Përjetësi » Kadare
Irena Gjoni: ''Takim'' me Kadarenë në Kafe Rostand
E premte, 12.07.2024, 07:46 PM
"TAKIM"
ME KADARENE NE KAFE ROSTAND
Nga
Irena Gjoni
Rastesite
ndonjehere jane te cuditshme. Vendet shpeshhere asociojne me njerez a ndjesi te
caktuara a te papercaktuara, pa gjetur shkaqe, arsye, apo argumente. Duke u
ngjitur prej Kopshteve te Luksengurgut, paraditja e 30 Qershorit te sivjetshem,
me perballi me Kafen "Le Rostand" ne Paris. Nuk ishte nje destinacion
qe e kerkoja, por sikur me doli enkas ne rrugen time per te bere nje ndalese
aty. E kush mund ta dinte, se ishte pikerisht koha kur Kadare po jetonte oret e
fundit fizikisht! Mendja nuk me shkoi te autori E. Rostand, me emrin e te cilit
eshte pagezuar ky vend, por te Kadareja
yne dhe "Mengjeset ne Kafe Rostand - Motive te Parisit". Dhe me miqte
e mi, menjehere thame: Kafja e Kadarese. Sic shkruan vet autori ne kete liber:
"Në këtë kafe kisha shkruar qindra faqe dhe po aq shënime për motive e
sinopse, pa u kujtuar asnjëherë për atë vetë, kafenenë." Dhe vijon:
"Ideja për të shkruar diçka për Kafe Rostand më kishte ardhur aq
natyrshëm, saqë s'e mbaja mend as kohën, as rrethanat. Ishte një ndjesi midis
pendimit dhe mirënjohjes, e ngjashme me atë ndaj shoqes së jetës, që duke qenë
pranë teje në gjithçka, nuk e ka pasur, ose ty të duket se nuk e ka pasur,
vëmendjen e duhur." Vetem pak ore me vone, do te mesoja ikjen e tij per ne
ameshim dhe do te ndihej ai boshllek shpirteror te cdo lexues qe eshte rritur
me veprat e tij. Prej ditesh, kjo rastesi, kjo ndalese e ky "takim"
me Kadarene, me ka lene pa fjale.
Ndoshta
kjo perballje e rastesishme pikerisht kete kohe me Kafen e Kadarese, ishte si
nje takim shpirteror me te dhe si nje menyre per ta perjetuar cdo gjurme te tij
permes vendeve e librave qe la. Madje edhe permes doreshkrimeve te tij, te
lidhura me Kafen Rostand, ku sic shprehet botuesi i tij, Bujar Hudhri,
"unë mendoj se ai ka lënë në dorëshkrim diçka që e ka nisur te kafe
"Rostand", një libër, është një kapitull që quhet ‘Mozaikale’. Aty
janë ca tekste si bizhu, si xhevahire, të shkurtra, të kondensuara, brilante
dhe ndoshta bëhet sepse mosha e tij, talenti i tij i madh bënë që të japë të
tilla mrekulli." Nje gjeni letrar si Kadare, permes librave te tij, e ka
siguruar perjetesine dhe cdo here do te gjenden fije te padukshme, sado
rastesore, qe mund te na cojne te ai.