E hene, 01.12.2025, 10:17 PM (GMT)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Festa e librit shqip në New York…

E hene, 01.12.2025, 06:55 PM


FESTA E LIBRIT SHQIP

NË NEW YORK…

Nga Visar Zhiti

Bashkë me Festën e Flamurit dhe ajo e Librit, se libri është dhe flamur ashtu si flamuri që është dhe libër, - po mendoja.

Për herë të parë në New York “Festa e Librit Shqip, që ngriti siparin me një ceremoni madhështore në Qendrën Kulturore ‘Nënë Tereza’ të Kishës Katolike ‘Zoja e Shkodrës’, - shkruan gazetari Sokol Paja në gazetën ‘Dielli’, - marrin pjesë 26 shtëpi botuese, 230 autorë shqiptarë dhe mbi 3 mijë libra… - vazhdon ai, - ngjarje e jashtëzakonshme kulturore dhe atdhetare… Dom Pjetë Popaj bekoi krijimin e kësaj traditë për komunitetin shqiptar në Amerikë”.

Botuesi i njohur i ‘Onufri’-t në Tiranë, Bujar Hudhri do të theksonte “nevojën dhe domosdoshmërinë që librat më të mirë klasikë e modernë të jenë të aksesueshëm për çdo lexues, ku për shkak të emigrimit, shqiptarët që lexojnë, kanë ikur… dhe libri duhet të mbërrijë kudo ku ka shqiptarë…ndërsa kontributori kryesor i festivalit të librit ‘Albanian BookFest’, Dr. Pashko Camaj, rrëfeu detaje të kristalizimit të idesë bashkë me Bujar Hudhrin që shqiptarët e Amerikës të kenë një festë libri si ngjarje kulturore mbarëkombëtarë që bashkon shqiptarët e mërguar përmes librit…Një pjesë shumë e rëndësishme e festivalit të librit ishte bashkëbisedimi i tyre si dhe i protagonistëve Frank Shkreli, Frano Kulli etj, rreth raportit që krijon libri me lexuesin në kuadër të zhvillimeve teknologjike e shoqërore, kriza e leximit dhe sfidat e autorëve, e shtëpive botuese… rëndësia e librit shqip në Amerikë”, etj, etj.

Një ogur i mirë

që erdhi bashkë me Flamurin në ditën e tij, - them unë. Urojmë t’u prijë  ditëve të leximit vazhdimisht e gjithmonë. Libri është dhe atdhe dhe kujtesë e tij dhe pavarësisht formave që merr në kohët dixhitale dhe të AI, do ta prijë të ardhmen si dritë e mendimit dhe e shpirtit njerëzor. Besoj!…

Shoh imazhe nga Festa e Librit në New York, stenda e flamuj… miq dhe libra si duar miqsh. Nëpër to ka dhe parathënie të miat si shtrëngime duarsh, po ja, edhe libra të mi… i pranishëm dhe unë në takimin e madh…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx