Kerko: a
Blerim Latifi: Programet racionale, idetë dhe të vërtetat shkencore janë gjëra të kota në politikë
E enjte, 26.06.2025, 04:58 PM
Prof. Blerim Latifi:
Programet
racionale politike, idetë politike, të vërtetat shkencore janë gjëra të kota në
politikë; ato që kanë rëndësi në betejat politike janë mitet politike. Sepse
mitet i mobilizojnë masat, ndërsa idetë abstrakte i demobilizojnë ato.
Kjo
ndodhë për faktin se mitet politike ofrojnë "epope morale për grupet
shoqërore", ndërsa teoritë racionale nuk e mundësojnë një gjë të tillë.
Mitet
politike u japin kuptime të thjeshta dhe tërheqëse përvojave politike të
grupeve, ndërsa teoritë racionale shpjegime të komplikuara abstrakte.
Mitet
politike janë poema që inspirojnë mobilizimin e veprimin, ndërsa teoritë
racionale kryesisht janë përmbledhje e mërzitshme prozaike.
Kështu
mendonte 127 vjet më parë George Sorel, inxhinieri francez, që la zanatin e tij
për t’u marrë me studime filozofike mbi politikën e shoqërinë.
Sot
ai është pothuajse i harruar dhe njihet vetëm nga specialistët e historisë së
mendimit politik, por përkundër këtij fakti ideja themelore e tij mbi mitin
politik në kohën tonë është kthyer në paradigmë dominante të veprimit politik
në shkallë globale.
Sot
të gjithë, majtas e djathtas, janë bërë sorelianistë, sepse sot nuk ka më
konflikte të ideve racionale në politikë, por vetëm konkurrencë brutale të
miteve politike.
Dhe
për të shmangur disi bezdisjen që krijon termi “mit”, është gjetur eufemizmi
për të në termin “narrativë politike”.
__________________
Në
Samitin e NATO's në Holandë krejt shtetet anëtare qenkan pajtu për rritjen e
shpenzimeve ushtarake për mbrojtjen e përbashkët, me përjashtim të Spanjës.
Ky
shtet, me politikën e jashtme ma palidhje në krejt Perëndimin, dhe duke qenë
larg rreziqeve aktuale gjeopolitike, ka refuzuar konsensusin për fuqizimin e
NATO's.
Por
Trump qenka kujdesur me ia dhanë një shpullë të mirë gjatë konferencës për
media.
Krejt
paralajmërimet se Trump do ta shkatërroj NATO'n, se do ta përçaj e dobësoj
Perëndimin, po dalin të kenë qenë paralajmërime të rreme, të ardhura kryesisht
nga ata që BE-në dhe NATO'n i kanë marrë si shërbime gratis për veten e tyre.
Ja si ky kryeministri palidhje i Spanjës.
__________________
Importohen
masivisht dhe të papenguara produkte ideologjike me afat të skaduar dhe të
rrezikshme për trurin. Sidomos për trurin e fëmijëve e të rinjve.
Importohen
masivisht produkte të konsumit ditor me baktere e substanca të rrezikshme për
shëndetin dhe rrallë bën vaki të ndalohen.
Ma
e fortë se guri kish qenë kjo Kosova e shkretë.
__________________
Prekazi.
Nji tablo impresioniste, që ta pastron shpirtin nga pluhuri i përditshmërisë
dhe veshët nga zhurmat kakofonike të agorave politike. Nji tablo e parë nga
kodra e vorreve të moçme, të cilave legjenda ua dha emrin e mistershëm
"Vorret e krushqve".
__________________
Në
Mexhlisin e Iranit e paskan djegë një flamur amerikan. Qysh na tregon historia
e 80 viteve të fundit, ata që e kanë djegë kët' flamur, ditë të hajrit nuk kanë
pa ma kurrë. Por s'ke ç'i bën, kur mendja të terrohet dhe i mshon murit me kokë
me sa fuqi që ke.
__________________
Kjo
fotografi është shkrepur në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me 17
shkurt 2008.
Ajo
e shpreh krejt thelbin e historisë tonë bashkëkohore.
Sa
shumë janë bâ përpjekje gjithë këto vite që këta dy flamuj t'ua heqin
shqiptarëve të Kosovës nga zemra, mendja dhe imagjinata për të ardhmen.
__________________
Pasi
ua kanë helmu mendjen, tash ua helmojnë edhe trupin tuaj e të fëmijëve tuaj.
Gjithë e kam ditë: këta janë botë e errët, botë e njerëzve të ligj.