E merkure, 30.04.2025, 02:21 PM (GMT+1)

Mendime

Gjon Keka: Udhëheqja dhe përfaqësimi i vendit në kohën e Gjergj Kastriotit ishte më dinjitoz e me autoritet se sot

E diele, 08.12.2024, 07:51 PM


Udhëheqja dhe përfaqësimi i vendit në kohën e Gjergj Kastriotit ishte më dinjitoz e me autoritet se sot

Nga Gjon Keka

Më me dinjitet,  më rrezatues dhe më europian kanë qenë në kohën e Gjergj Kastriotit udhëheqësit, përfaqësuesit shtetëror të Dardano-Arbërisë dhe diplomatët arbëror se sa sot.

Arsyeja është se ata ishin dardano-arbëror të vërtetë si për nga vendi ashtu edhe për nga emrat,  ishin europian në kuptimin e natyrshëm,  sepse tjetër respekt,  autoritet e imazh ishte kur i është prezantuar Dardano-Arbëria me :Pal Engjëllin,  Dhimitër Frangun, Gjon Gazullin, Pal Gazullin, Gjergj Pelinin etj,  e tjetër me këta të sotit që edhe emrat janë si të turqve e arabëve,  që do thotë se nuk është përfaqësim dinjitoz i vendit dhe i asaj që ajo është në të vërtetë si historikisht ashtu edhe gjeografikisht.

Shpesh me miq europian më është thënë se pse ju nga Kosova i keni emrat e njejtë më të turqve e arabëve,  i kam shpjeguar historinë e pushtimit turk dhe e kuptuan se pse ka ndodhë kjo, por tani askush nuk e pengon Kosovën e cila nuk është më nën sundimin otoman që t'ia rikthej vetes atë imazh dinjitoz që e ka patur që nga koha e artë e Gjergj Kastriotit, ku prezantimi si i jashtëm edhe i brendshëm i shtetit dhe vendit të jetë i natyrshëm dhe europian.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx