E hene, 03.11.2025, 01:04 PM (GMT)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Mendime rreth romanit “Ferri” të autorit Dan Brown

E diele, 02.11.2025, 06:50 PM


MENDIME RRETH ROMANIT “FERRI” AUTORIT TË DAN BRAWN

Nga Bashkim Saliasi

Gjithkush që lexon një libër ka diçka për të thënë nga vetja.

Romani “Ferri” me autor Dan Brawn, që lexova këto ditë, është një pasqyrim i ngjarjeve reale në mbarë popujt e planetit tonë. Shumë çifte të reja për të pasur një pasardhës detyrohen të paguajnë miljona euro dhe përfunimi varet si t’u qëlloi shansi, mund të lindin ose jo fëmij.

Që në faqet e para të leximit të romanit lexuesit i vendoset një portë, ku përkthyesi Trajçe shkruan, se romani “Ferri”, i Danit është produkt i imagjinatës së autorit dhe qasjet e personazheve të romanit me vendet ku zhvillohen ngjarjet ose kanë ngjajshmëri ose janë krejt ngjarje reale me ato që ne njohim.

Nuk është një rastësi, por mendoi se përtej asaj porte diçka fshihet dhe kjo gjendet vetëm e vetëm duke lexuar romanin nga faqja e parë e deri te e fundit, dhe mbi bazën e arsyes të arrish të nxjerrësh një konkluzion të saktë mbi ngjarjet që përshkruan autori të krahasuara me ato që na rrethojnë.

Imagjinata më thotë, se Dani me serinë e veprave që na ka dhuruar, që nga Kodi Davinçit, Ëngjëj dhe djaj, Gjaku grealit, Simboli humbur etj, na ka sjell përfytyrime të sakta në argumentin e njohjes së simboleve që fshehin sekretet e njerëzve të mëdhenj të mbshtetur mbi bazën e imagjinatës dhe studimeve shkencore.

Nëse bëjmë një krahasim të seris së veprave të shkruara nga Dani dhe Zhyl Vernit do të arrinim në përfundim, se imagjinata e njerëzve të mëdhenj, arrin që me anë të intuitës t’i tregojnë mbarë shoqërisë njerëzore, fenomenet që kanë ndodhur, po ndodhin dhe do të ndodhin në të ardhmen.

Parashikimet e Zhyl Vernit për eksplorimin e botës së nënujshme, apo ndërtimin e anijeve kozmike etj, në shekullin e kaluar, u bën realitet në ditët tona dhe elektronika po ecën me hapa galopante.

Edhe Dani paralajmëron rracën njerëzore, se diçka e ngjajshme me sëmundjet e mesjetës (murtajës) ka për të ndodhur në planetin tonë. Një “Murtajë” akoma më e rrezikshme se ajo e Mesjetës po i kanoset planetit tonë dhe e gjithë kjo vjen nga prodhimi helmeve në të gjithë rruzullin tokësor.

Lind pyetja?

-A nuk na bind fakti për të cilën parashikoi autori Dan Brawn fatkeqësin që pllakosi planetin tonë i ngjajshëm me “Murtajën”, sëmundja e “Covidit”, që rrëmbeu miljona jetë njerëzish në të gjithë rruzullin tokësor.

Nuk dua të shkoj shumë larg nga vendi im që në fillim të shekullit po pëson dramën më të thellë në historinë e tij, ku shumë çifte të reja janë kthyer në shterpësi dhe nuk arrijnë të gëzohen me fëmijët e tyre edhe pse po paguajnë miliona dollar.

Cilat janë arsyet do thoni ju?

Sipas meje arsyet nuk do i kërkojmë tek eksperimentet e Zobristit, gjenetikantit Zviceran, por këtu midis nesh. Gjithë ajo sasi baruti që u hodh në ajër në vitin ’97 është një nga shkaqet kryesore që ndikon në prishjen e rregullave të Kodit gjenetik. Po kështu shkatërrim florës dhe faunës dhe përdorimi pesticideve, herbicideve dhe detergjentëve që e helmojnë tokën dhe ajërin prishin ekujlibrin biologjik etj.

Së dyti; - Ndërtimi i bizneseve pa zbatuar rregullat e mbrojtjes së mjedisit dhe largimi mbetjeve mbi bazën e normave të lejuara, është një faktor tjetër që ndikon në prishjen e ekujlibrit gjenetik.

Për disa vite punova në shkollën e Valiasit dhe shpesh në orët e biologjis i nxirrja nxënsit të njiheshin me faktorët ekologjik; florën dhe faunën e zonës. Në kanalet (kolektorët) vaditëse të viteve para ’90 banorët që zbritën nga zonat rurale derdhnin ujrat e zeza. Në këto ekosisteme banonte një lloj breshke dhe zogu ujës me trup shumë të vogël dhe një numër popullatash zvarranikësh etj.

Ishte shumë e vështirë për t’u kapur sepse qëndronin të fshehur në kallamishte. I hasja shpesh në mëngjes kur përshkruaja rrugën më këmbë nga Kamza në Valias. Nga viti ‘2013 u ndërtua afër shkollës një fabrikë që prodhonte mbetje plasmasi.

Për çudin time dhe të nxënësve në këto kolektor, ku derdheshin këto ujëra u zhdukën jo vetëm breshkat dhe zogjt ujës, por edhe bretkosat dhe lindën lloje të reja bimësh dhe kafshësh.

Po kush e beson Dan Brwn?

Hija e ndjek pas rracën njerëzore gjatë gjithë historisë së saj të evolucionit dhe ajo mbetet pas në çdo cikël që ndodh evolucioni dhe shoqërohet me fenomene që Dani na i parashikon në romanin e tij.

Dani nëpërmjet metaforës me të cilën përshkruan personazhet e tij në roman na tregon se, bota që ne pasqyrojmë dhe fenomenet që përjetojmë, janë tregues jetik për atë që gjykon dhe e sheh evolucionin me syrin kritik.

Shpresa e vetme e rracës njerëzore është të besojmë në Perëndi, që e prekin dhe e jetojnë, në çdo hap që hedhin, por asnjë herë nuk duan ta besojnë. Shprehja kuptimplote: “Pikërisht për dashurinë e Perëndisë nuk do t’ju tregoj, flet qartë për misionet që fsheh rraca njerëzore.

Dani i referohet veprës së Dante Aligerit “Komedia Hyjnore” përiudhë në të cilën Europa vuajti vdekjen e zezë dhe një prapambetje të theksuar që u shoqëruan me frenim të kulturës Greke dhe asaj Romake.

Zgjidhje e personazheve si Bernard Zobristi, gjenetist dhe largpamës në parashikimin e fenomeneve të rracës njerëzore, ndërthur figurën e pjellorisë, gruas symbol si personazhi Siena Bruks dhe Dr. Elisabet Sinks.

Ai flet për vlera të autorit, i cili me intuitën dhe imagjinatën e tij i trasmeton lexuesit sa më shumë duhet të punohet për edukimin e femrës në rritjen e pjellorisë duke ruajtur sterilitetin në kohën e maturimit për të lënë pasardhës pjellor.

Ideja e romanit “Ferri” të shkrimtarit Dan Brawn, është produkt i imagjinatës së shkrimtarit i realizuar me një mjeshtëri artistike dhe alternuar me episode e ngjarje, të cilat për një lexues të thelluar, që e shikon zhvillimin e shoqërisë njerëzore me syrin kritik, na lë të kuptojmë se rreziku po troket nga dita në ditë.

Personazhi kryesor i romanit profesor Langadoni bie pre e humanizmit të rracës njerëzore, por Dani me një mjeshtëri artistike arrin të skalis në figurën e tij shpëtimtarin e njerzimit. Dekani, një personazh i pa skrupullt, që për hir të fitimit nuk do t’ia dij përse njerëzit që vriten si qenie njerëzore pa vlera, por ai mendon vetëm për fitimin e parave, fenomen që po e ndeshim çdo ditë edhe në vendin tonë.

Meritë e autorit është se ai e personifikon personazhin në fjalë si njeriun hipokrit dhe mos një ditë, një ditë do të marr dënimin e merituar sikurse ndodhi me të.

“As një qytet mbi tokë nuk është nuk është i lidhur më shumë me Dante Aligeri”, se Firencia, qytet në të cilin u lind dhe u rrit Dantia, por sipas legjendës, përse ra në dashuri me Beatriçen, u përzu nga Firencia dhe nuk u pranua derisa vdiq.

Brenda një kohe shumë të shkurtër, vepra e Dantes e shëndërroi konceptin abstrakt të Ferrit në një përfytyrim të qartë e të llatarshëm, - të thellë, të prekshëm dhe të paharrueshëm. Dante Aligeri lindi në Firence, u rrit në Firence, ra në dashuri, sipas legjendës me Beatriçen në Firence, dhe u dëbua mizorishtë nga shtëpia e tij në Firence i detyruar të endej viseve të Italisë për vite të tëra.

Dante Aligeri, shkrimtar fiorentinas jetoi nga viti 1265-1321.

Komedia Hyjnore u shkruaj në gjuhën e folur – në gjuhën e popullit, e cila e ndërthuri në mënyrë të shkëlqyer fenë, historinë, politikën, filozofinë dhe konceptin shoqëror në një vepër letrare që edhe pse erudite, mbeti tërsisht e kuptueshme për masat.

“Ferri Dantes krijoj një botë me dhimbje e vuajtje përtej çdo imagjinate njerëzore të mëparshme dhe vlera e tij përcaktoi në kuptimin e plot të fjalës përfytyrimet tona modern për ferrin”. fq 115

Ferri Dantes është kaq i pasur me simbole ikonografike dhe nuk ka hartë më të plot dhe më të saktë të ferrit të Dantes se ajo e pikturuar nga Sandro Botiçeli. Fq, 116

“Mbipopullimi rritet shumë më tepër se rebelimi shpirtëror.

(Fragment nga Makiaveli)

“Kur çdo provincë e botës të mbushet aq shumë me banorë sa ata mund të mos rrojnë dot atje ku janë dhe as të zhvendosen diku gjetkë… athere bota do të pastrojë vetveten”.

“Kur noton në një tunel të errët, mbrrinë në një pikë moskthimi ku nuk ke më aq frymë sa të bësh rrugën mbrapshtë. Rrugëzgjidhja e vetme jotja është të notosh përpara në të panjohurën…dhe të lutesh për dalje”. Fjala e urtë e zhytësve të Greqisë së lashtë. Unë jam jeta, unë jam vdekja. (Vegime) Sëmundja është mbipopullimi.

E vërteta mund të shikohet vetëm nëpërmjet syve të vdekjes. Asgjë nuk është më krijuese… dhe as më shkatërruese që ka një qëllim.

Edhe Dani ka një qëllim që do t’i thotë mbarë shoqërisë njerëzore që ta ruani të pastër rracën njerëzore duhet të bëni kujdes në frenimin e veseve që degradojnë shoqërinë njerëzore.

Personazhi i Marta Alvarezit, na flet qartë për mikpritjen e popullit Italian dhe respektin që njerëzit e thjeshtë ruajnë për njerëzit e ditur dhe të njohur si profesor Langadoni. Dantia ishte një poet shumë i famshëm për veprën Komedia Hyjnore, ku përshkroi udhëtimin imagjinar përmes ferrit.

Në poemën e tij, Dantja i shpëton ferrit, vazhdon përmes purgatorit dhe më në fund mbrrinë në parajsë. Udhëtimi Dantes ndahet në tre pjesë - Inferno, Purgatori dhe Paradiso. Dantja ishte një Fiorentinas shumë i njohur dhe i rëndsishëm, por pati përplasje me pushtetin politik dhe Ai mbajti anën e gabuar, prandaj dhe u dëbua – e flakën jashtë mureve të qytetit dhe i thanë se kurrë nuk mund të kthehej prapë”.

Dantes i duhet të jetonte jo vetëm pa Firencen e tij të dashur, por edhe pa gruan që e deshi aq shumë. Dashuria e tij për Beatriçen u bë motive qëndrore në Komedin Hyjnore. Spekullimet e shtimit të popullsisë ishin të paktën të bazuara në shkencë, e megjithatë diçka te ata ushtarë nuk i dukej me vend Langadonit…

Edhe pse ndodh që kjo poemë e shenjtë-

Kur qielli dhe toka dorë kanë vënë,

Që më ka ligur për kaq shumë vjetë,

Ta mëposht mizorinë që më ka lënë

Jashtë vathës së bukur ku flija dikur,

Një qingj përballë ujqve që luftë i bëjnë… Fragmenti është një kujtesë që Firencja e bukur qe shtëpia për të cilën Dantja digjej nga malli tek shkruante Komedinë Hyjnore. Qetësia e brendshme është vendimtare për interpretim. Dani

“Unë besoj se transhumanizmi është e vetmja shpresë e njerëzimin për mbijetesë afatgjatë, predikon Zobristi.

Në vitin 1940 shkencëtarët nazistë sajuan një teknologji që e quajtën eugjenetikë - një orvajtje për të përdorur një lloj teknologjie rudimentare, që të shtonin numërin e lindjeve të atyre me disa tipare gjenetike “të dëshirueshme”.

Spastrim etnik në nivel gjenetik.

‘I gjith mendimi transhumanist duket sikur është për ta përmirësuar njerëzimin, për ta bërë më të shëndetshëm, për të kuruar sëmundjet fatale, për të rritur jetgjatsinë tonë. Zobristi besonte me gjithë shpirt në transhumanizmin - në përmirësimin e specieve nëpërmjet teknologjisë, ai besonte gjithashtu se specia jonë do të zhdukej përpara se të kishim një mundësi për ta përmirësuar atë.

Në të vërtetë nëse askush s’ndërrmerr ndonjë veprim, shtimi shumë i madh i popullsisë do të shfarosë specien përpara se të kemi një mundësi të realizojmë premtimin e inxhinierisë gjenetike”.

Transhumanizmi është ide e një pasardhësi Iranian i quajtur Ferdoun M. Esfandiary filozof, futurist dhe i lëvizjes trashumaniste. I lindur më 1930, atij i vishet merita e përhapjes së filozofisë transhumaniste për masat e gjera, se dhe që kishte parashikuar me kohë fekondimin invitr, inxhinierinë gjenetike dhe globalizmin e qytetrimit. Mendjet e mëdhaja mendojnë njëlloji.

Vetëm një lloj sëmundje përhapet më shpejtë se virusi, ajo është frika.

Virusi ka aftësinë ta bëj trupin njerëzor…jo pjellor. Bernard krijoj një murtajë steriliteti.? Njerëzia nuk do kenë kaq shumë foshnje. Planeti ynë do të provojë një zvogëlim të qëndrueshëm të ritmeve të lindjes, derisa kurba e popullsisë të kthehet vërtetë dhe numri ynë i përgjithshëm të fillojë të paksohet. Rezultati do jetë më i efekshëm se murtaja, kjo e fundit vetëm sa frenoj për një kohë të shkurtër numrat tanë duke krijuar një rënie të përkohshme në diagramën e shtimit të popullsisë. Fq. 556

Fillimi shekullit, Covidi, zhduku një numër të konsiderushëm njerëzish nga të gjitha rracat, në gjithë kontinentet. Dëgjojmë se numëri i martesave dhe i lindjeve është frenuar së teprmi. Lind pyetja: -Ç’po ndodh në planetin tonë me rracat njerëzore?

Përgjigjen e kësaj pyetje na e japin shkencëtarët dhe gjenetistët të cilët argumentojnë ndryshimet që nddodhin në kodin gjenetik në lidhje me faktorët mjedisor. Virusi Bernardit ishte një murtaj steriliteti. Një e treta e popullsisë  njerëzore do të ishte jopjellore…Mprehtësia e rrallë e Benardit në gjenetikë nuk erdhi si një shkreptimë e frymëzimit hyjnor…ishte produkt i viteve të progresit intelektual të njeriut”.

Tiranë / 01/11/2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx