Mendime
Petrit Dibrani: Binomi që nuk bëri asgjë kundër tjetërsimit të vlerave kombëtare!
E diele, 08.12.2024, 07:53 PM
Petrit Dibrani:
Nëse
është ndryshe më thoni ju lutem, dua ta kuptoj dhe pranoj.
Duhet
kuptuar e pranuar, realitetin fillimisht dhe të thuhet e vërteta njëkohësisht.
Nëse
e kuptojmë dhe pranojmë realitetin, atëherë pra; painteres politiko-partiak dhe
fetar, DUHET ta themi të vërtetën.
Gjendja
n’Kosovë.
-
Ikja e vazhdueshme nga vendi,
-
tjetërsimi i traditave dhe çdo vlere kombëtare në dukje,
-
arsimi në mjerim, po e shohim dhe njoftohemi nga PISA,
-
shëndetësia pa-ilaçe e ndihmë mjekësore,
-
ekonomia pazhvillim, me varfëri nga ngritjet e çmimeve të produkteve
bazë-esenciale dhe me paga të ulëta….
Të
gjitha k’to, po i përjetojmë dhe po ndodhin para HUNDËS dhe SYVE TANË.
Nuk
po e kuptojmë, ngase s’kemi vetëdije kombëtare, e nuk po e pranojmë, ngase jemi
verbuar nga interesi financiar dhe nuk po e themi të vërtetën, ngase jemi
indiferent, duke heshtur dhe presim, që “faktori ndërkombëtar” ta ndryshojnë
realitetin!
S’kam
pse të shkruaj për qeveritë e kaluara, ngase dihet edhe arsyeja, pse i
ashtuquajturi “BINOMI” dhe “Koalicioni i SH’pllesës”, Vjosa dhe Albini erdhi në
pushtet.
(Sigurisht,
nga keqëqeverisjet e kaluara.)
Lëre
që nuk bëri asgjë ky BINOMI” qesharak, kundër tjetërsimit të vlerave kombëtare,
që KOSOVA të mos duket KANDAHAR, me kulturë primitive Talebane, mirëpo
MJERISHT, ky pushtet me deputet dhe zyrtar shtetëror, janë PRO-PËR, kulturën
primitive, Xhihadiste-Talebane.