Kerko: a
Petrit Dibrani: S'kemi ‘Alternativë’ për të votuar në zgjedhjet parlamentare
E shtune, 14.12.2024, 07:56 PM
Petrit Dibrani:
Të
dashur qytetar, të Republikës së Kosovës!
Shumica
jemi në dijeni që s’kemi ‘Alternativë’, për të votuar në zgjedhjet
parlamentare.
“Thuhet
se votimi e sjellë ‘ndryshimin’, mirëpo edhe ndryshimi s’mund të ndodh, me
kandidat në listat e subjekteve të caktuara politike, që janë të akuzuar e
dënuar për vepra penale, korrupsion dhe rrugaçëri-veprime të pahijshme dhe të
dëmshme, për një shoqëri”!
LVV-je,
me kandidat të akuzuar për vepra penale, korrupsion e huliganizëm, me Agim
Bahtirin (analfabet e MUJSHAR dhe qesharak), që ka premtuar se nxemjen në
shkolla do ta bëjë me “bërthama të kumbullave” dhe me një kandidat për
kryeministër frikacak, i njohur për fjalor populist, premtime boshe, thënje të
përpunuara nga autor t’huaj dhe asnjë premtim të realizuar, për më shumë se
4-katër vjet, udhëheqës i ekzekutivit.
PDK-ës,
me kandidat për kryeministër, i thirrur për ringjallje të ekonomisë, duke ditur
faktin që ka qenë pjesë e disa institucioneve vite me radhë dhe s’ka bërë
asgjë, plus me një kryetar të “përbetuar” dhe të dëshmuar islamist, që i ka
larguar nga holli i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, fotografitë e
Nënës tonë të madhe, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e të Shenjtë Terezë dhe dr. Ibrahim
Rugovës, President Historik.
LDK-ës,
me kryetar që s’ka bërë asnjëherë asgjë për Kosovë dhe nuk është i njohur për
asnjë veprim të caktuar në të mirë të qytetarëve, e kandidat që s’kanë pasur
dhe s’kanë asgjë të përbashkët me frymën Rugoviane dhe kastë të vjetër të
korruptuarish, mirëpo me një grimë shprese, për kandidatët e rinjë dhe të
panjohur për publikun.
AAK-ës,
me listë-kandidat të korruptuarish dhe koalicion, me njerëz imitator për nga
pamja me mjekrra ‘talebane’, etj…
Mendimi
im: votimi bëhet për ndryshim, po mjerisht, unë s’kam alternativë, s’kam kujt
t’ja jap votën!
_______________
Ishte
muaji shkurt i vitit 2012, kur Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad pat-(i)
thënë:
“Izraelin
do ta zhdukim nga harta”, madje edhe disa (analfabet hoxhallar) në Kosovë u
entuziazmuan dhe më vonë edhe u akuzuan, për nxitjen e shkuarjes në Siri të të
rinjëve shqiptar, ndërsa sot Presidenti i “famshëm”, përderisa po shkatërrohet
dhe copëtohet atdheu i tij, ai ik!
E
kam thënë:
“mos
u kruani me mendjen e Botës Izraelin”, ngaqë s’mundeni e s’do mundeni dhe
''Do
not worry and pray for evil, because evil always breaks out''.