E marte, 29.07.2025, 04:34 PM (GMT+1)

Kerko: a

Atdhe Geci: Në Çamëri nis historia

E hene, 28.07.2025, 06:50 PM


Atdhe Geci

NË ÇAMËRI NIS HISTORIA

Në Çamëri dhe gjithandej Moresë

fshehtë çelin lulet e kopshtit e bari

fshehtë lulëzon mani, pema ullirit,

fshehtë i festojmë festat e atdheut

i thoshte gjyshi Uliks, nipit Pirro!...

Ndërgjegje e atdheut bëhu grusht

fol për plagët e hapura të atdheut

shkruaj dhe mos lejo që e vërteta

e Çamërisë të fshehet e të heshtet,

Çamëri  do    ketë derisa të ketë

Shqipëri, Çamëri  do  të ketë deri

sa të ketë Kosovë dardane, Iliridë

Çamëri do    ketë deri sa të ketë

Shqipëri dhe shqiptar n´ këto troje

i thoshte gjyshi Uliks të birit të tij.

Farë e ndërgjegjes nuk ka vdekur

nip i nderuar, nuk më merr vdekja

pa e kryer një porosi të etërve tanë

dua që vetëm njëherë të dalësh në

rrugë e të thërrasësh me zë të lartë

në të tëra qytetet  ku  fara  jemi ne

  thërritsh, "Çamëria Republikë"!

Çamëria s´ lypet, Çamëria merret!

Nipi im kjo tokë e don Pavarësinë

grekët do të burgosin, do    vejnë

pranga, por, ti biri im, mos u friko

se udha e lirisë nëpër burgje kalon.

nip, dëgjoje fjalën e gjyshit Uliks:

Çamëria s´lypet! Çamëria merret!

Është toka jonë, toka e etërve tanë

jemi bimë të këtij dheut të shenjtë

bekuar jemi nga perëndi shqiptare;

nga Zeusi, Hermesi, dhe  Apolloni.

Ku  është  Andromaka, mbesa  ime

ka kohë që atë unë nuk e kam parë

ajo dhe Elektra  janë gra shqiponja

janë gra ipesh për grusht kombëtar!...

Duhet  ti  përsërisë  fjalët e gjyshit:

s´është lehtë të jesh burrë Çamërie

burrë betejash të mëdha  për atdhe,

Çamëri  do    ketë  derisa  të ketë

Shqipëri, Çamëri  do    ketë  deri

sa të ketë Kosovë dardane, Çamëri

do të ketë  deri  sa të ketë shqiptar!...

Atdhe Geci - Poezi nga libri "Iliada shqiptare"



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx