E merkure, 30.04.2025, 06:58 AM (GMT+1)

Editorial

Gjon Keka: Kosova të kthehet në udhën që e trasojë presidenti Rugova

E merkure, 05.02.2025, 07:57 PM


Kosova të kthehet në udhën që e trasojë presidenti Rugova, udhën e miqësisë së përhershme dhe të veçantë me ShBA dhe vendet mike europiane

Nga Gjon Keka

Se Kosova si shtet nuk mund të imagjinohet pa mbështetjen e ShBA-s dhe Europën, këtë e din të gjithë,  por se ka në mesin tonë mosmirënjohës ndaj mbështetjës dhe çlirimit e bërjes shtet nga ShBA dhe disa vende mike euopiane kjo shihet qartë.

Ja arsyet pse Kosova si shtet nuk mund të qëndrojë,  as të ngritet e njihet ndërkombëtarisht pa ShBA dhe disa vende mike europiane:

e para Kosova është shtet i ri,  i pafuqishëm,  i pazhvilluar ekonomikisht, i dobët ushtarakisht dhe me probleme të shumëta brenda,

e dyta nuk është njohur nga të gjitha vendet e botës demokratike dhe europiane.

e treta nuk është anëtare e OKB, Këshillit të Europës;NATO-s dhe BE-së,

e katërta nuk e ka përfunduar ende dialogun më Serbinë dhe e ka lidh veten më marrëveshje brenda dialogut dhe zotimeve që janë bërë nga dy palët,  pra pa një përfundim të këtij dialogu e ky mund të përfundojë vetëm nëse ShBA dhe BE i vendosin në tavolin propozimet që e përmbyllin dialogun më pajtimin e dy palëve, ose me anë të „shkopit dhe karrotës" për palët që pengojnë marrëveshjet dhe përfundimin e dialogut.

Tani kur kemi edhe deklarata dhe qëndrime të prera nga ShBA dhe disa vende europiane se kush është në vijë me të dhe kush jo,  dhe kush nuk po e lë Kosovën si shtet të ecën krah për krah me ShBA dhe vendet mike europiane.

Nisur nga kjo populli i Kosovës i vetëdijshëm dhe duke mos harruar të kaluarën e tij si dhë mirënjohjen ndaj miqëve e aleatëve sikur janë ShBA dhe vendet mike europiane duhet të votojë për ata që sado pak i qëndrojnë vijës perëndimore dhe punojnë bashkë me ShBA dhe miqëte e vendeve tjera europiane.

Nuk duhet lejuar që timoni i shtetit të Kosovës të qëndrojë në duar të atyre që ia ndryshojnë rrugën historike të saj nga ajo rrugë e përbashkët që ka ardhë Kosova deri më sot me ndihmën e ShBA dhe vendeve mike europiane, në rrugën e sulltanizmit dhe asaj lindore apo egoiste dhe krye në vete.

Koha që populli të shoh jo vetëm me sy të tij por edhe me zemrën dhe mendjen e tij se po mos të ishte ShBA, ndërhyrja e NATO-s dhe vendet mike europiane Kosova nuk do të ishte çliruar dhe as nuk do të mund të ndërtonte shtet demokratik dhe të njohur sidomos nga vendet e rëndësishme që e kanë ndihmuar atë deri më sot.

Me pak fjalë populli i Kosovës të mos mashtrohet dhe të mos jetojë me iluzionin që e ka krijuar pushteti i sotëm se punët janë mirë,  punët nuk janë mirë dhe kjo shihet qartë, prandaj duhet një ndryshim dhe një peshë e votës së secilit që ta rikthejë Kosovën në udhën që e trasuan presidenti vizionar dhe historik e i urtë dr.Ibrahim Rugova pra në udhën e miqësisë së përhershme dhe të veçantë me ShBA dhe vendet tjera mike të botës demokratike dhe ato europiane.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx