Kulturë
Sevdail Hyseni: Mercenari
E diele, 02.11.2025, 06:36 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Mercenari
Është
kalorësi i errësirës digjitale,
I
paguar për shpifje e fjalë banale.
S’ka
ideal, moral, shpirt, as zemër,
Me
çmim ofertë, baltos çdo emër.
Në
profil, sipas përshtypjes së parë,
S’e
dallon a është aktor, apo gazetar.
Me
gjysmë mjekër e syze me ngjyrë,
Sillet
si zagar, për një asht me yndyrë.
Nëpër
parti politike, kur vjen fushata,
S’i
dihet kur nis dita e mbaron nata.
Shkon
mercenari të bëjë një reklamë,
Ata
e gostitin me meze, raki e sallam.
Por
kur të mbarojnë paratë e fushatës,
S’ndalet
përfituesi pas netëve të natës.
Kërkon
një tjetër “bakshish” me tepricë,
Deri
sa të ngulet, me nder, në prapanicë.
Gjithmonë
mercenarit fati s’i buzëqesh,
Vjen
një ditë e përballet me hundëlesh.
Njëherë
kishte rënë, po kaloi lehtë -
S’është
pa telashe, lufta për pushtet.
(Karikatura marrë nga
interneti)









