E merkure, 30.04.2025, 05:16 PM (GMT+1)

Mendime

Petrit Dibrani: Duroni gënjeshtrat e hoxhallarëve!

E hene, 02.12.2024, 07:55 PM


Petrit Dibrani:

Kur e kam thënë: “Nëntori muaj i Shenjtë” dhe GJERGJ KASTRIOTI Profet, për mua personalisht, disave u ka ardhur xheg, u’ps nxehtë.

Tash duroni gënjeshtrat e hoxhallarëve, që “kinse” kanë qenë pjesë-prezentë!

Ku është mbajtur konferenca akademike në qytetin e Manastirit, duke filluar më 14 nëntor, e deri më 22 nëntor 1908, për njehsimin dhe standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Kongresi është organizuar nga shoqëria "Bashkimi", në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë.

Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare.

U thirrën 50 delegat, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjet e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues. Ndër delegatët më të shquar kanë qenë, Gjergj Fishta, Mid'hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani.

Delegat tjerë nga familja Zavalani ishin, Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës dhe I zoti shtëpisë, Fehim Zavalani, i cili edhe mbajti fjalën hyrëse në fillim të Konferencës Akademike, për Alfabetin e Gjuhës tonë Shipe.

Fotografi dëshmuese, për muajin “Nëntor i Shenjtë” dhe delegat-përfaqësues, në Konferencën për njehsimin dhe standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe, në Manastir.

Nëse e përcjellim brez pas brezi, e kultivojmë dhe nëse shkruajmë e flasim për trashëgimin tonë, e ruajmë e mbrojmë dhe nuk lejojmë, t’na e shtrembërojnë dhe përdhosin, gjithfarë kemi trashëguar nga t’parët tanë.

Përndryshe: ashtu si kanë tentuar e po tentojnë, t’na e marrin Gjergj Kastriotin tonë, Profetin tim personal, kanë me tentu edhe historinë me tjetërsu, ashtu siç edhe shumë (hoxhallar) nga “derset”-ligjëratat e tyre, i kemi dëgju!

Andaj unë personalisht (asnjëherë-kurrë), s’kam qenë e nuk jam dhe s’do jem, kundër askujt.

Mirëpo: do e kultivoj, ruaj dhe mbroj gjithfarë kemi trashëguar nga t’parët tanë.

Ngase: besimi i secilës qenie njerëzore është i fshehtë dhe e drejtë Universale, madje është edhe deklaratë e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 10 dhjetor 1948 në Palais de Chaillot, Paris; për të Drejtat e Njeriut.

Dhe, është mirë të informoheni!

Deklarata përbëhet nga tridhjetë artikuj, të cilët janë përpunuar gjatë viteve në vijim nga traktate ndërkombëtare.

Karta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut: përbëhet nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore, dhe Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx