Përjetësi » Kadare
Sadik Bejko: Ishujt Kadare
E hene, 08.07.2024, 07:46 PM
ISHUJT KADARE
Nga
Sadik Bejko
Ika
me ngut buzë detit në Durrës.
Po
dhe këtu më vijnë ngushëllime nga miq të përbashkët. Bota letrare vazhdon të
jetë e tronditur. Dje më shkruante nga Athina poeti Niko Kacalidha: "I
dashur Sadik, pershendetje, mik! Tani qe u qetesuam disi, duhet t’ishprehim
njeri-tjetrit ngushellimet per Ismailin e madh i cili prej kohesh i perkiste
pavdekesise por cuditerisht jetonte me te gjallet!!!".
Ismaili
nuk më ndahet aq lehtë dhe fare nuk jam qetësuar. Më hyn mes lindjes së ditës e
më fluturon vonë me perëndimin e detit mbi ujërat.
Në
Durrës kemi shëtitur kur ishim të rinj.Ishte e lehtë të thoshe se mbi këtë rërë
të Epidamit antik dhe si rëra nën këmbë, kishin shëtitur e ikur ata autorë
tragjedish të përgjakshme që luheshin në amiteatrin e lashtë. Hija e rëndë e
portikëve të qemereve antike mbetej ende. U jepte monumentalitet epik
konstrukteve romanore të Kadaresë. Romane me lëndë e me rropamë të katastrofave
të shënuara nga fatthënat tragjike që ndjekin individët dhe epokat. Tragjeditë
lëvrinin në gjakun e lëndën e letrave që ai shkruante për ditë.
Kadareja
shëtiste me atë trupin e brishtë në supin tënd si çdo njeri i rëndomtë, por kur
i shkëpuste këmbët nga rëra ai futej në jetën e dytë, në atë të vërtetën, në
odën ku ai endi cohën e pamort të prozëz së tij.
Kemi
shëtitur në Gjirokastër... dhe aty nuk kishte zot tjetër që t'i vihej në krah.
Në
Butrint më ushtonin veshët nga koret prej kukuvajke të vajtocave antike që
"rastësisht" ishin bërë dhe pjesë e mishit të fortë të grave të
Rrafshit të kanunit që përzishëm mbulonin trupat e rrëzuar me plumbin e
gjakmarrësve.
Në
Qerret, te rezidenca Kadare, kemi qenë mysafirë të pritjeve të bukura të tij.
Kemi shëritur pyllin e vogël nën gumëzhitjen si prej gjinkallave të halave të
pishave.
Në
Ksamil para se të drekonim aty nga vitet '80, kishim bredhur brigjet përballë
ishujve të përralltë në ujëra të forta jonianë. Dikush nga ne aty pranë tha:
pse njërin nga këta ishuj nuk ia falin Lasgushit, dhe tjetrin Kadaresë? Ç'i do Shqipëria këta ishuj krejt më të kotë? Dhe me gisht, po t'i
prekje, ushtarët e rojës bregdetare të vinin në gjoks pushkën e mbushur me
fishekë. Atëherë nuk linin asnjeri të shëtiste tokën e drurët e atyre ishujve.
Mendoj
sot nuk është vonë që ata ishuj të
mbajnë emrat e mjeshtërave të pavdeshëm më lart...të Lasgushit e të Kadaresë:
ishulli Lasgush, ishujt Kadare.
Mbetem
kudo me hijen e të ikurit të madh pranë. Shpirti i tij mbase nuk do ende që të
largohet prej nesh. Është diku këtu në qiellin e drurëve tanë, diku nën retë...
Durrës, 05.07.2024