Kerko: a
Vanila Sinani Kabili: 'Reflektime atdhedashurie', një libër me vlera atdhetare dhe humane
E premte, 16.05.2025, 06:55 PM
"Reflektime atdhedashurie", një libër me vlera atdhetare dhe humane deri në deje, i autorit Ibrahim Kabili
"Arsimtari
e ka për detyrë me i rranjosë studentit dashurinë për atdhenë, por arsimi nuk
asht politike dhe as nuk duhet t'i shërbeje kurrë një rryme patriake".
– At Zef Pllumi
Nga
Vanila Sinani Kabili
Ibrahim
Zija Kabili atdhedashësi i flaktë, krenar për historinë e popullit të thjeshtë
shqiptar, dhe jo vetëm, mendues i mundësive të ndryshme për të parë atdheun e
shumëkërkuar të bashkuar, pa kufinj territorial. Dashuria e tij për
shqipfolësit shemb çdo mur, pikëpamje, këndvështrim, preference
politike e partiake. Intelektuali që nuk bëri kurrë pakt politik , përtej
preferencave të tij. Idealist por jo ambicioz, e i verbër, përpos ndjenjës
kombëtare. Arsimtari që e ndjen borxh e detyrë pikëpamjen për t'i dhënë zgjidhje një herë e
përgjithmonë çështjes kombëtare brenda dhe jashtë kufinjve. Arsimdashësi që
ndjenjën patriotike e vlerëson te ai që mbështet dhe ai që giykon. Njeriu që
mundohet me shpirt t'i thotë të bardhës të bardhë e te zezës e zezë. Ai nuk
bëri kurre jetë për të pasur të ardhura materiale, por luftoi për të lënë një
vepër, një ndjesi humane, një dashuri njerëzore, një impakt atdhedashës,
liridashës, fëmijëve, nxënësve, familjarëve të tij dhe brezave që do të vijnë.
Libri
"Reflektime atdhedashurie", është frut i një përvoje prej disa
dekadash, i një ndjenje atdhetare të kultivuar nga studimet e hollësishme
arsimdashëse dhe leximit kritik të historisë së përçarjes atdhetare. Një libër prej shtatë krerësh që
konkludon borxhin profesional dhe emocional të autorit, për të vënë një gur më
shumë në kufinjtë territorial
mbarëshqiptare.
Në
kreun e parë vendin e zënë intelektualët patriotë me vlera të mëdha kombëtare,
si: Avni Rustemi, Tahir Sinani, Jakup Krasniqi . Sipas autorit është e pamundur që një atdhetar e patriot të mos
jetë intelektual. Luftëtarë në luftë, në ide dhe pikëpamje kombëtare.
Në
kreun e dytë: Figura që na nderojnë,
autori ka gjetur rastin të vlerësojë
punën e figurave me vlera të vendlindjes së tij. Dilaver Hoxha, koloneli
i luftës dhe paqes, përfaqësues krenarë
i zonës së tij në forcat e armatosura dhe integrimin e Shqipërisë në NATO.
Intelektuali
dhe ushtaraku i lartë Sabri Memaçi, profesori i mirëpërgatitur, me disipline
strikte, rregull, patriotizëm dhe mbi të
gjitha thjeshtësi e dashamirësi.
Musa
Abazi, kryetari i Shoqatës së Pajtimit Kombëtar " Bena". Njeriu i
përkushtuar, punëtor dashamirës i harmonisë mes njerëzve .
Hamza
Sita, administrator fjalëpakë e punëshumë i zonës së Bendës.
Simpatia
për Kosovën, kosovarët, por edhe plaga akoma e hapur e saj e ka ngacmuar
gjithmonë unin e tij. Borxhin ndaj atdheut ai ja faturon çdo politikani,
atdhetari.
Ura
e Ibrit, loja me dy standarde e BE-së, brishtësia dhe pasiguria e Kosovës e
shqetësojnë si gjithmonë autorin, e kjo shprehet në kreun e tretë të librit.
Vëzhgues
i hollë i qasjeve politike që shqetësonë shqiptarit do të takojmë në kreun e
katërt. Plaga e kahershme e emigrimit, dukuritë negative në familje, shtetin
brenda shtetit, shoqërinë e traumatizuar dhe shtresa më e vuajtur e shoqërise
do zerë vend në shqetësimet e
përditshme
të tij.
Autorin
e shqetëson e ardhmja e brezit të ri, kulti i "njeshit", qeverisja
dhe pasojat shoqërore . Aspiron për dreitësi e ndryshime të thella demokratike
që të jemi sa më pranë families europiane. Si një mësues i dashuruar me pasionin
për punën e tij, kreun e pestë ja kushton atyre që zgjuan mendjet e ndritura në
zonën e lindjes. Njerëzit që dhanë kontribut të veçantë dhe nxitën imagjinatën
për të
lexuar
i trajton me shumë dashuri.
Ne
kreun e gjashtë gjen vend dashuria e autorit për artin, artistët, të bukurën.
Ai e gjen të bukurën te e thjeshta sublime.
Muzika,
"Kanarina e Matit" Feride Kurti, kuitimi për të në vendlindjen e saj
ishte shtysa e të shkruarit sërish të autorit. Shtrohet një objektiv dhe pastaj
autori di të përshtasë mirë mjetet dhe qëllimet.
Me
parimin që do respektuar kontributi i çdo gytetari vlerëson figura të shquara
të këngës shiptare, si: Feride Kurti, Hafsa Zyberi, Parashqevi Simaku.
Është
kureshtar për virtuozitetin në përdorimin e daulles të patriotit të tij.
Ruaitien e traditës nëpërmjet valltarit Hasan Sulmeta.
Vlerëson
në kreun e shtatë komentet pozitive dhe mirëpret me finesë komentet disi
negative.
Ibrahimi
si atdhedashës është i pastër në mendimet e tij, mendon se gjëja e duhur bëhet
në kohën e duhur. I durueshëm, i disiplinuar, këmbëngulës, i vendosur për të
thënë atë që duhet thënë, me zjarr ngrohës dhe jo djegës i përgjigjet thënies
së Martin Luther King "Esht gjithmonë koha e
duhur
për të bërë gjën e duhur".
VANILA SINANI KABILI
Tiranë, më 16.05.2025