Kerko: a
Ftoheni të merrni pjesë në përurimin e librit monografik të titulluar “Doktori që i dha jetë lirisë – Dr. Fahredin Hoti”
E merkure, 19.02.2025, 07:32 PM
PËRURIM LIBRI
(Për nder të Pavarësisë së Republikës së Kosovës)
Ftoheni të merrni pjesë në përurimin e librit
monografik të titulluar “Doktori që i dha jetë lirisë – Dr. Fahredin Hoti”,
autor Mr. Besnik Hoti, i cili organizohet për nder të Pavarësisë së Republikës
së Kosovës.
Data: 23 shkurt 2025 (e diel), Ora: 12:00
Adresa: Kronetorpsgatan 1, Malmö
Në këtë ngjarje do të shfaqet një program
dokumentar për jetën dhe veprën e Dëshmorit të Kombit, Dr. Fahredin Hoti.
Për librin do të referojnë:
Hysen Ibrahimi
Mona Juniku
Isuf Bajraktari
Alejna Emini
Poetët Remzi Basha, Idriz Gashi, Xhevrije Nimani
dhe dy nxënëse të mrekullueshme, Arnela dhe Elea Elshani, do të deklamojnë
poezi kushtuar dëshmorit, Dr. Fahredin Hoti.
Ngjarja do të pasurohet me një program kulturor me
këngë e valle shqiptare, interpretuar nga të rinjtë e Shoqatës Kulturore
Shqiptare “DARDANIA DANS”, me koreografi nga Naser Sopjani.
Eventin do ta përcjellin me kamera Avdyl Uka dhe
djemtë e tij, si dhe TV “Fontana” nga Kosova, me drejtor Zeqir Mehmetaj.
Në fund, ju informojmë se ky aktivitet do të
botohet si temë e veçantë në librin e radhës të z. Hysen Ibrahimi.
Pas përurimit, do të shërbehet një koktej për të
gjithë të pranishmit.
Ardhja juaj na nderon!
Në emër të Këshillit Organizativ,
Hysen Ibrahimi, Kryetar