Mendime
Florim Zeqa: Opozitarizmi i brendshëm, i shëndetshëm për partitë politike!
E hene, 09.12.2024, 05:27 PM
Opozitarizmi i brendshëm, i shëndetshëm për partitë politike!
Shkruan: Florim Zeqa
Shprehja e lirë dhe mendimi ndryshe janë
standard dhe vlerë e demokracisë. Opozitarizmi i brendshëm e ndihmon rriten dhe
zhvillimin e shëndetshëm të subjekteve politike. Zërat ndryshe brenda partive
politike nuk duhet kuptuar si oponencë por si pasuri dhe vlerë e brendshme
partiake.
Ata
që ishin dje, janë sot, do të jenë edhe nesër në Parlament
Pikërisht
ata që e kanë gojën plot demokraci dhe ndryshim janë rrënuesit e demokracisë
dhe penguesit e reformave brenda partive tona politike!
Fakti se nga njëra palë zgjedhje në
tjetrën nuk po ndodhë ndryshimi, por vetëm vazhdimësia, nuk po ndodhë rifreskimi
i parlamentit por vetëm riciklimi i deputetëve nga njëra legjislaturë tek
tjetra, është dëshmi e konstatimit tim të mësipërm!
Rifreskimi i Parlamentit duhet të fillojë
me rifreskimin e listave zgjedhore të partive politike, gjegjësisht me
ripërtëritjen e kandidatëve në listat zgjedhore. Kjo duhet të vie në shprehje
edhe si rezultat i ngritjes së vetëdijes shoqërore.
Bie fjala, dikush që ka qenë një herë
kandidat për deputet apo në kryesi të partisë të mos i zë vendin tjetrit duke
kandiduar përseri, por të lëshojë rrugë për ndryshime dhe rifreskim të partisë
politike!
Sikurse partia politike që nuk duhet të
shndërrohet në pronë private të liderit të partisë, as Parlamenti nuk guxon të
kthehet në çerdhe të veteranëve deputet!
Duke parë këtë vijimësi politike, në
mungesë të një alternative të re politike, qytetarët e vendit janë të detyruar
që në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 më shumë të përqendrohen në kandidat sesa në
parti politike, pasi të gjitha partitë politike janë bërë përafërsisht të
njëjta!
Kur e themë këtë e kam parasysh faktin se
përafrimi i partive politike nuk qëndron në numra dhe as në emra, por në vlera
(anti)demokratike.
Në të gjitha listat e partive politike ka
kandidat që e meritojnë dhe që janë të aftë t'i përfaqësojnë interesat e qytetarëve
në mënyrë dinjitoze në Kuvendin e Republikës së Kosovës!
Duke zgjedhur më të mirët nëpër të gjitha
partitë e njëjta mund të bëhet një rifreskim i vogël, por jo i mjaftueshëm për
ndryshime rrënjësore në Parlament.
Ndryshimet politike nuk vijnë vetëvetiu,
atyre duhet t'iu prijnë elitat intelektuale dhe bërthamat e shëndosha atdhetare
të cilat janë burim i pashterrshëm i shoqërisë sonë.
Për
fund, opozitarizmi i brendshëm apo zërat ndryshe janë të shëndetshëm për
partitë tona politike, në veçanti për ato që udhëheqin me shtetin. Opozita me
sindikatat janë korrektor i përhershëm i gabimeve dhe lëshimeve që ndodhin
gjatë qeverisjes së vendit.
Florim Zeqa
30.11.2024