E enjte, 24.07.2025, 11:15 PM (GMT+1)

Kerko: a

Federata e Arbërisë: Skandal në Klinë - Leje për Xhami në Zonë Arkeologjike

E enjte, 26.06.2025, 04:59 PM


Skandal në Klinë: Leje për Xhami në Zonë Arkeologjike – Federata e Arbërisë Reagon Ashpër ndaj Kryetarit Zenun Elezi

DEKLARATË ZYRTARE

Federata e Arbërisë e konsideron një shkelje të rëndë të identitetit kombëtar shqiptar vendimin e kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezi, për të dhënë leje ndërtimi për një xhami në një zonë arkeologjike me vlera të pakontestueshme historike, kulturore dhe shpirtërore shqiptare.

Kjo zonë përfaqëson një trashëgimi të rrallë të qytetërimit iliro-shqiptar dhe të besimit të lashtë të shqiptarëve, ku breza të tërë kanë ruajtur një identitet të rrënjosur thellë në kulturën perëndimore dhe traditën krishtere. Vendimi për të lejuar ndërtimin e një objekti fetar në këtë zonë nuk përfaqëson vullnetin e komunitetit lokal, madje as të vetë myslimanëve të kësaj ane. Bëhet fjalë për një agjendë të qartë të islamizmit politik, që synon:

Zëvendësimin e identitetit shqiptar me një identitet të huaj fetar dhe ideologjik;

Devalvimin dhe shkatërrimin e trashëgimisë sonë arkeologjike e kombëtare;

Krijimin e ndarjeve të rreme mes shqiptarëve mbi baza fetare, duke promovuar identitete të fabrikuara si “kosovar-mysliman”, në vend të kombit shqiptar.

KËRKESË PËR NDËRHYRJE URGJENTE

Federata e Arbërisë kërkon nga Prokuroria e Shtetit të hapë hetim penal urgjent për keqpërdorim të detyrës dhe veprimtari të dyshimtë korruptive ndaj Zenun Elezit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Kërkojmë nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Mjedisit:

Shfuqizimin e menjëhershëm të lejes ndërtimore;

Ndërprerjen e çdo aktiviteti ndërtimor që cënon vlerat historike të kombit

THIRRJE NDAJ PARTNERËVE NDËRKOMBËTARË – VEÇANËRISHT SHBA-së

Ne kërkojmë ndihmën e SHBA-së, aleates sonë historike, për të ndalur përhapjen e ideologjive të rrezikshme fetare, që po përdoren si instrument pushtimi ideologjik dhe gjeopolitik nga:

Rusia dhe Serbia, që përmes instrumentalizimit të islamit synojnë të na ndajnë nga Perëndimi dhe të minojnë partneritetin tonë strategjik;

Turqia, që përmes institucioneve fetare tenton të na rikthejë në sundimin osman dhe të na tjetërsojë në një “millet” islam të përulur;

Vendet arabe, që investojnë për të krijuar një “Arabistan” të vogël në Ballkan, për interesa të veta ideologjike dhe gjeopolitike.

FEDERATA E ARBËRISË – NË MBROJTJE TË IDENTITETIT KOMBËTAR

Në emër të Federatës së Arbërisë, një organizatë gjithëkombëtare që synon bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm – Shqipërinë Natyrore, ne deklarojmë:

Nuk do të lejojmë shkatërrimin e etnisë dhe kulturës shqiptare nën maskën e lirisë fetare;

Nuk do të pranojmë ndërtimin e objekteve me prapavijë ideologjike në zona me rëndësi historike;

Nuk do të heshtim përballë tradhtisë së elitave politike dhe intelektuale që për interesa të ngushta heshtin ose bashkëpunojnë me agjenda të huaja.

MESAZH PËR SHQIPTARËT

Nuk janë fajtorë qytetarët e thjeshtë – fajtorë janë elitat politike e pseudointelektualët, që nuk mbrojnë interesin kombëtar, që nuk udhëheqin me dije dhe kurajo.
Qytetarët shqiptarë janë viktima të manipulimeve fetare dhe ideologjike, të cilat shërbejnë për tjetërsimin e kombit në masë.

SHQIPËRIA NATYRORE – E DREJTA HISTORIKE DHE GJEOPOLITIKE

Bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm nuk është utopi. Është detyrim historik dhe e drejtë ndërkombëtare për vetëvendosje.

Nuk duam asgjë që nuk është jonë.

Por nuk do të lejojmë më që tokat tona të shndërrohen në Talebanistan, Arabistan apo Turkistan.

Ne jemi ilirë, shqiptarë, evropianë. Dhe të tillë do të mbetemi.

ZENUN ELEZI – MBAN PËRGJEGJËSI!

Zenun Elezi, mbaj përgjegjësi për veprimet e tua para ligjit, historisë dhe kombit!
Populli shqiptar nuk do të lejojë tjetërsojën e të shenjtës së vet – IDENTITETIN KOMBËTAR.

Me nderim kombëtar,
FEDERATA E ARBËRISË
Qershor 2025

Pamje e Zenun Elezit  e një antishqiptari vegël e Beogradit Rusisë dhe Shteteve Aziatike!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx