| E diele, 16.02.2025, 06:52 PM |
IDENTITETI
IM DARDAN
Heroike
është toka kur emrin e saj e thotë
përmes
një Kishe, varri apo një faltoreje
sa
lavër kam bërë mbi varr të Justinianit
e
thotë pronari i tokës një bujk i kulturuar
më
vjen të skuqem që nuk isha arkeolog.
Është
koha Kosova të shkruhet Dardani
në
Lokalitetin Arkeologjik të Dardanisë
ra
kufiri me tokën dhe dhimbjen e dheut
ranë
mitet e legjendat dhe morën arratinë
te
kjo Kishë sa "Te Deume" janë kënduar
antika jonë
është brenda kores së tokës.
Sa
e shenjtë toka kur tregon emrin e vet
mija
vjet ky vend është quajtur
Dardani
nën
koren e tokës prehen të gjitha kohërat
vajzëri
e tokës së heshtur
është mendje,
këmisha
Justinianit afër varrit është gjetur
dhjetëra
gjëra fshihen dheut të pa gërmuar.
Me
14 gusht, 2023, u zbulua në
Ulpianë
dedikimi
i Perandori Justinian, Dardanisë
një
mozaik i shkruar për origjijnën
e tij
dedikimi
Perandorit Justinian bart porosi
që
Kosova ta kthej emrin e vet,
Dardani.
Atdhe Geci - Prishtinë, 16 gusht,
2023