Kerko: a
Fatmir Minguli: Guxim i veçantë në botimin e një monografie të vështirë
E merkure, 30.07.2025, 06:55 PM
Guxim i veçantë në botimin e një monografie të vështirë
(Analizë
mbi librin e autorve Agim Lika, Shezahir Kërtusha, Laureta Kulla “112 vjet
arsim në krahinën e Ishmit, ADA, Tiranë 2025)
Më 1913, shkolla e parë
shqipe u hap
Ajo, në Shqipëri i
kishte shoqet e rralla
Vegjëlia, drejt shkollës
u vërsul me vrap
I pari mësues "Sul
shqipja" ose Sulejman Zalla
Agim Lika – nga poezia “Krahinë arsimdashjëse”
Nga
Fatmir Minguli
Të
realizosh botime të një libri sy ky që po diskutojmë sot është një lloj guximi
që e ndërmarrin përsipër vetëm optimistët dhe vizionarët. Të tre autorët Agim
Lika, ky poet i apasionuar ish oficer dhe mësues, Shezahir Kërtusha ish mësues
dhe Laureta Kulla mësuese gjeografie, ish nëndrejtoreshë e shkollës së mesme të
bashkuar Ishëm, janë tre muskëtirët ishmakë që me shpata të xhveshura
përkundrejt mendimeve lart e poshtë të zakonshme për kohën tonë, arritën të
japin një monografi me vlera akademike mbi arsimin në krahinën e Ishmit duke i
kaluar në “sfilatë” të gjitha detajet në çdo fshat të Ishmit.
Është
një histori e plotë e arsimit për një periudhë realtivisht të gjatë kohorë
1944- 2025.
Ky
libër i ndarë në disa kapituj e hap siparin e fletëve të tij me arsimin në
Shqipëri pas luftës së dytë botërore dhe më pas e intersekton gjithçka me
krahinën ne fjalë. Kapitulli që flet për këte përiudhë është nyja gordiane që i
jep dritë kapitujve të tjerë të librit. Autorët
janë guximtarë sepse e sjellin ië përgjithshmen e arsimit të injektuar
në të veçantën e arsimit në Ishëm.
Prandaj
kapitujt që vijojnë janë vështrime historike për këtë krahinë skajore në kohë
dhe në hapsirë, një krahinë me të cilën Durrësi është krenuar në të gjitha
kohët. Vetë Agim Lika thotë se” Ishmi është si një kështjellë, jo nga fortesat
që gjënden në të. Ajo është e tillë jo vetëm nga pozicioni i saj gjeografik,
por dhe nga historia shumë e pasur e saj.”
Dhe
ka të drejtë.
E
më pas parakalojnë të dhëna të çmuara për arsimin 7-8 vjeçar, në zhvillimin e
mësimit pas viteve ‘90 e deri më sot.
Këto
parakalime nuk janë parada suksesesh para tribunave të udhëheqjes partiake po
janë dëshmi reale të dokumentuara më së sakti ku një veçori është përgatitja
dhe sigurimi i kuadrove mësimorë e deri sa analizat shkojnë te të dhënat për
mësuesit dhe drejtoret e shkollave.
Nuk
mund të anashkalohet në këtë analizë parathënia e studjuesit Kujtim Xhebaxhia i
Prezës, parathënie që të fut menjëherë në brendësi të këtij libri. Ndërsa
prologu që vetë tre autorët e librit e
kanë shkruar me pasion, është ftesë jo vetëm për lexim por edhe për studim të
këtij libri. S’ka si të ndodhë ndryshe kur lexuesi nëpër faqet e kësaj
monografie gjen dokumentacione, tabela, emra, regjistra të kohës të cilat janë
dekorimi i tekstit të librit.
Këto
vlera shtohen nga shënimet në foot-notet poshtë
faqeve të librit për referimet ku përmend Arkivin Qëndror të Republikës
Socialiste të Shqipërisë dhe me dhjetra burime të tjera dokumentare. Prandaj
dhe studimi i autorëve mbi “disa çështje të revolucionarizimit të shkollës në
vitin 1969” përbën një risi në studimet për arsimin shqiptar në përgjithësi.
Dhe kjo ndodh pothuaj në disa kapituj të kësaj monografie.
Të
tre autorët kanë pasur vetitë e syrit të shqiponjës teksa kanë sjellë të dhëna
të njohura e të panjohura duke plotësuar boshllëqe të mundshme që koha i ka
shkaktuar.
Krahina
e Ishmit është një krahinë me tingëllime të veçanta në kohë shekullore dhe që
jehona e tyre vjen e qartë deri në ditët tona
dhe nëse nuk janë figura kështjellarësh e trima të disa luftrave në ato
maja ishmake janë figura e ndritura të shkencërtare, ruajtësve të kështjellës
ishmake të diturisë. Janë Xhulieta Kërtusha inxhinere mekanike, Prokuror
Amarildo Likmeta, prof. e asociouar dr. Erjola Tartari, prof. i asociouar dr.
Ada Dervishi Kërtusha, prof. i asociuar dr. Engjëll Likmeta, dr. Shkëlqim
Sirika, dr, Miranda Qemal Likmeta, dr. Rexhep Paja.
Eshte
e natyrshme që nuk janë vetëm këta ruajtës së trashëgimisë krahinore por dhe
shumë të tjerë.
Në
kaptullin e fundit me një punë skrupuloze autorët kane dhënë emrat e të gjithë mësuesve dhe drejtorëve të
shkollave në krahinën e Ishmit duke mos harruar këtu se nuk flitet vetëm për
qendërn e Ishmit por për të gjithë ato fshatra të bekuar nga perëndia që kjo
krahinë i mbron e përkujdeset si për fëmijtë e vet.
Krejt
papritmas libri mbyllet me surpriza siç janë disa intervista të plota me disa
intelektualë ishmakë që unë i quaj si të domosdoshme këto intervista, si një
plotësim i atyre pjesëve të monografisë ku autorët kanë lënë ndonjë boshllëk të
vogël. Surprizë janë dhe poezitë e Agim Likës dhe Shezahir Kërtusha dhe eseja e
bukur e Laureta Kullës. Të tre muskëtierët përshëndesin kështu kalorësisht
lexuesit e kësaj monografie sa serioze aq dhe delikate për t’u realizuar.
Durrës 30 korrik 2025