Përjetësi » Kadare
Agron Gjekmarkaj: Kadare ringjalli Arbërinë
E hene, 30.06.2025, 06:58 PM
Fjalë e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë:
Nga
Agron Gjekmarkaj
Zonja
Kryetare, të nderuar kolegë,
të
dashur qytetarë të Shqipërisë!
c reflektuar se çfarë nuk kemi bërë edhe ne, kjo sallë, për të përmbushur detyrimin që ky komb, ky shtet, kjo shoqëri dhe ky parlament ka ndaj njërit prej shqiptarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Ismail Kadaresë.
Sot
flas i brengosur. Arsyen e brengës do ta shtjelloj pak më poshtë, sepse ai nuk
ishte vetëm shkrimtari i kombit tonë.
Ishte
një institucion shpirtëror e kulturor, një udhërrëfyes në kohë të errëta, një
zë europian që ngriti Shqipërinë në Olimpin e letërsisë botërore.
Ai
na nxori nga provincializmi kulturor, lokalen e bëri universale e te
universalja na bëri anëtarë me të drejta të barabarta! Kadare firmosi
modernitetin e letrave shqipe.
Në
një epokë të izolimit, kur Shqipëria dhe Kosova ishin njëra nën tirani e tjetra
nën pushtim, Kadareja krijoi dhe ruajti shpresën për liri përmes letërsisë.
Ai
ndërtoi një univers kulturor që i kujtoi qytetërimit perëndimor se shqiptarët
janë pjesë organike e Europës me kujtesën, gjuhën dhe shpirtin, pra me
identitetin e tyre.
Kadareja
rindërtoi identitetin shqiptar përmes mitit, historisë, kulturës dhe frymës
universale të letërsisë.
Librat
e tij nuk janë thjesht kryevepra letrare, por akte identitare, që dëshmojnë se
ky komb ka vendin e vet në ndërgjegjen europiane, në kauzat e mëdha të
vetëdijes njerëzore, në rrugëtimin e njerëzimit drejt përsosjes si qëllim i
artit të madh.
Në
një Shqipëri që sundohej nga tiranë e dallkaukë, Kadare ringjalli Arbërinë me
kontë, baronë, katedrale, balada dhe vasha.
Kadare
riktheu kujtesën historike, në një kohë kur harresa ishte institucionalizuar,
për t’i hapur rrugën regjimit totalitar të uzurponte historinë e Shqipërisë.
Riktheu
Skënderbeun në letërsi, jo si referencë për diktaturën e izoluar, por si shenjë
të përkatësisë e rrënjëve europiane të shqiptarëve.
Ky
shkëlqim arbëror e historik vinte në një kohë të thatësirës dhe shterpësisë së
madhe ideologjike.
Dhe
jo vetëm kaq, përmes romaneve të tij, Kadareja u bë katalizatori i gjuhës
moderne shqipe.
Ai
është përkthyer në 48 gjuhë, është lexuar dhe studiuar në të gjitha
kontinentet, dhe është bërë akademik në vendin e Volterit që beson te Liria,
Barazia, e Vëllazëria.
Kadare
ka fituar disa nga çmimet më të larta ndërkombëtare për letërsinë dhe një
pafundësi çmimesh dhe dekoratash të tjera.
Nga
vlerësimet për të, po përmend atë të Presidentit Emmanuel Macron: “Ismail
Kadare ishte zëri europian që i kujtoi Europës një pjesë të vetvetes.”
Por…
çfarë bëmë ne?
U
premtua nga Kryeministri një varr monumental dhe një ceremoni rivarrimi
ndërkombëtare.
Nuk
ndodhi asgjë. Nuk u mbajt fjala.
Dhe
kjo nuk është vetëm një çështje simbolike. Është një çështje dinjiteti kombëtar.
Skënderbeu
e Bogdani mbetën pa varr se pushtuesit turq e zhbënë prehjen e tyre për të
goditur indin tonë!
Fishta
e Konica po ashtu, komunistët!
Tani
unë kam të drejtë të pyes:
Pse
po e shndërrojmë pavdekësinë e Kadaresë në heshtje dhe madhështinë në harresë?
Pse
po tentojmë të pajtohemi me ikjen e tij si një momentum për triumfin e
meskinitetit e mediokritetit?
Ne
kemi një borxh. Dhe ky borxh nuk është sentimental është kulturor, kombëtar,
qytetar, politik dhe historik.
E
përsëris: jo ndaj gjeniut, jo ndaj mjeshtrit e frymës së tij homerike, por ndaj
ndërgjegjes dhe virtyteve që aspirojmë, ndaj nevojës që kemi për një model të
epërm e rrezatues, ndaj ekzigjencës për ushqim shpirtëror, ndaj markës
intelektuale që s’i kanë munguar krahasimet me Shekspirin, Servantesin,
Tolstoin apo Kafkën dhe që në Akademinë Franceze zuri vendin e Karl Popperit.
Ndaj
këtij patrioti të madh, i cili e kishte për nder të identifikohej me refugjatët
që ngjiteshin me litarë në anije gjatë eksodeve biblike.
Të
nderuar kolegë,
Unë
flas sot si shqiptar, si lexues, si deputet i këtij Kuvendi.
Ndaj
kërkoj dhe ju bëj thirrje të më bashkoheni edhe ju në kërkesat e mia:
1.
Ndërtimin e një varri monumental për Ismail Kadarenë, me konkurs ndërkombëtar,
ku brezat të ndalen me respekt dhe krenari.
2.
Organizimin e një ceremonie rivarrimi ndërkombëtare, ku të ftohen shkrimtarët,
shtëpitë botuese, përkthyesit, kritikët, politikanët dhe përfaqësuesit e
Europës – siç e kërkon madhështia e tij.
3.
Krijimin e një institucioni publik me vizion ndërkombëtar – Instituti “Kadare”,
për studimin, përkthimin dhe ruajtjen e veprës së tij.
Ismail
Kadare pret. Atij nuk i duhen fjalët e mia. As premtimi i pambajtur i Edi
Ramës.
Ai
nuk kërkon, por meriton nderime. Duke nderuar Ismail Kadarenë, nderojmë veten.
Sepse
jemi ne që kemi nevojë për të – për trashëgiminë që na la, ne shqiptarëve dhe
kulturës europiane e botërore.
Nëse
nuk i japim nderimin që i takon, kjo do të thotë se nuk e kemi kuptuar dhe nuk
e meritonim.
Por
do ta bëjë Europa për zërin e saj, për bijën e saj ballkanike, për muzën e
letërsisë, që në Gadishull zuri fill, të cilën Kadareja e riktheu në vetëdijen
e kontinentit.
Çdo
mëngjes që hyj në zyrë, ndjehem borxhli para portretit të tij.
Mos
ta turpërojmë më tej veten dhe Shqipërinë tonë me memecllëkun dhe mosveprimin
për Kadarenë.
Për
shkrimtarin që aq shumë ja skaliti portretin Shqipërisë Europiane dhe Europës
së parimeve universale në Shqipëri!
E
bëri me dhimbje, me krenari, me thjeshtësi, me madhështi.
Si
askush tjetër, para e pas Tij.
Pasaporta
europiane nuk është kjo që kemi në xhep, por vepra e Kadaresë!
Faleminderit!
https://www.facebook.com/profile.php?id=100069034779753