E hene, 03.11.2025, 08:27 PM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Mercenari

E diele, 02.11.2025, 06:36 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Mercenari

Është kalorësi i errësirës digjitale,

I paguar për shpifje e fjalë banale.

S’ka ideal, moral, shpirt, as zemër,

Me çmim ofertë, baltos çdo emër.

Në profil, sipas përshtypjes së parë,

S’e dallon a është aktor, apo gazetar.

Me gjysmë mjekër e syze me ngjyrë,

Sillet si zagar, për një asht me yndyrë.

Nëpër parti politike, kur vjen fushata,

S’i dihet kur nis dita e mbaron nata.

Shkon mercenari të bëjë një reklamë,

Ata e gostitin me meze, raki e sallam.

Por kur të mbarojnë paratë e fushatës,

S’ndalet përfituesi pas netëve të natës.

Kërkon një tjetër “bakshish” me tepricë,

Deri sa të ngulet, me nder, në prapanicë.

Gjithmonë mercenarit fati s’i buzëqesh,

Vjen një ditë e përballet me hundëlesh.

Njëherë kishte rënë, po kaloi lehtë -

S’është pa telashe, lufta për pushtet.

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx