Përjetësi » Kadare
Eduard A. Skufi: Shtegtimi i një gjeniu për në pavdekësi
E shtune, 13.07.2024, 07:58 PM
SHTEGTIMI I NJË GJENIU PËR NË PAVDEKËSI
Një
kumt i pa autorizuar kur zemra nuk mund
të heshtë…
NGA
DR. EDUARD A. SKUFI, ATHINË
Ajo ishte një ditë
korriku e zakonshme, por që fshihte në mënyrë
tinzare një të pazakontë të trishtë, në
monohrominë e një surprize fatale. Në agimin e asaj ditë, klithma e një zemre
mes aritmie delirante, tundi me forcë këmbanat e kobshme të mortit në rezonancë
pa mbarim e objekti misterioz i
mendimit u nënshtrua. 1 Korrik 2024 romancieri
dhe iluministi i shquar, Ismail Kadare ndërron
jetë, kalon në përjetësi. As mediumet, as astrologët nuk e
parashikuan, sepse ishte e pakollajtë të deshifronin “kodin Kadare“, ai i përkiste
një tjetër galaktike. Dhe në finalen
e tij, ai shpalosi imazhin në figuracion, ku vera e nxehtë
përvëlonte sarkën, ndërsa lajmi i ftohtë, kallkan, në kontrast ngriu zemrën
dhe shpirtin e të gjithëve, që pikonte vec
dhimbje dhe lot. Ndërsa gëzimi
zvarritej në skutat e errta spirituale të
ndonjë qënie njerëzore
të pa shpirtë…Ike pa zhurmë, me dinjitet dhe
me vecantinë tënde . Ike por mbete me veprën tënde
madhore, që na dhurove neve dhe
gjithë universit . Ku me stilin filozofik dhe artin fin alegorik përshkron misteret dhe enigmat e atij rendi
tiran, hallkat misterioze të zinxhirit që lidhnin lirinë dhe që mbanin peng të ardhmen. Ike pa shumë
fjalë, pasi ti flisje me veprën
tënde.
Jeta të vendosi në rolin e një misionari, në një survivor atipik, për ti dhënë dritë atyre ditëve
pa diell! Ti si një Diogjen modern, pa zhurmë
me dritën e kandilit kërkoje njeriun , kërkoje virtytet, dhuroje ushqim shpirtëror dhe kulturë.
Zhurmën dhe polilogjinë ja le atyre mediokërve meskin, që si hijet e natës donin të zvenitnin dritën , me letra anonim dhe mail pas shpine .
Ata që të njëjësonin, në përballje me gjitonin e “sokakut të të marrëve“,
ata që mohonin kontekstin historik dhe figurën tënde komplekse. Nuk mund ta kuptonin ata, se ti dhe
dritë në dy shekuj, kur ata nuk ndriconin as shpirtin e tyre. Por ti e ngjite yllin e lavdisë
dhe nderin e kombit, në kupolën e akademisë franceze të shkencave
morale politike, ku të antarësoi elita
franceze. I hape atdheut dritaren europiane duke treguar rrugën. Nëse Ptolemeu i dha emrin kombit , ti i dhe nder dhe
reputacion. Në një afresk pikant shumë ngjyrësh, historik dhe gjeografik , mbështete me talent, fantazi dhe kurajo letërsinë
e vërtetë, pa zinxhir dhe
kur mungonte liria. E le Parisin ,
“Café Le
Rostand“ dhe “Jardin du Luxembourg“, more me veten nostalgjinë dhe
sharmin parizien, atëherë kur tranzicioni
penalizonte demokracinë, për të
mos mbetur “të
vonuar“ dhe u transferove
në
atdhe. Me projeksion të ideve
të reja dhe një
vizioni të rinovuar, me elokuencë të
vecantë letrare, fokusuar
kundrejt mentalitetit dhe kaosit
primitiv. Të vetmen kontratë e bëre me
ndërgjegjen tënde. Ti
njeriun e thjeshtë e quajte Promete, por nuk denjove
të dialogoje me ata tipa zhurmues. Ti ishe, Je dhe do të mbetesh jo vetëm një gjeni, në magji letrare por dhe një illuminist, figurë poliedrike që
vazhdimisht do të frymëzosh. Mendoj që brezi im ka një brengë, që nuk të tha në kohë “Faleminderit“.
Të faleminderit, o i shquari Kadare, që na bëre bashkëkohës, me figurën dhë veprën tënde. Të faleminderit maestro që na
ndricove rrugën. Të faleminderit pendëartë që na bëre
të harrojmë Eseninin
dhe Dostojevskin, Heminguejn dhe Tolstoin , se i gjetëm tek
ty. Ti ishe sintezë e satirës elegante të Nikollai
Gogolit, në “Shpirtrat e vdekur”, i Franc
Kafkës ekzistencialist filozofik, Xhorxh Orwellit fin dhe antitotalitar, mbase dhe i
dikujt tjetër, duke
u përpjekur me
përkushtim e forcë intelekti dhe arti veçse
për progres dhe emancipim social. Shumë emigrantë si unë,
bashkë me fotot e prindërve, veprat e tua i ruajmë
të shtrenjta dhe i konsultojmë
si Biblën. Kjo verë – dimër e pamëshirshme të rrëmbeu fizikisht, por ti nuk u shove, le dritën pas. Le pas
romantizmin, vlerat etike dhe estetike, gjithcka intelektuale dhe u vendose në
pjedestalin e përjetësisë. Tani që fizikisht largohesh, në skenë mbetesh me
imazhin krenar dhe observativ, por të pavdekshëm,
mes relikesh në fluiditet, të “ Gjeneralit të ushtrisë
së vdekur“,
në “Dimrin e madh“, për në “Pallatin
e Endrrave“ ku ato konvertoheshin në utopi,
dhe një mozaik veprash… I dhe një dimension të ri kulturës shqiptare dhe kombit dinjitetin e humbur!
I ngrite kokën lartë shqiptarit
të përbuzur dhe të fyer nga
ironia
e
fatit. Dhe brezat e
ardhme do të thonë :
« Kur thua magji letrare
nënkupton…, kur thua filozofi fine , nënkupton…,
Kur thua psikoanalist mes
larmi figurash letrare , nënkupton…, kur thua dritë
që ndricon rrugën, nënkupton… vetëm I. Kadaren. Shtegëtimi i
këtij gjeniu për në
pavdekësi la pas veprën e tij, por dhe peripecitë dhe
intrigat që e shoqëruan. Do të citoja sentecën
e tij idiomatike “letërsia e madhe
kalon mes ferrit“,
duke i shtuar parafrazimin, “ por herët a vonë e gjen rrugën për në
parajsë ”.
Megjithatë,
argumentet sado objektive qofshin, vëshirë
ti shmangen një perceptimi
subjektiv. ... Nuk mund të të them, “Lamtumirë“, sepse do të ritakohemi në veprat
e tua , mes
virtualitetit tënd, unë bashkë me mijëra të
tjerë, në një audience kosmopolite.
Pra mbetet një “Faleminderit“
nga zemra në pa mbarim, për ty i madhërishmi I. Kadare ! À bientôt…