E merkure, 05.11.2025, 09:55 PM (GMT)

Editorial

Sami Islami: Shqiptarët janë laboratori i eksperimenteve ideologjike!

E merkure, 05.11.2025, 06:57 PM


PARADOKSET SHQIPTARE

Nga Sami Islami

Shqiptarët janë laboratori i eksperimenteve ideologjike! Erdhi Perandoria Bizantine, shqiptarët nga paganë u bënë ortodoks, erdhi Perandoria Romake, shqiptarët,  nga ortodoks (një pjesë shumë e madhe) u bënë katolikë! Erdhi Perandoria Otomane (Turke), shqiptarët, nga ortodoks, u bënë me shumicë myslimanë! Erdhi ideologjia komuniste, shqiptarët, i "lanë" fetë dhe u bënë “komunistë”! Erdhi "demokracia" shumica e shqiptarëve u bënë "demokratë"...

Tani, ideologjia që shqiptarët kurrsesi nuk po mund të ndahen  prej saj është ideologjia fetare! Dhe ideologjia fetare e krishterë (si feja ortodokse dhe katolike) u reformua dhe kjo fe iu “përshtat” popujve në gjuhën që e flasin (si greket, serbët, rusët) dhe katolikët: italianet, anglezet, polaket, sllovenet, shqiptarët  (e besimit katolikë) ritet fetare i bëjnë në gjuhën shqipe.

Feja myslimane mbeti e pa reformuar! Mbeti ajo e para 15-16 shekujsh. Në aspektin kombëtar, vetëm shqiptari i fesë myslimane doli humbësi më i madh! Shqiptarëve të shkretë (të besimit myslimanë)  u ndërtojnë xhamia në çdo lagje e këta  duke  mos e kuptuar (një pjesë e madhe syresh), se kjo është dorë e zgjatur  e armiqve të tyre (e Serbisë, Rusisë, Greqisë) por edhe Turqisë, e cila nën petkun e "vëllazërisë" e zgjeron propagandën turke (krejt televizionet shqiptare andej e këndej kufirit) vlojnë nga kinematografia turke)! Në anën tjetër, shteti Turk me Erdoganin në krye investon pa ndërpre vetëm në ndërtimin e xhamive! Shih ti!

Tani "patatja e  nxehtë" turko-arabe mbeti tek shqiptarët myslimanë! Derisa tek shtetet  fqinje, feja dhe shteti kanë një pikëtakim, tek shqiptarët myslimanë (në Shqipëri dhe Kosovë) feja  nuk po punon për shtetet tona, por  për arabët dhe turqit, e më së shumti për serbët!  Ritet edhe sot e gjithë ditën bëhen në arabisht! Paradoksi nuk ka brina! Vetëm zoti shqiptar nuk po dika shqip! Pa shkuar larg, të gjitha shtetet fqinje zotit i luten në gjuhët e veta (bullgarët, serbët, kroatët, italianët etj.). Bile edhe shqiptarët të besimit katolikë i luten zotit në shqip, po shqiptari mysliman jo. Ai lind shqiptar (natyrisht për arsye se prindërit e tij i përkasin kombit shqiptar), edukohet shqip, flet shqip, krijon  shqip, merr frymë shqip! Por kur të vdes, vdes  arabisht!

Edhe pse dikush mund të thotë se Kurani është i përkthyer edhe  në shqip, po në kohë reale duket sheshit se ky përkthim është një farsë e asgjë tjetër! Prapëseprapë ritet fetare bëhen arabisht, duke filluar prej ezanit! S'ka shqiptar i besimit mysliman që nuk e di "vjershën" e ezanit, po asnjeri nuk  besoj  se e di ç’domethënë kjo "vjershë"! Deri kur do të mbesim vendi dhe populli eksperimental në dobi të armiqve tanë, nuk dihet!? Uroj që, më në fund, t'u hapet mendja e shqiptarëve të këtij konfesioni që t'i kuptojnë hilet e armiqve tanë? Kur do t'ia fillojmë ta ndërtojmë ardhmërinë evropiane? A mund të shkëputemi nga ideologjizmat e dëmshme dhe ta përqafojmë modelin e zhvillimit evropian?

Unë besoj se mundemi, po duhet të angazhohemi jo vetëm në mënyrë individuale, po edhe në mënyrë institucionale, për ta larguar këtë epidemi që po do me na përbi!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx