Përjetësi » Kadare
Prend Buzhala: Kosova, njëra ndër qenësitë e poezive të Kadaresë
E merkure, 29.01.2025, 06:58 PM
KOSOVA, NJËRA NDËR QENËSITË E POEZIVE TË KADARESË
(Çaste
me poezinë “Kosova” të Ismail Kadaresë, në 89-vjetorin e lindjes së tij)
Nga
Prend BUZHALA
Ismail
Kadare, shkrimtari më i njohur dhe ndër më të rëndësishmit e letërsisë shqipe,
ka shkruar për Kosovën poezi, tregime, ese, trajtesa socio-politike e
kulturologjike. ka shkruar si pjesë e angazhimit të tij për të reflektuar mbi
çështjet dhe realitetet që prekin tërë hapësirën shqiptare. Përsiatjet dhe
ndjesitë e Kadaresë për Kosovën janë komplekse dhe shumëdimensionale, si
rrjedhojë e shumë faktorëve të ndryshëm historikë, kulturorë dhe personalë.
Kadare ka pasur një përkushtim të thellë ndaj çështjes kombëtare shqiptare, dhe
Kosova ka qenë një pjesë e rëndësishme e këtij angazhimi. Kosova ka pasur një
histori të ngarkuar dhe të ndërlikuar, me periudha të ndryshme luftërash dhe
vuajtjesh. Kadare, në shumë nga veprat e tij, ka reflektuar mbi këto çështje
dhe i ka përshkruar përjetimet e popullit të Kosovës përmes një vije
këmbëngulëse artistike dhe shpirtërore. Në shumë poezi dhe shkrime të Kadaresë,
ndjesitë e mungesës dhe nostalgjisë për Kosovën janë të theksuara. Kadare e
shqipton këtë lidhje të thellë emocionale dhe historike me Kosovën, e shprehur
përmes përshkrimeve të natyrës dhe peizazheve, protagonistëve dhe ngjarjeve.
Kosova
ka pasur një peshë të rëndësishme dhe shumëdimensionale te Kadare e te
krijimtaria e tij letrare. Kjo jehonë shumëzërëshe artistike te Kadare kushtuar
Kosovës ishte një proces i vazhdueshëm krijues e i angazhimit të tij edhe
jetësor në çastet vendimtare, si më 1999. Kujtimet, ndjesitë dhe përjetimet e
lidhura me Kosovën, rezonojnë brenda tij, si një tingull që zgjat tej çastit
fillestar. Kjo lidhje është sa konkrete e intelektuale, po aq edhe emocionale,
të cilat rrezatojnë në krijimtarinë e tij letrare.
Ndër
këto poezi, po i përmendim krijiemt poetike "Kosova" (vitet '60-70,
kur ai fluturonte me aeroplan e nuk lejohej të vinte në Kosovë), poezia
"Terrori në Kosovë" që iu kushtohet demonstratave të vitit 1981,
"Bjeshkët e Namuna në dimër", “Mundja e ballkanasve nga turqit në
Fushë të Kosovës më 1389”, “Atje larg në veri”, etj. Ngjarjeve të vitit 1981 i
kushtohet edhe novela „Krushqit janë të ngrirë".
1.
Kësaj
radhe, po e marrim për lexim poezinë e parë, Kosova", të shkruar më 1966.
Bedri
Islami e përshkruan kështu këtë poezi dhe ndërlidhjen me jetën e Kadaresë:
"Kishte pasur një periudhë të dyfishtë qetësie por, si gjithçka tjetër mes
dy kombeve të rënë në mëri shekullore, kishte qenë një paqe e rremë, megjithëse
herën e parë gjithçka ishte shfaqur si një ndër aktet më të lashta të
tragjedive epike e, më pas, si një butafori vrasëse. Herën e parë kur, “Kosova
ishte bërë Shqipëri” e herën e dytë, “Kur Shqipëria desh bëhej Jugosllavi”.
Aludimet janë të qarta: , “Kosova ishte bërë Shqipëri” i takon Luftës së dytë
Botërore (pa kufij në mes), herën e dytë “Kur Shqipëria desh bëhej Jugosllavi”,
ende kufijtë ishin të hapur, por me rrezikun që të gllabërohej shteti shqiptar.
Pra, fraza e parë i referohet periudhës së Luftës së Dytë Botërore kur Kosova u
bashkua përkohësisht me Shqipërinë nën kontrollin italian e gjerman. Kjo
periudhë përshkruhet si një farsë shkatërrimtare, ku aleancat dhe veprimet
politike të asaj kohe e zhveshën marrëdhënien nga ndjenja e vërtetë kombëtare
dhe e kthyen atë në një skenë teatrale me pasoja të rënda.
Këto
dy frazema evokojnë dhimbjen e një kombi të ndarë dhe të shpërndarë në interesa
të ndryshme politike. Kadare e trajton këtë histori jo vetëm si një fakt
historik, por si një dramë njerëzore dhe kombëtare, ku përplasja mes aspiratës
për bashkim dhe realitetit të ndarjes ka lënë pasoja të thella shpirtërore dhe
politike.
Raportet
ishin tejet të ndërlikuara në të dy situatat: përçohet ideja se marrëdhëniet
historike midis shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë kanë qenë të trazuara, të
mbushulluara me shpresa të thyera dhe iluzione. Në këtë kontekst, qetësia është
vetëm një ndërprerje e përkohshme e tragjedisë, e cila zëvendësohet me
konflikte të reja ose imponime politike të dhimbshme. Shprehja "qetësi e
dyfishtë" është një thënie ironike për t'i përshkruar situatat që, ndonëse
duken të stabilizuara nga jashtë, në fakt fshehin tensione të thella politike e
kombëtare. Edhe shprehja "paqe e rreme" i karakterizon më së miri
këto periudha historike të ngrira. Kjo frazemë dëfton marrëveshje të përkohshme
apo gjendje stabile të detyruara nga rrethana historike, por që janë larg të
qenit të sinqerta dhe të qëndrueshme. Paqja nuk është e ndershme, por një
fasadë që përfundon në zhgënjim dhe konflikte të reja. Fraza e dytë i referohet
periudhës pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria ishte afër të bëhej një
republikë e shtatë e Jugosllavisë socialiste, një projekt që dështoi për shkak
të ndërhyrjes së Stalinit dhe prishjes së marrëdhënieve mes Enver Hoxhës dhe
Tito-s. Këto dy fraza krahasojnë dy situata ekstreme: herën e parë, Kosova
përjetoi një bashkim të përkohshëm me Shqipërinë, por jo në rrethana të natyrshme
apo të qëndrueshme, por si rezultat i planeve të huaja imperialiste. Herën e
dytë, Shqipëria gati humbi pavarësinë e saj politike dhe kulturore, duke u
nënshtruar ndikimit jugosllav dhe duke rrezikuar të bëhej një republikë e re
jugosllave.
Qetësia
e rreme shqipton iluzionin e harmonisë mes dy realiteteve politike dhe etnike
që ishin të ndara nga kufijtë dhe fuqitë e mëdha. Nënvizohet, pra, se
marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë ndërtuar mbi baza të barabarta
apo të natyrshme, por janë deformuar nga faktorët e jashtëm.
2.
Poezia
"Kosova" e Ismail Kadaresë mishëron mallin, ndalimin dhe ndarjen që
ka përjetuar autori nga Kosova gjatë një periudhe, kur ndalimi për të vizituar
këtë tokë shqiptare ishte një realitet politik dhe kulturor. Atmosfera që
krijohet është një gërshetim i trishtimit dhe misticizmit, ku natyra bëhet
simbol dhe ndërmjetëse mes poetit dhe vendit të ndaluar. Shiu, retë dhe
bubullimat- të gjitha janë pamje figurative e poetike që krijojnë ndjesinë e
lidhjes së largët.
Aq
afër Kosova e aq e largët lidhja!
Natyra
e Kosovës, vëzhguar nga avioni, mbetet e paarritshme për poetin, ashtu si vetë
toka që ai s’mund ta prekte. Një vetëtimë që ia "bëri me dorë" përçon
ndjenjën se Kosova, në mënyrë të fshehtë e metaforike, e përshëndet poetin nga
larg, ia kujton këtë lidhje shpirtërore të pathyeshme. Avioni është fifurë
poetike e ndarjes dhe izolimit. Krahu i këtij avioni që "në qindra copa të
pret", dëfton pengesën fizike e shpirtërore që e ndan Kadarenë nga Kosova.
Ai është dëshmitar i një peizazhi që vetëm kalon përbri, pa mundësi ta prekë
ose përjetojë plotësisht. Ka një kontrast mes qetësisë së fluturimit dhe peshës
së rëndë të kujtimeve e emocioneve. Kosova duket si një ëndërr që zhduket nën
mjegullën e reve dhe kthehet në një kujtim të zymtë, por gjithnjë të dashur.
Poezia
shpreh një dhimbje personale, por edhe një dhimbje kombëtare për ndarjen dhe
pengesat që përjetojnë shqiptarët mes njëri-tjetrit në kontekste politike të
kohës. Folësi lirik ndien një mall të thellë për Kosovën, të cilën e sheh vetëm
nga larg, pa mundësi ta prekë fizikisht. Edhe pse i ndarë fizikisht, poeti ruan
një lidhje të pandashme shpirtërore me tokën kosovare përmes kujtesës dhe
përfytyrimit. Natyra bëhet një ndërmjetëse mes poetit dhe Kosovës, meqë bart
semantikisht simbolet e një lidhjeje të fshehtë dhe të pazgjidhshme. Poezia
aludon për një realitet të ashpër politik, ku kufijtë dhe ndalimet shfaqen si
pengesa për lirinë e lëvizjes, pengesa edhe për të mos e përjetuar të plotë
identitetin kombëtar. Ai ndërton një dialog emocional mes individit dhe vendit
të tij të dashur, duke lartësuar fuqinë e kujtesës dhe të lidhjes shpirtërore
përtej kufijve fizikë. , Kadare ndërton mesazhin se as ndarjet politike e
fizike nuk mund t'i shkëpusin lidhjet shpirtërore të një njeriu me atdheun e
copëtuar.
3.
Poeti
i jep natyrës një përmasë metaforikë, e cila e identifikon Kosovën dhe ndarjen
e dhimbshme të autorit nga ajo. Shiu, retë dhe bubullimat shfaqen si shënjues
figurativë që bartin mesazhe të fshehta të vendlindjes, ndërsa vetëtima është
një sinjal përshëndetës. Vetëtima që ia bën me dorë dhe pikat e shiut që “diç
thanë” japin ndjesinë se natyra është e gjallë dhe komunikon me poetin.
Fluturimi i qetë i avionit vihet përballë rrëmujës së natyrës në Kosovë, që
është tregues për trazirat shpirtërore të poetit. Gjithashtu, largësia fizike
kontraston me prirjen shpirtërore të poetit me tokën e tij të dashur. Krahu i
avionit që "pret në qindra copa" është metaforë për pengesat e
ndalimet. që e ndajnë autorin nga Kosova, duke simbolizuar ndalimin politik dhe
izolimin shpirtëror.
E
pra. ky është shiu yt, retë e tua, bubullimat e tua.
Ca
sinjale të shpejta, xixëllima mendimi inkandeshente.
Kurse
kurrizi i gjerë i tokës sate vrapon diku poshtë,
Duket
e zhduket i zymtë midis zgavrave dhe humnerave të reve.
Këto
vargje të poezisë së Ismail Kadaresë përshkruajnë përjetimet komplekse lidhur
me Kosovën, përmes figurave poetike nga natyra dhe me anë të metaforës për të
shprehur perceptimet e tij për këtë hapësirë etnike, të[ ndarë me kufij.
"E pra. ky është shiu yt, retë e tua, bubullimat e tua." - është varg
që pohon se gjithçka që ka parë është pjesë e Kosovës. "Shiu yt,"
"retë e tua," dhe "bubullimat e tua" personalizojnë
elementët natyrorë dhe për t'i lidhur ata me identitetin dhe përvojat e
Kosovës. Për Kadarenë, këto fenomene natyrore janë pjesë e pandashme e
identitetit të këtij vendi dhe dëshmojnë një lidhje të thellë dhe të ngushtë me
të. Ja edhe vargu "Ca sinjale të shpejta, xixëllima mendimi
inkandeshente." "Sinjale e shpejta dhe xixëllimat e mendimit inkandeshent,
japin mendimet që shfaqen në mënyrë të papritur dhe të ndritshme.
"Xixëllima mendimi inkandeshente" sugjeron përjetimet refleksionet që
ndodhin në mënyrë intensive dhe të shpejtë, krijon një pasqyre të ndritshme dhe
të thellë të emocioneve për Kosovën. "Kurse kurrizi i gjerë i tokës sate
vrapon diku poshtë," sugjeron përshkrimin e tokës si një strukturë të
madhe dhe të gjerë. Ky kurriz - simbolizojë thellësinë dhe gjerësinë e Kosovës,
duke e bërë atë të duket tërheqëse dhe enigmatike. "Vrapon diku poshtë"
dhuron krijimin e një ndjenje të dinamikës dhe të ndryshimit të përhershëm të
peizazhit, si përsiatje e ndjesive të ndryshueshme të subjektit a foklësit
lirikk ndaj Kosovës.
Dhe
vargu i fundit i kësaj strofe: "Duket e zhduket i zymtë midis zgavrave dhe
humnerave të reve." Ky përshkrim poetik krijon një pamje të errët dhe të
ndërlikuar të peizazhit, ku tokat e Kosovës janë të mbuluara dhe të fshehura:
shënjojnë humbjen dhe situatat e ndërliqshme. Kadare zhdrivillon krijimin e një
pasqyre të ndërlikuar dhe shumëdimensionale të Kosovës, me përshkrime lirike që
sugjerojnë një lidhje të thellë dhe shpirtërore me këtë hapësirë etnike.
4.
Poezia
"Kosova" e Ismail Kadaresë na përcjell një mesazh të ndërlikuar që
ndërlidhet me ndjenjat e tij për Kosovën. Punktet kryesore të një game të gjerë
idesh, janë: përshtypjet e shpejta dhe intensiteti i emocioneve, ndjesia e
largësisë dhe e mungesës, distancës fizike dhe emocionale nga Kosova, simbolika
e natyrës, si dhe ndjesia e ndërlikimit dhe enigmatikës. Punkti i fi=undit
ideor, na sugjeron se këtë territor e ndjek një mister me pamje të errëta e të
fshehura, si zgavrat dhe humnerat e reve... Kosova për Kadarenë është qenësi e
rëndësishme dhe emocionale që ka ndikim të thellë dhe të ndërlikuar.
Mesazhi
kryesor i poezisë "Kosova" të Ismail Kadaresë është paraqitja e
thellë dhe emocionale e ndërllidhjes së tij me Kosovën, duke shpërfaqur
përjetime të kompleksitetit, distancës dhe ndikimit të natyrës.
Shiu
shpesh përdoret në krijimtarinë e Kadaresë (në romane, tregime, poezi. Shiu
simbolizo pastrimin dhe ringjalljen, sugjeron freskinë dhe të ndryshimin që
ndodh në lidhje me Kosovën. Është simbol i katarsisit, i një pastrimi emocional
ose shpirtëror që Kadare përjeton në lidhje me Kosovën nga lart, nga avioni,
nga largësia. Na duket sikur ai endet me ato qerret zeusiane të Olimpit mbi
tragjeditë e tokës... së paku, ta lejonin të jetë pjesë e kësaj tragjedie...
Porse, kjo tragjedi po ndodhte në heshtje, si një mister...
Nga
an tjetër, shiu gjithashtu shënjon ndryshueshmërinë dhe dinamikën e përjetime
që ka Kadare për Kosovën. Shiu, së bashku me retë dhe bubullimat, krijon një
ndjenjë të largësisë dhe distancës nga Kosova. Kjo peshë e natyrës paraqet
ndjenjën e humbjes dhe ndërlikimit që ndjek folësin lirik dhe ndikimin që kjo hapësirë
ka në jetën dhe mendimet e tij.
Ndërkaq,
bubullima është simbol që ka disa kuptime dhe funksione të rëndësishme për të
ppriatur për përjetimet dhe përvojat lidhur me Kosovën. Bubullima është fenomen
natyror që ndodhet në fund të një stuhie ose një reshjeje të madhe shiu. Ajo
krijon ndjesinë e fuqisë dhe intensitetit, birën emocionale që Kadare ka për
Kosovën, duke i përshkruar ndjesitë e forta dhe emocionet e thella që ndodhin
në lidhje me Kosovën.
Bubullima
ndodh papritmas dhe është e shpejtë, krijon efekt të befasishëm dhe të
shqetësuar. Kjo befasi dhe ky intensitet paraqesin natyrën e mendimeve dhe
përjetimeve që ndodhin për Kosovën, duke sugjeruar se ato janë të papritura dhe
të fuqishme, si një bubullimë. Vërtet, këto përshkrime janë figura ë paralelizmit
figurativ, ku natyra merr pjesë në përjetimet e autorit.
Në
një nivel më të thellë semantik, bubullima simbolizon përfaqësimin e historisë
dhe traditës së Kosovës, forcat historike dhe kombëtare që kanë ndikuar në
formimin e identitetit të Kosovës dhe përjetimeve që ndihen në lidhje me të.
(28 janar 2025)