Mendime
Idriz Zeqiraj: Të shantazhuarit me dosje kriminale kërcënojnë shtetin!
E marte, 10.12.2024, 07:54 PM
TË SHANTAZHUARIT ME DOSJE KRIMINALE, KËRCËNOJNË SHTETIN!
-Testimi serioz i mësimdhënësve, garanci e suksesit në
arsim-
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Është në praktikën e të majtës, sidomos
të asaj ballkanike, të përvetësojnë e privatizojnë sindikatat, shoqërinë civile
dhe organizma të tjera të ngjashme, për t`i përdorur ato në protesta e
demonstrime, madje pa ndonjë motiv të arsyeshëm, për ta kërcënuar ndonjë parti,
shtetin, për qëllime elektorale dhe destabilizuese. Kështu po ndodhë me
partitë-banda, të koalicionuara në PAN-in kriminal. Ato thirrën në djathtizëm,
por, realisht, janë të majta ekstreme, puro staliniste, me një urrejtje
patologjike për Perëndimin, në përgjithësi, dhe Amerikën, në veçanti. Thirrjet
e tyre në "Amelika, Amelika", janë individë të kriminalizuar dhe
kandidatë potencialë, për t`u zinxhirosur me dosje faktike vrastare e hajnore.
Shembullojmë:
Sindikata SBASHK, e drejtuar nga kuadro
të thekur të SHIK-ut ilegal e kriminal, vazhdon të manipulojë e sabotojë
mbarëvajtjen e procesit arsimor, të kërcënojë qeverinë e shtetin e Kosovës.
Vetëm një pikë më dobët, krahasuar me rezultatet e qeverive paraprake, të
testuara nga PISA, që kishte Kosova, opozita PAN-iste e bëri namin, edhe pse
kjo ishte rrjedhojë e grevës të SBASHK-ut. Ministrja e Arsimit, Arbërie
Nagavci, në emër të dikasterit, bëri marrëveshjen për pagesën e një muajit të
humbur në grevë, në kushtëzim të plotësimit të shumë mijëra orëve mësimore të
humbura, sa sabotuese e armiqësore, aq edhe të turpshme e kriminale. Paratë u paguan
për mësuesit, natyisht, jashtëligjshëm, por Sindikata e SBASHK-ut, e drejtuar
nga Rrahman Jashari, vegël qorre të eksponentëve të SHIK-ut, Reshat Kushe,
nënkryetar dhe Imer Imeri, sekretar i kësaj sindikate, dikur qëndrestare
përballë pushtuesit, ndërsa tani mafioze, në shërbim të bandës PAN.
Sabotimi i drejtëpërdrejtë i procesit
mësimor, respektivisht, pengimin e testimit të mësimdhënësve, ka qenë i
skajshëm i vrazhdët. Është unike deklarata e Rrahman Jasharit, Rrahman Grevës,
kur sfidon dhe kërcënon, publikisht, shtetin, duke thënë se "sa të jam unë
kryetar e SBASHK-ut, nuk do të lejoj të bëhet testitimi i mësimdhënësve në
asnjë nivel!" Ndërkohë që dihet se testimi është i paraparë me ligj, ka
qenë dhe mbetet i gjithmonshëm dhe i përbotshëm. Një testim serioz, është
garanci e suksesit në arsim. Dhe, kjo bëhet, kryesisht, me shkrim. Cilido që
nuk realizon përqindjen e normuar të pikëve, e humbet të drejtën e
mësimdhënies. Dhe, për ta rifituar të drejtën e sërishme, duhet kaluar për një
proces riaftësimi, sa të gjatë, aq edhe të vështirë.
Janë 4 (katër) arsye bazë, që i japin
të drejtë ministrës Arbërie, që të mos pranojë asnjë bisedë me kryesinë e
SBASHK-ut:
1. Krerët e SBASHK-ut, me argatët e
tyre servil e të pa integritet, janë kuadro të një organizate ilegale e
vrastare, SHIK, e cila ka përgjakur Kosovën;
2) Krerët e SBASHK-ut kanë shkelur
ligjin, duke refuzuar, përkatësisht, sabotuar testimin e mësimdhënësve, duke
ndikuar drejtëpërsëdrejti në cilësinë e dobët të procesit mësimor;
3) Krerët e SBASHK-ut kanë mashtruar e
tradhtuar marrëveshjen për plotësimin e shumë mijëra orëve të mësimit të
humbura, edhe pse janë paguar. Pra, mashtrim dhe vjedhje - njëherësh;
4) Krerët e SBASHK-ut, si dhe krerët e
sindikatave tjera, konkretisht, të organizatës të OVL të UÇK-së, duke qenë të
shantazhuar me dosjest kriminale, për -të bëmat- e tyre vrastare, janë vënë në
shërbim të partive-banda të PAN-it, për ta destabilizuar vendin, për interesa
të PAN-it. Ata u kanë bërë thirrje edhe sindikatave, për t`u solidarizuar në
greva e protesta, për ta shantazhuar dhe kërcënuar shtetin e Kosovës, në
vijimësi.
Kupa është stërmbushur dhe shkarkimi i
Kryesisë të SBASHK-ut, është imperativ, kërkesë e kohës.
Si motër e SBASHK-ut është OVL e
UÇK-së, përkatësisht, krerët e saj me bashkëpunëtorë, madje prej krijimit të
kësaj organizate dhe deri më sot. Të bëmat e kësaj organizate me emër
shenjtëror, por me veprime të pista, qofshin ato hajnore, grabitçare, haraçiste
dhe pjesëmarrës në krime makabre.
Sjellim vetëm disa nga të bëmat e
krerëve kriminale të organizatës të OVL të UÇK-së:
1) Duke i bashkuar të ashuquajturat
"Shoqata të dala nga lufta", bëri përçarjen e madhe ndërshqiptare;
2) Në mars-prillin 2004, krerët
politikë të partive-banda të PAN-it, në bashkëpunim të ngushtë me krerët e OVL
të UÇK-së, të vëna në shërbim të Serbisë, organizuan dhe zbatuan projektin
kriminal e famkeq të Beogradit zyrtar, protestat vandaliste, me sulmet ndaj
njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur; shtëpive dhe të kishave serbe, duke u
vënë zjarrin. Rrjedhojat ishin fatale për Kosovën. Që këtej lindi ideja e
"pamundësimit të bashkëjetesës me shqiptarët!" Për pasojë,
ndërkombëtarët krijuan fshat e komunë serbe; demarkacionin e deri ke
Asociacioni njëetnik, i cili ka bllokuar Kosovën edhe sot, duke rrezikuar
ndarjen e saj.
3) Krerët qendrorë dhe lokalë të OVL të
UÇK-së, në mënyrë të organizuar, nga 4.500 veteranë meritorë, i bënë 12.700
veteranë të dyshimtë dhe krejt të rrejshëmn, plot 42.000. Dhe, për ta
shtuar dozën e krimit, përveç abuzimit material-buxhetor, mijërat e veteranëve
i bënë pjesë të klientelës elektorale të partive të PAN-it!
4) Kulmon tradhtia e krerëve të OVL të
UÇK-së, në bashkëpunim me Beogradin zyrtar, duke pranuar dosjet e Gjykatës
Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, në Zyrën Qendrore të OVL të UÇK-së, për
t`i shpërndarë në media dhe publik. Qëllimi ishte sa i poshtër, aq edhe
kriminal: Nxitja e përçarjeve dhe të vrasjeve ndër shqiptare, për arsye të
dëshmive faktike, për krimet e bëra nga disa "biçim komandantësh" pa
ushtarë!
Rrjedhimisht, qoftë Qeveria
aktuale e Kosovës, si dhe të tjera , që do të pasojnë, pa u bërë spastrimi
radikal, nga eksponentët krimimnalë, në radhët e SBASHK-ut dhe të OVL të
UÇK-së, si dhe shumë mijëra "veteranëve" të rrejshëm, zhvatës të
buxhetit të Kosovës, nuk duhet të pranojnë asnjë kontrakt dhe asnjë konsultim
me këtë organizatë, e cila ka strehuar kriminelë dhe "veteranë" të
rremë. Pra, duhet injoruar plotësisht, ashtu siç e meritojnë.