E enjte, 27.11.2025, 11:13 PM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Veprimtari mbresëlënëse në promovimin e dy librave të Meri Mezinit

E enjte, 27.11.2025, 06:53 PM


Veprimtari mbresëlënëse në promovimin e dy librave të Meri Mezinit

Nga Albert Z. ZHOLI

Para disa ditësh  Shoqata Labëria "Nderi i Kombit" dhe Shoqata "Shqipëria e hapur"   organizuan promovimin e dy librave të poetes dhe shkrimtares Meri Mezini "Lotët dhe dashuria në sportelet e burgut" dhe "Prostituta brenda një vile". Në këtë takim kaq interesant ishin të pranishëm  drejtues të Shoqatës Labëria si ish-kryetari Prof. Ago Nezha, Sekretari i Përgjithshëm Kastriot Muço, poetë, shkrimtarë, intelektualë të fushave të ndryshme, miq dhe dashamirës së librit. Meri Mezini deri në këtë promovim  ka botuar 9 libra, dy vëllime poezi,  një libër për fëmijë dhe 6 romane njërin të ribotuar.

Krijimtaria e Meri Meznit ka një veçori, ku çdo pjezës e krijimtarisë është pjesë e shpirtit të saj. Një krijimtari ku ku tematika, vargu, figurat letrare, dialogu, përshkrimi, detajet, mendimi, idetë, kanë një pozicion dhe përjetim tipik  në funksion të problematikës së shoqërisë shqiptare.  Pas këtyre viteve me penë në dorë, Meri, tashmë është një zë në letërsinë shqipe. Një zë jo fragmentar, jo pa gjurmë, përkundrazi një krijuese që për mëse 17 vjet shkruan, krijon, analizon dhe përcjell një lloj fryme proteste ndaj problemeve të shoqërisë. Me këto libra të shkruara me një ndjesi shpirtërore admiruse, autorja ka vërtetuar se ka për zemër jo vetëm prozën, të cilën e ka  konfirmuar me 6 librat e saj shkruar aq bukur me histori e ngjarje të vërteta nga jeta, por po kaq për zemër ka dhe poezinë.  Tek krijimtaria e saj unë jam ndalur gjatë tek libri me poezi "Dua të grris lëkurën time". Ky libër me poezi vjen si një vegim i ri, me ndjesi të sinqerta ku lë gjurmët artistike pas librave me prozë "Dashuritë e humbura të një gruaje", "Dhe i vdekur shpirti flet", "Djali që urrente femrat" dhe libri me të cilin edhe fitoi çmimin "AMBASSADOR I PAQES", "Dielli brenda burgut tim".

Në këtë libër e veçanta e autores është se vargun e mbështet mbi ngjarje reale, të jetuara, ku ajo është "detyruar" si intelektuale e përgjegjëshme të hedh në letër ato situata të befasishme, që kanë tronditur botën e saj të brendshme. Vetë pozicioni dhe profesioni i saj, e kanë bërë atë më të ndjeshme, më të dhimbshme, më të sakrifikuar dhe më të përgjegjshme mbi problemet sociale që po kalon shoqëria sot. Për çdo police, një njgarje në burgje duket e zakonshme, por autorja është peote dhe në çdo ngjarje, shikon të jashtëzakonshmen, specifiken, atë që e dallon nga përditshmëria në rrugët e  jetës. Në këtë tematikë plot jetë ajo qëmton, zhbiron, kontrollon, kërkon, atë që syri i zakonshëm e quan rutinë, por për poeten është një tematikë që jo çdo krijues mund ta has, apo ta përcjellë në vargje. Në poezinë e saj ka dhimbje, pabesi, intriga, mosmirënjohje, dyzim, situata befasuse, lot, tronditje, habi, gëzim të pjesshëm, dhe segmente jetësore që çdo krijues i kërkon, por jeta nuk ua ka dhënë këtë mundësi ti njohin. Në disa poezi problemin e gruas poetja e ka si një  udhërrëfyese dhe detyrim shpirtëror për ta çuar figurën e saj në vendin që i takon në shoqëri. Por një nga poezitë që më ka bërë përshtypje po e veçoj:

TË KËRKON ZEMRA E MOTRËS

Oh, sa mall më dhemb shpirti,

shtëpitë bosh nuk ka njeri.

Prindërit unë i puth në varre,

vëllezërit vite në Greqi.

Më kap ankthi, portat mbyllur,

qeni s'leh më në oborr.

Kjo heshtje të vret shpirtin,

unë kur shkoj, i qaj me lot.

Kthehu vëlla, në derën tënde,

të kërkon zemra e motrës.

Derën kur e gjejë të kyçur,

më duket si fundi botës.

Mërgimi! Kjo plagë e madhe e shoqërisë shqiptare. Mërgim do të thotë, lot, brengë, vuajtje, sakrifica, pagjumësi, punë ditë e natë, dëshpërim, ankth, dhe mall shumë mall. Çdo shqiptar sot në këtë botë ka një nënë, një baba, një motër, një vëlla, një xhaxha, një mik, shok në emigracion. Të gjithë ndjejmë një dhembje për ta, ndjejmë një brengë. Ikën për një jetë më të mirë. Ikën për të gjetur parajsën. Ikën dhe lanë vatrat bosh, fshatrat pa njerëz, toka pa punuar. Edhe autorja ka vëllanë në emigracion....Një dhembje e madhe për të. Ikjen e tij e shikon si shkëputje nga atdheu, nga vendlindja, nga shtëpia e prindërve, nga të afërmit, nga dashuria e pemës dhe lules. Pa vëllanë shtëpia e prindërve duket bosh. Jeta në atdhe për autoren është e bukur, por, pa vëllanë çdo gjë i duket e shkretë. Dhe sot në këtë promovim, autorja vjen dhe me një dhimbje tjetër të madhe, të largimit në përjetësi të bashkëshortit të saj Ilirjanit. Dhe kjo ditë shërben dhe si një homazh për të, pasi ai kishte shumë dëshirë të ishte në promovimin e librave të së shoqes ..Në shenjë nderimi dhe respekti ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për bashkëshortin e Merit mbështetësin e krijimtarisë së saj Ilirjanin, stërnipit të  ish-kryebashkiakut të  Vlorës mikut të ismail Qemalit! I paharruar! - Librat e Merit kur i lexon lotët të rrjedhin vetiu....Kur s'ka lot tek shkruesi, s'ka lot te lexuesi. Kur s'ka befasi tek shkruesi, s'ka befasi tek lexuesi. (Robert Frost).  Znj. Xhoi Jakaj (pedagoge, autore, ish-drejtoreshë e "Burgut të Grave") mbajti referencën analitike e romanit "Lot dhe dashuri në sportelet e burgut"

- Asnjë nuk është aq besnik sa një libër. Librat janë një magji e lëvizshme.- Thotë Ernest Hamingeay. Në këtë këndvështrim  znj.Enkeleida Z. Fejzo (shkrimtare, gazetare)- bëri prezantimin analitik të romanit "Lot dhe dashuri në sportelet e burgut"

- E çfarë është poeti? Një njeri i palumtur që e fsheh ankthin e pafund në zemrën e tij, por buzët e të cilit janë formuar në atë mënyrë që psherëtimat dhe qarjet të tingëllojnë si një muzikë e bukur. Znj Diana Çuli (shkrimtare, publiciste, përkthyese)  bëri një vështrim analitik të romanit "Prosituta brenda një vile" . Një aktor është më së shumti një poet dhe të paktën një argëtues i madh i popullit të tij".  Aktorja e talentuar  Raimonda Bulku interpretoi poezie të autores. -Thjeshtësia e poetit qëndron tek madhështia e fjalës dhe është një virtyt që nuk gjendet  tek çdo njeri por tek krijuesit e vërtetë. Poeti Agim Xheka bëri një vështrim analitik letrar rreth botimeve të autores.  Mendo para se të flasësh, lexo para se të mendosh. Dhe këto i mëson vetëm në libra-Hygo .Znj Kozeta Zavalani (gazetare, shkrimtare, poete) interpretoi poezie të autores. Prof Ago Nezha vlerësoi punën e autores edhe si pjesë e labërisë duke vënë theksin për penën e hollë në mbrojtje të të drejtave të grave. Meri në promovim kishte shumë shokë dhe shoqë...Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë, kjo është jeta ideale. (Mark Tuain)

Në fjalën e saj ajo falënderoi  me lot në sy ndihmën e madhe që i kishte dhënë bashkëshorti  gjatë krijimtarisë, falënderoi fëmijët që e kanë ndihmuar si dhe gjithë shokët miqtë dhe krijeusit që në çdo moent i kanë dhënë kurajë. Pa miq të mirë nuk bëhej një aktivitet i tillë përfundoi ajo.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx