Përjetësi » Kadare
Albert Habazaj: Një vjershë e vjetër për Kadarenë
E premte, 12.07.2024, 06:48 PM
NJË VJERSHË E VJETËR PËR KADARENË[1]
E shkruar te hyrja e mbyllur e I.
Kadaresë
Nga Albert HABAZAJ
Trokita
tri herë në derë,
Thashë,
mos erdhe nga Parisi
Të
njihte Kulla Eifel
Një
gjethe të gjelbër lisi.
Akoma
nuk qenke kthyer,
Të
të takoj s’qenka fat,
Një
zarf po hedh sipër derës,
Kuptohet
që s’është trakt.
Duke
ngjitur shkallët lart
Drejt
demonit Dritëro,
Të
mendoja si një makth,
Si
Eskil, (si humbës, jo).
Ç’domethënë
Kadare,
Fenomen
i Universit,
Nga
shqipja ka dalë mbi rè,
Diçka
mes fatit dhe tersit.
Përulet
me krenari
Para
teje Çmimi “Nobël”.
Pranoma,
o Madhëri
Këtë
dhuratëz të vogël!…
Libërthin
me poezi
Me
emrin “Nata
me hënë”,
Nga
racioni yt, pak mora
Posaçërisht për mua lënë…
Tiranë, 10.08.1996
[1] ) Kjo
vjershë është shkruar si autograf, në vend të një tufe me lule të freskëta
vargjesh për Shkrimtarin e Madhëruar Ismail Kadare në librin tim me poezi “Nata
me hënë”, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1996; botuar në vëllimin poetik
“Buzëqeshje të grisura”, Vlorë:
Adjona; f. 47-48