Mendime
Luan-Asllan Dibrani: Një Trashëgimi e Përbashkët dhe Rruga e Kombit Shqiptar është përmes Profetit Gjergj Kastrioti
E shtune, 30.11.2024, 07:58 PM
Një Trashëgimi e Përbashkët dhe Rruga e Kombit Shqiptar është Përmes Profetit Gjergj Kastriotit Skënderbeut Hero i Popullit Shqiptar
Shkruan
Luan-Asllan Dibrani
Besimi Abrahamik është një trashëgimi e përbashkët për
të gjithë njerëzimin. Ky besim ka mbështetur themelet e tri feve kryesore të
botës: Judaizmin, Krishterizmin dhe Islamin. Ndërsa secila prej këtyre feve ka
zhvilluar rrugën e saj unike, ato gjithsesi ndajnë një burim të përbashkët –
besimin e përjetshëm në një Zot të vetëm, i cili ka shpallur mesazhet e tij
përmes profetëve të mëdhenj. Të gjithë profetët janë pjesë e linjës abrahamike,
dhe në thelb, ata janë të lidhur me trashëgiminë e një populli të lashtë që ka
sjellë shumë ndikime në kulturën dhe mendimin njerëzor.
Kjo trashëgimi është e dukshme në studimin e tri
librave të shenjta që janë themel i këtyre feve: Tora, Bibla dhe Kurani. Nëse i
lexoni me kujdes këto libra, do të vëreni se të gjithë ata vijnë nga burimi i
njëjtë, duke pasur si pikënisje për të kuptuar realitetin dhe vlerat e një bote
të udhëhequr nga një Zot i vetëm. Për të kuptuar në thelb mesazhin që këto
libra sjellin, është e nevojshme të shkojmë më thellë në filozofinë antike, në
konceptet dhe ideologjitë që kanë ndikuar fuqishëm në ndërtimin e këtyre
mësimeve. Në këtë kuadër, është e domosdoshme të njihni dhe të kuptoni përmbajtjen
dhe filozofinë e lashtë të qytetërimeve si Mesopotamia, Babilonia, Persia,
Pellazgët, Greqia dhe Egjipti i lashtë.
Një pjesë kyçe e kuptimit të mësimeve abrahamike vjen
nga studimi i filozofëve të njohur si Aristoteli, Platon dhe shumë të tjerë.
Ata janë burime të rëndësishme që ndihmojnë në shpjegimin e botëkuptimit dhe
vlerave të këtyre periudhave. Nëse nuk e keni studiuar Aristotelin dhe
Platonin, dhe nëse nuk keni një kuptim të thellë të këtyre filozofëve, mund të
jetë e vështirë të kapni thelbin e mesazheve që këto besime ofrojnë.
Gjergj Kastrioti, nëpërmjet veprimeve dhe qëndrimeve
të tij, ka qenë një udhëheqës i vërtetë, një model për kombin shqiptar dhe një
figurë që i ka dhënë më shumë se çdo profet tjetër kombit të tij.
Në këtë kontekst, shqiptarët e sotëm duhet të kenë një
lidhje të fortë me simbolin e Gjergj Kastriotit, një figurë që ka shënuar një
kthesë të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar dhe në besimin që mbartin.
Gjergj Kastrioti, si një hero i popullit shqiptar, ka dhënë një mësim të
paçmueshëm për identitetin, besimin dhe unitetin kombëtar. Çdo devijim nga ky
simbol dhe nga rruga e tij na dërgon drejt humbjes së identitetit kombëtar dhe
na çon në rrezik të antikombëtarizmit të pastër.
Asnjë profet, asnjë udhëheqës tjetër, nuk ka pasur më
shumë ndikim dhe vlerë për shqiptarët sesa Gjergj Kastrioti. Jeta e tij, nga
fëmijëria dhe ndarja nga prehri i nënës, deri te shkollimi dhe sfidat që ka
përballuar në shërbim të atdheut, janë prova të një misioni të fuqishëm dhe të
një jete që mund të konsiderohet si profetike. Kastrioti, nëpërmjet veprimeve
dhe qëndrimeve të tij, ka qenë një udhëheqës i vërtetë, një model për kombin
shqiptar dhe një figurë që i ka dhënë më shumë se çdo profet tjetër kombit të
tij.
Paja e
Skënderbeut ne dy versione pikturash në vaj nga vet autori i shkrimit Luan -Asllan Dibrani