E enjte, 24.07.2025, 10:11 PM (GMT+1)

Kerko: a

Florim Zeqa: Kuvendi peng i kalkulimeve politike!

E enjte, 15.05.2025, 06:50 PM


Kuvendi peng i kalkulimeve politike!

Nga Florim Zeqa

Atdhetarët sa më shumë që e shfaqin dashurinë ndaj atdheut, politikanët

Këta idiotët e popullit po i shfaqin hapur ambiciet e tyre për pushtet! Ky është dallimi mes atdhetarëve dhe politikanëve. Përderisa atdhetarët janë misionarë të përhershëm dhe të zgjuar të kombit shqiptarë, politikanët karrierist janë antipod i atdhedashurisë dhe shtetndërtimit.

Hapni rrugë për zgjidhje ose zgjedhje

Me lojëra të turpshme për pushtet, politikanët apo deputetët e rinj në Kuvend janë duke shkelur mundin dhe sakrificën e shumë brezave atdhetarësh, janë duke shkelur paturpërisht mbi gjakun e heronjve dhe dëshmorëve, si dhe janë duke rrënuar shtetin në embrion dhe janë duke e shkatërruar të ardhmen e brezave në Kosovën e larë me gjak ndër shekuj!

Përligjja e betejës politike në Kuvend në mes "pozitës dhe opozitës", e ka krijuar atmosferën shtetrrënuese në Parlament, ku askujt nuk është duke i interesuar shteti, por pushteti i turpit të paparë në Kosovën e pasluftës!

Pas dështimit të 15-të më radhë, kanë mbetur vetëm dy rrugë për dalje nga situata e krijuar e ngërçit artificial në Kuvend: ndërhyrje e shpejtë e ndërkombëtarëve ose shkuarje në gjedhje të reja?

Deputet të Kuvendit të Kosovë, ju që po e konsideroni heshtjen e popullit si qyqare dhe injorante!

Mirëpo, mos harroni, në zgjedhjet e radhës do ta merrni vesh se populli nuk është i tillë! Do t'ju ndëshkojë pamëshirshëm juve qyqarë dhe zuzarë që më shumë po ngjani në 'ujqër të uritur' pas gjahut të pushtetit sesa të zgjedhur të popullit!

Keni filluar të dukeni edhe më keq se kaq, jeni kthyer në uzurpator të Kuvendit për llogari të ambicieve të sëmuara të liderëve partiakë!

Tashmë të gjithë e kanë kuptuar këtë marrëzi politike që po e bëni në Kuvend, e kanë kuptuar votuesit e shkretë që i mashtruat e deri tek foshnjet në djep.

Një gjë mos e harroni, nga do ikni e ngado shkoni mallkimi i popullit do t'iu ndjekë pas, deri në ferr kur të shkoni!

Tani e keni tepruar me lojëra fjalësh dhe hedhje faji ndaj njëri-tjetrit. Qytetarët e dinë mirë kush po e mban peng Kuvendin dhe pse!

Konstituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë deputeteve pa dallim formacioni partiakë, kurse formimi i Qeverisë është detyrim i partisë fituese.

Presidentja pa vullnet për zgjidhjen e ngërçit politik në Kuvend, cakton afate kohore (përmes zëdhënësit të saj) për dërgimin e ftesave partive politike, kur të njëjtën gjë mund dhe duhej ta bën në menyrë imediate!

Florim Zeqa, 13.05.2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Skender Jashari: Dalja në publik e agjentëve islamikë të Serbisë Klajd Kapinova: Hienat e Bashkimit Europian kanë fytyrën origjinale të Mafies Politike të Dullës së Ri Aurel Dasareti: Kultura është identiteti i një shoqërie të tërë, është shtylla kurrizore e një populli Sonila Meço: Analiza e një Eksperimenti të Korruptuar: Zgjedhjet në Shqipëri Ndriçim Kulla: Hordhitë e bandave në këto zgjedhje ishin një terrorizëm i gjallë kundra demokracisë Sadbere Emshiu: Zhgënjimi që i kalon kufijtë Kalosh Çeliku: Luftë me mik e për armik Florim Zeqa: A është i mundur rikthimi i filozofisë politike rugoviane në LDK?! Skender Jashari: Republika e Kosovës, nën kthetrat e propagandave jomiqësore Klajd Kapinova: Ia pishit lëngun e ia ndishit lezetin mjerimit dhe skllavërisë mendore ku keni ra Florim Zeqa: Dështimi i 14-të, turpi i partive parlamentare! Luan-Asllan Dibrani: Si radikalizmi islamik po shfrytëzohet për të rrënuar Kosovën nga brenda Ag Apolloni: Vrasim në emër të Zotit Idriz Zeqiraj: Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë "me hu në krahë" Florim Zeqa: Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës! Sevdail Hyseni: Musa Sabedini – Zëri i fjalës së lirë dhe etikës në gazetari Albert Zholi: Boll më me luftëra Gjon Keka: Është e domosdoshme të mblidhen pasardhësit e Gjergj Kastriotit në një Kuvend mbarëkombëtar Eshref Ymeri: Maskarada e përvitshme në Sheshin e Kuq të Moskës Luan Asllan-Dibrani: Bllokadë, frikë dhe hipokrizi: Opozita që i trembet lirisë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx