Kerko: a
Gjon Keka: Është koha për ta thyer akullin dhe dalë nga tuneli e të krijohen institucionet sa më parë
E marte, 19.08.2025, 06:56 PM
Është koha për ta thyer akullin dhe dalë nga tuneli e të krijohen institucionet sa më parë
Nga
Gjon Keka
Kosova
po e përfundon muajin Gusht dhe ende nuk janë konstituuara kuvendi dhe
themeluar qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e fundit. Kjo tregon se Kosova ka
hyrë një një tunel pa llambën e nevojshme për të dal nga ka tunel dhe për të
parë të ardhmen dhe dritën e zgjidhjes së këtij problemi. Hyrja në këtë tunel
nuk ka ardhë si rezultat i mos pasjes së një marrëveshje paraparrake për ndonjë
koalicion qeverisës ,dhe sikur dihet koalicionet bëhen ndëmrjet partivë që kanë
arritur t''i shembin muret që ia kanë vendos njëra tjetrës. Si në të gjitha
vendet edhe Kosova si shtet dhe shoqëri duhet të mësoj të bëjë kompromise për të
arritë mbajtjen e shtetit në shinat e tij dhe ruajtje së institucioneve të
domosdoshme për të lëvizur rrotat e shtetit përpara.
Aktëvendimi
i gjykatës kushtetutuese i dha hapësirë të mjaftueshme plus pas gjithë atyre
dështimeve të mëparshme që kuvendi të arrijë të bëjë një zgjidhje apo të mund
të dalë nga tuneli që është futur dhe se dalja sigurisht që kërkon gjetjen e
një llambe të përbashkët të të gjithë partive që kanë fitura të drejtën të zënë
vende në kuvendin e Kosovës.
Kjo
llamb në mënyrë simbolike do të thotë që tek të gjithë të zgjohet vetëdija jo
vetëm politike, por edhe si qytetar dhe përfaqësues të popullit që të ulen
sinqerisht të gjithë dhe ngadal e t'i heqin muret me duart e tyre që i kanë
krijuar për të bllokuar daljen nga ky tunel i panevojshëm ,sepse ora po ecën e
Kosova ka mbetë duke u marrë me numërime të seancave që nuk prodhojnë asnjë
rezultat për të dal në rrugën e ecjes drejtë krijimit të kuvendit dhe qeverisë.
Duke
e ditur se gjykata kushtetuese është institucioni më i lartë i shtetit të
Kosovës ,aktvendimet e saj duhet të respektohen nga të gjitha palët, prandaj
për të mos krijuar një akullnaj brenda rrugës së krijimit të institucioneve të
reja është e rëndësishme të gjithë akterët të punojnë bashkë në daljen nga kjo
lojë e pahijshme e përplasjes së pasioneve politike për të mos bërë zgjidhjen e
duhur në të mirë të vendit dhe shtetit të Kosoëvs dhe të ardhmes së tij.
Nëse
edhe brenda këtyre 30 ditëve plus që i është dhënë afat partive të krijojn
institucionet nuk thyhet ky akull ,dhe nuk dilet nga ky tunel ,atëherë sipas
asaj që shihet edhe nga aktvendimi nuk mund të ketë tjetër afat pos që pas 30
ditëve të shkohet sërish në zgjedhje te reja.Sepse asnjë hapësirë tjetër nuk
ekziston që nëse shterret afati sërish 30 ditësh që vendi të vazhdoj cirkun e
njëjtë ,por që në bazë të aktëvendimit nëse lexohet si duhet tregon se pas
kësaj mund të krijohet rruga drejtë zgjedhjeve të reja. Kjo tregon se gjykata
kushtetuese nuk e ka shkopin magjik me ia zgjidh të gjitha problemet dhe
lojërat politike e parlamentare partive e shoqërisë. Edhe pse shkuarja sërish
në zgjedhje nuk do të nënkuptonte zgjidhjen e kësaj matematike e loje politike
dhe të gjitha problemeve ,sërish nëse nuk konstitituohet kuvendi dhe qeveria
,atëherë nuk ka tjetër rrugëdalje pos hyrja në rrugën e zgjedhje që do të duhet
paraparakisht të bëheshin koalicionet për të mos e përsëritur të njëjtin avaz
në kuvend.
Koha
po ecën, bota po vendos këmbët e saj në tokën e re të rendit të ri
ndërkombëëtar dhe Europa po përpiqet të ripozocionohet në këtë rend ,por Kosova
ka mbetë ende duke u marrë me lojën parlamentare të seancave që nuk prodhojnë
rezultat.
Shpresoj
që të gjithë t'i hapin mendjet dhe sytë dhe nga nesër të mendohet se si të ecet
përpara drejtë themelimit të institucioneve dhe të hyjë Kosova në dinamikën për
të arritë afatet e saj në procesin e integrimeve euroatlantike deri në vitin
2030 ose 2033.