E premte, 25.07.2025, 11:58 PM (GMT+1)

Kerko: a

Sevdail Hyseni: Mushkonja

E shtune, 10.05.2025, 01:21 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Mushkonja

Quhet mushkonjë një insekt fluturues parazitar,

Një krijesë, që nuk njeh pushim veror e as orar.

E gjeni kudo: në qytet, fshat, plazh dhe në mal,

Ajo pickon pa dallime a je vendor, apo rajonal.

Nuk njeh ngjyrë, moshë, gjini, fe dhe kombësi,

Ajo, thjesht, është simbol i barazisë në gjithësi.

Nuk të gjykon sipas ngjyrave të ylberit mbi re,

E, sa njerëz të pranojnë, pa kushte, ashtu si je?!

Vetëm mushkonja femër guxon të merr gjak,

Më pas të len një kujtim të kromës, pa merak.

Për të nuk ka rëndësi a je pozitë, apo opozitë,

Ta fut një gjilpërë dhe t’i bënë kapsollë sytë.

Gjumi të prishet natën, s’ndjehesh fare i qetë,

Nuk të bënë “like”, as të lë ndonjë “koment”.

Por, të vulos një të kuqe, të ënjtur e të fryrë,

Që të kruhesh gjatë, në bark, shpinë e fytyrë.

Mirëpo,  kur vjen dimri, mushkonjat tinëzare,
Ikin si premtimet pas një fushate zgjedhore.
Kthehet vera sërish, së bashku me festivalin,
Kthehen dhe mushkonjat e nisin karnavalin.

Ndaj, herën tjetër kur dëgjosh "zzzz" në vesh,
Mos e godit mushkonjën, gjithë gëzuar të jesh.
Se ndoshta ajo vjen të të kujtojë me mall e stil,
Si askush tjetër në jetë, pa filtra edhe pa profil!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx