe mirënjohje të thellë, u shkojnë falënderimet e mia më të përzemërta për vlersimin!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Një reflektim personal në 10-vjetorin e kalimit në amshim të Sh. T. Imzot Rrok Mirditës Frank Shkreli: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë historik i Dardanisë Frank Shkreli: Albanian BookFest - një festë e jashtëzakonshme e librit, kulturës dhe identitetit tonë Frank Shkreli: Gëzuar 28 Nëntori 2025 - Dita e Pavarësisë së Shqiptarëve! Frank Shkreli: Në nderim të Dom Pjetër Popajt — katër dekada në shërbim të Zotit dhe Kombit Frank Shkreli: Shtëpia e Bardhë ka shpallur “Javën e Antikomunizmit” Frank Shkreli: Po legalizohet kisha ilegale ortodokse serbe në majë të Malit të Rumisë Frank Shkreli: Kur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u kthye në Krujë Frank Shkreli: Fjala përshëndetëse në përvjetorin e degës së “Vatrës” dhe shkollës shqipe “Gjergj Fishta”, New York Frank Shkreli: At Gjergj Fishta - Apostulli i madh i vëllazërimit kombëtar Frank Shkreli: Asnjë provë bashkëpunimi në dosjen e Martin Camajt Frank Shkreli: Shkrimi i parë që nisi karrierën time modeste gazetareske Frank Shkreli: Nënë Tereza ''Bijë e Amerikës'' Frank Shkreli: Malësori fisnik, prijësi legjendar kombëtar Dedë Gjo Luli Frank Shkreli: Po mbyllet revista 'Kuq e Zi' Frank Shkreli: Kongresi Amerikan me rezolutë: Socializmi, një ideologji e dështuar! Frank Shkreli: Në Ditët e Shën Nënë Terezës 2025, kombi shqiptar kujton bijën e vet me famë botërore Frank Shkreli: 115-vjetori i ditëlindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetori i bekimit të gurthemelit të katedrales së saj në Prishtinë Frank Shkreli: Kurti dhe komandanti i KFOR-it Barduani në festën e Zojës së Madhe në Letnicë Frank Shkreli: Kosova duhet të bëjë më shumë për të informuar veten dhe botën për të vërtetën e historisë së saj të lashtë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx