Mendime
Petrit Dibrani: Liria e cunguar për shqiptarët!
E merkure, 04.12.2024, 07:53 PM
Liria e cunguar për shqiptarët!
Nga
Petrit Dibrani
Shqiptarët
në trojet e tyre stërgjyshore, s’janë të lirë. Janë të “prangosur”, nga po vet
shqiptarët-nga vetja e tyre.
Duket
e çuditshme, mirëpo është një FAKT që po e përjetojmë!
Askush
s’mund të jet i lirë në tokën, shtëpinë e të parëve t’vet, përderisa është i
rrethuar me SPIUN SEKRET.
Mjerimi
dhe poshtërsia, mund t’jenë në shtëpi, e lëre më në fqinjësi, ngase nuk jemi në
dijeni, se kush dhe cili, për cilin shërbim sekret punon dhe vepron.
Mos
ndoshta është vazhdimësi e “historisë”, ku dy vëllezër të një shtëpie gjatë
okupimeve, okupatorët kanë arritur t’i ndajnë në dy besime fetare. Kjo ka
ndodh, është realitet.)
Apo
vazhdon kjo dukuri, e faqezinjëve ZUZAR për të ndarë e përçarë shqiptarët?
(PO.),
vetëm se pa-dhunë dhe me shpërblime të MAJME!
Prezenca
e shumë shërbimeve „SEKRETE“ të huaja, në t‘gjitha trojet shqiptare, që aspak
nuk i‘a duan të mirën popullit shqiptar dhe tentimi i këtyre shërbimeve, se
cili të përfitoj më shumë dhe sigurisht, ç’doherë në bashkëpunim me veglat
shqipfolëse dhe mbi kurrizin e shqiptarëve, po sjellin mjegull dhe po i
tjetërsojnë qëllimisht, traditat dhe vlerat kombëtare shqiptare.
E
thënë dhe çuditërisht, realitet!
E
përbashkëta e Shqipërisë dhe Kosovës është; paaftësia e Shqipërisë, për të
„mbajtur“ shtetin dhe e Kosovës, për t‘a „krijuar“ shtetin.
Sigurisht
po dëgjoni dhe lexoni, thuajse çdo ditë, marifetllëqet e shqipfolësve duke
injoruar, shpifur dhe përbuzur veten e tyre!
Nuk
mbahet apo krijohet shteti, me spiun që punojnë për Serbinë fashiste dhe me
klerik fetar: (priftërinjë e hoxhallar), që të vetmin qëllim e kanë, rreshtimin
e “besimtarëve” në radhët e tyre, për t’i financuar dhe ata/ato të rrinë në
kultet fetare, aagjë KURRË papunuar.
Tjetërsimi
i hovshëm ndër shqiptar, ka filluar dy dekadat e fundit edhe pse çdoherë, u
kanë thënë historikisht, mos shkoni në shkolla, se bëheni SHKIJE.
Është
një FAKT, që askush s’mund t’a mohoj.
Ngase
mbi 90% e prindërve tanë, të gjeneratës sime dhe t’juajen, janë ANALFABET.
Prindërit
tanë mbi 90%, nuk dinë shkrim dhe lexim, ngase:
HOXHALLARËT
u kanë thënë: mos shkoni në shkolla, ngase bëheni shkije, madje duke sjellur
hoxhallar edhe nga Rusia, qëllimisht.
Vazhdon,
ngase mjerisht ka çfarë dhe shumë për t’thënë….