E shtune, 13.12.2025, 11:55 PM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Me tjetërsimin e këngës polifonike labe, është devijuar etnogjeneza e polifonisë popullore shqiptare

E shtune, 13.12.2025, 06:54 PM


- I kujtojmë Ministrisë së Kulturës dhe Qarkut të Vlorës, se me tjetërsimin e këngës polifonike labe, është devijuar etnogjeneza e polifonisë popullore shqiptare

- Dy Rezolutat e Labërisë për emërtimin e saktë Polifoni, në Simpoziumin shkencor dhe në Kuvendin e Labërisë, janë miratuar nga 400 delegatë dhe 140 intelektualë

- Këshilli i  Qarkut Vlorë, duhet të distancohet nga Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar me emërtimin Iso-Polifoni

-Shoqata "Labëria", i ka kërkuar Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave të tërheq nga UNESCO dosjen me  emërtimin "Iso-polifoni"

- Shoqata "Labëria", ka shpallur, se nuk njeh asnjë përcaktim tjetër përveç atij të pagëzuar në Kongresin e I të Albanologjisë Nëntor 1962.

Nga Albert Z. ZHOLI

Kënga labe është një mozaik ngjyrash zëror, shprehjesh shpirtërore, zërash të harmonizuar të akorduar veç e veç si në një orkestër simfonike, ku çdo vegël luan rolin e saj, dhe plotëson një hapësirë në botën e madhe të këngës, sipas tematikës dhe zërave. Është krejt e thjeshtë të dallosh dhe të marrësh mesazhin që ajo dërgon. Ndarja e specifikuar e tyre sipas qëllimit që ka, është e dukshme. Në një këngë trimërie ritmi dhe pesha e fjalës është një kushtrim i vërtetë, bukurinë e së cilës  vetëm kënga labe mund ta shprehë. Pra, kënga labe është bota shpirtërore, politike dhe ekonomike e ngritur në art, apo dhe në humor, në mënyrën më të specializuar dhe konkrete. Këngët janë nga më të ndryshmet, herë të qeta, herë të serta, herë të ëmbla, herë të rrëmbyeshme, herë të mugëta, herë të shpejta, herë këngë dashurie, herë trimërie, herë heroizmi e herë patriotike, herë të rrëmbyera e herë të ngadalta. Në raste të veçanta ato janë si puhiza detare të ëmbla, por dhe si një lëndinë mes bukurisë së luleve të porsa çelura. Por, nuk mund të mos i përmendim këngët e vajit, që kullojnë dhimbje, apo këngët gazmore dhe harmonike. Gjithfarëllojesh mund të jenë këngët e grupeve, por Polifonia është vetëm një, hijerëndë dhe madhështore, si vetë qielli, që mban shqiponjën dykrenore, një këngë që fluturon dhe gjëmon si qielli në shtrëngatë dhe deti në murrlan. Ajo ka lindur bashkë me tokën, me qumështin e saj, në trevën e Labërisë dhe të Toskërisë shqiptare. Ka mijëra vjet para Krishtit që valëvitet ky flamur-këngë.

Por çfarë ndodh me këtë këngë magjike?

Në përkujtim të 20 vjetorit të gjëmës së madhe, tjetërsimit të Këngës Polifonike të Labërisë, në "iso-polifoni" të sirenave greke, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Qarkun e Vlorës, do të organizojë në Vlorë Festivalin e "iso-polifonisë"! Me këtë festival, të dy subjektet: Ministria e Kulturës dhe Qarku i Vlorës, legjitimojnë kulturën greke në UNESCO, sepse Shoqata e Labërisë në dy Rezoluta, veçanërisht në Kuvendin e saj të fundit, e ka mohuar "iso-polifoninë", si produkt imagjinar i sirenave greke. Shoqata "Labëria", ka shpallur, se nuk njeh asnjë përcaktim tjetër përveç atij të pagëzuar në Kongresin e I të Albanologjisë Nëntor 1962, e rivlerësuar si e tillë edhe në Simpoziumin shkencor Ballkanik për Polifoninë Popullore, në tetor 1989 në Tiranë. Të dy Rezolutat e Labërisë, në Simpoziumin shkencor dhe në Kuvendin e Labërisë, janë miratuar nga 400 delegatë dhe 140 intelektualë, muzikantë, deputetë dhe personalitete të ndryshme të elitës kulturore të vendit tonë, deri në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Duke organizuar festivalin Polifonik në Vlorë, në kryeqendrën e Labërisë, i bëhet karshillëk Shoqatës Atdhetare Kulturore "Labëria", Nderi i Kombit dhe gjithë intelektualëve që i miratuan Rezolutat e saj. I kujtojmë Ministrisë së Kulturës dhe Qarkut të Vlorës, se me tjetërsimin e këngës polifonike labe, është devijuar etnogjeneza e polifonisë popullore shqiptare, në "iso-polifoni" me shtratin tek sirenat greke. Duke qenë element i rëndësishëm i kulturës etnike të popullit shqiptar, polifonia jo vetëm është ruajtur dhe trashëguar nëpër shekuj, por  së bashku me të janë trashëguar edhe thesaret e saj historikë, poetikë, estetikë, me një origjinalitet e pastërti të jashtëzakonshme, duke u trashëguar brez pas brezi si visare të kombit. Shoqata "Labëria", i ka kërkuar Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave të tërheq nga UNESCO dosjen e "Iso-polifonisë" dhe të depozitojë në të, Dosjen e Këngës Polifonike  Shqiptare.  Shoqata "Labëria i ka sugjeruar Ministrisë së Kulturës, që brenda detyrave të saj institucionale, të përcaktojë qartë dhe shkencërisht, përmes institucioneve shkencore, qëndrimin që duhet të mbajë ndaj tjetërsimit të emërtimit dhe gjenezës së polifonisë popullore shqiptare. Përmes Rezolutave të saj, Shoqata "Labëria", ka kërkuar nga Ministria e Kulturës dhe Qeveria,  të vlerësojë propozimin e Kuvendit të Labërisë dhe të ushtrojë autoritetin e saj pranë institucioneve përkatëse, për të mundësuar korrigjimin e këtij qëndrimi të gabuar, që bie ndesh me identitetin kombëtar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hasan Hasanramaj: Për poeten Drita Kasumi Syla, lirika është kënga e zemrës dhe e shpirtit të saj Përparim Hysi: "Parfumi i shtrenjtë" ruhet në shishe të vogla Hazir Mehmeti: Aktivitet nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Llesh Ndoj: Të udhëtosh i dashuruar me ëndrrën Bashkim Saliasi: Teodor Drajzer - 'Viktima e dashurisë së gabuar' Albert Vataj: Letrat sekrete të Nënë Terezës dhe krizat e saj të besimit, njerëzorja, thellësisht njerëzore e shenjtores Ramadan Mehmeti: Një roman që prek shpirtin me ndjeshmëri dhe thellësi të rrallë Edison Ypi: Vali dhe Tekiu Albert Zholi: Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria, denoncon me forcë emërtimin Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-Polifonisë Vladimir Shyti: Ndeza qiri në zemrën time Ndue Dedaj: Pisha e Marie Tucit, si pisha e Shën Françeskut Albert Vataj: Mendimet tona janë përcaktueset e pandryshueshëm të fatit tonë Meti Rexhepi: Kërkimi për një realitet të ri Cikël poezish nga Eduard M. Dilo Albert Vataj: Lahuta në UNESCO – fitorja shqiptare përballë pretendimeve serbe Faik Shkodra: Portretizimi i idealistëve kombëtarë Paulin Z. Zefi: Lahuta në UNESCO Albert Zholi: Xheni Krypi, nga auditorët tek skenat ndërkombëtare, një shpirt që këndon dhe shkruan Albert Vataj: Ata që na mëkuan dashurinë e vërtetë, dhe mbeten përjetshmëri në qielloren e ndjenjës që na bëri me krahë Albert Zholi: Luftar Paja - Sot humori me politikanët është më i bukuri, për gafat e tyre, gënjeshtrat dhe deformimin e shqipes

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx