E enjte, 01.05.2025, 10:02 AM (GMT+1)

Mendime

Anton Marku: Demokristianët e Vjenës kërkojnë sqarime nga kryesia dhe kryetari i partisë Zef Morina

E merkure, 04.12.2024, 07:50 PM


Demokristianët e Vjenës kërkojnë sqarime nga kryesia dhe kryetari i partisë Zef Morina

Nga Anton Marku

Në një shkresë të datës 23 nëntor 2024 drejtuar kryesisë së Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) përmes kryetarit, Zef Morina, duke shprehur shqetësimet mbi zhvillimet e fundit me të cilat u karakterizua Kuvendi Zgjedhor i PSHDK-së, mbajtur me 3 nëntor 2024 në Gjakovë, dhe në veçanti lidhur me sfidat me të cilat po ballafaqohen bashkësitë e degëve dhe degët e këtij subjekti politik në mërgatë, me theks të veçantë në Austri, demokristianët e Vjenës njoftojnë opinionin publik lidhur me sa vijon:

PSHDK është themeluar me 4 nëntor 1990. Që nga atëherë ajo ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në mërgatë, kryesisht në Zvicër, Gjermani dhe Austri, ku, që nga fillimi i viteve të 90-ta të shekullit të kaluar ajo ka qenë aktive, kryesisht në qytetin e Graz-it. Me 10 maj 2009 u themelua dega e PSHDK-së në Vjenë, ndërsa pak kohë më pas edhe në Wiener Neustadt, si dhe një degë provizore në Amstetten. Së paku që nga viti 2014 asnjë nga degët e PSHDK nuk ka qenë aktive, ndërsa së paku në 8 vitet e kaluar nuk është mbajtur, në mënyrë statutare dhe legjitime, asnjë Kuvend i Bashkësisë së Degëve (BD) të PSHDK në Austri. Kjo nënkupton se në nivel të BD të PSHDK nuk ka struktura aktive (kryetar dhe kryesi) me vetë faktin e pasivizimit të saj.

Me 6 tetor 2024 anëtarësia e PSHDK-së në Vjenë, me vetiniciativë dhe në praninë e 46 delegatëve si dhe të Arbër Prenaj, të deleguarit nga kryesia qendrore e partisë me seli në Prishtinë, ri-themeloi degën e PSHDK-së duke zgjedhur kryetarin, dy nënkryetarët, sekretarin, arkëtarin dhe anëtaret tjerë të kryesisë.

Andaj, demokristianët e Vjenës, për hir të informimit transparent dhe përmbajtjesor të anëtarësisë lidhur me zhvillimet e deritanishme në përfaqësimin politik të demokristianëve në Austri, kërkojnë nga Kryesia e PSHDK-së dhe kryetari i saj, Zef Morina, që të ofrojë, me shkrim. sqarimet lidhur me pikat në vazhdim:

·       Sa degë të PSHDK-së ka momentalisht dhe Austri, cilat janë ato dhe cilat prej tyre kanë mbajtur kuvende zgjedhore dhe dërguar delegatë në Kuvendin Zgjedhor të PSHDK-së mbajtur me 3 nëntor 2024?

·       Cilat janë strukturat udhëheqëse të degëve të PSHDK-së në Austri (emrat e kryetarëve, nënkryetareve, sekretareve dhe arkëtarëve)?

·       Kur, ku dhe nga kush janë organizuar kuvendet e degëve te PSHDK-së në Austri në së paku dhjetë vitet e kaluara (procesverbalet, listat e pjesëmarrësve, etj.)

·       Kur, ku dhe nga kush janë organizuar kuvendet e Bashkësive të Degëve (BD) të PSHDK-së në Austri në së paku tetë vitet e kaluara (procesverbalet, listat e pjesëmarrësve, etj.)

·       Kush është përfaqësues i demokristianëve të Austrisë në Këshillin e Përgjithshëm të PSHDK-së, nga kush është propozuar dhe cili është legjitimiteti i tij?

Në mungesë të përgjigjes nga strukturat partiake dhe kryetari i partisë, Zef Morina, kjo shkresë bëhet publike dhe do të ju dërgohet te gjitha palëve të interesuara, përfshirë edhe Këshillin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)

Shkresa është e nënshkruar nga Anton Marku, kryetar i degës së PSHDK-së në Vjenë.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61566789342802

Vjenë, 1 dhjetor 2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx