Përjetësi » Kadare
Milaim Zeka: Kush ishte “mekati” Ismail Kadarese?!
E premte, 05.07.2024, 06:52 PM
Kush ishte “mekati” Ismail Kadarese?!
Kadare ishte Piramida e Keopsit te Shqiperise
Nga
Milaim Zeka
Ata
qe duan me mesu se qysh duhet me dashte, me respektu dhe vleresu Kosoven, duhet
me lexu, me degju, e me studiu Ismail Kadaren.
Ata
qe duan me mesu se qysh duhet me dashte, me respektu dhe vleresu Ismail
Kadaren, duhet me lexu, me degju, dhe me studiu eliten e Kosoves, po mbi te
gjitha, eliten intelektuale dhe politike te rruzullit tokesor.
Ismail
Kadare ka qene ai thingili i kombit shqiptar, i cili ne prushin dhe hirin e
tokave shqiptare, eshte ruajtur, ka shpetuar, eshte ringjallur, per t’i treguar
botes mbare, kush kemi qen e kush jemi. Kadare ka komunikuar me boten ne 48
gjuhe te ndryshme.
Disa
te mjere po flasin per “mekatet” e Ismailit. Po te flisja me gjuhen e Fishtes,
apo te Faik Konices, i vetmi mekat i Ismail Kadares dhe Bekim Fehmiut ishte se
ata linden shqiptar. Asnje mekat tjeter.
Po
Zoti na ka dashur dhe na don, kur pjeses te ndritur te popullit shqiptar i ka
dhuruar njereze sikurse Ismail Kadaren.
Kam
qene shume njeri me fat qe e kam njohur qe ne vitin 1992. Nga intervistat dhe
bisedat private me te, kam mesuar me shume se sa nga gjithe librat e lexuara.
Lamtumire
Ismail. Ti ishe dhe do te jesh Piramida e Keopsit ne Trojet Shqiptare. Ke
ndertuar nje piramide ne kulturen dhe letersin boterore, qe fati e deshi te
ndertohej ne themelet e nje vendi te vogel me emrin Shqiperi!
Foto
e bere ne Paris, diten qe po festonim nenshkrimin e marrveshjes te Rambujese,
dhe para fillimin e bombardimeve ndaj Serbise.
“Mos
vdis pa e lexuar Ismail Kadaren”, keshtu shkruan nje kolege imja suedeze. Shume
titull i bukur, domethenes, sa nje liber.