E marte, 06.05.2025, 06:43 PM (GMT+1)

Kerko: a

Atdhe Geci: Identiteti im dardan

E diele, 16.02.2025, 06:52 PM


IDENTITETI IM DARDAN

Heroike është toka kur emrin e saj e thotë

përmes një Kishe, varri  apo  një faltoreje

sa lavër kam bërë mbi varr    Justinianit

e thotë pronari i tokës një bujk i kulturuar

më vjen të skuqem    nuk isha arkeolog.

Është koha Kosova    shkruhet Dardani

në Lokalitetin  Arkeologjik  të Dardanisë

ra kufiri me tokën  dhe  dhimbjen e dheut

ranë mitet e legjendat dhe morën arratinë

te kjo Kishë sa "Te Deume" janë kënduar

antika  jonë  është  brenda  kores së tokës.

Sa e shenjtë toka kur tregon  emrin  e  vet

mija vjet ky vend  është  quajtur  Dardani

nën koren e tokës prehen të gjitha kohërat

vajzëri e tokës    heshtur  është  mendje,

këmisha Justinianit afër varrit është gjetur

dhjetëra gjëra fshihen dheut të pa gërmuar.

Me 14 gusht, 2023, u  zbulua    Ulpianë

dedikimi i  Perandori Justinian, Dardanisë

një mozaik i shkruar  për  origjijnën  e  tij

dedikimi Perandorit Justinian  bart  porosi

që Kosova ta kthej  emrin  e  vet, Dardani.

Atdhe Geci - Prishtinë, 16 gusht, 2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx