Mendime
Florim Zeqa: 112 vjet shtet, 111 vjet ndarje për shqiptarët!
E premte, 29.11.2024, 07:26 PM
112 vjet shtet, 111 vjet ndarje për shqiptarët!
Shkruan: Florim Zeqa
Edhe
112 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar i gjen shqiptarët të ndarë dhe
përçarë si asnjëherë më parë. Është ky një festim i gjatë i ditëlindjës së
shtetit shqiptar, njëherit është një histori e gjatë, sa e lavdishme dhe
krenare, po aq e dhimbshme dhe trishtuese e ndarjes së shqiptarëve në disa
shtete dhe të shpërndarë gjithandej globit.
Vazhdon
ndarja dhe copëtimI i trojeve etnike
Copëtimi
i Shqipërisë ishte procesi i ndarjes së trojeve shqiptare nga Kongresi i
Berlinit deri në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913. Copëtimi i vitit
1913 la pasoja të rënda për kombin shqiptar dhe ishte tragjedia më e madhe
kombëtare deri më sot, me pasoja që vazhdojnë të rëndojnë mbi kombin shqiptar i
cili është në tkurrje e sipër si pasojë e këtij copëtimi edhe në ditët e sotme.
Nuk është thënë kot, nësë nuk mësohet nga
historia, ajo është e destinuar të përsëritet, por edhe më keq se më parë! Neve
shqiptarëve, na është bërë dukuri, që, pas çdo vendimi historik të na vjen një
ndarje e re!
Pavarësia e Shqipërisë e 1912-së, kombit
tonë i kushtoj më ndarje të dhimbshme, ku jashtë kufijve shtetëror mbetën më
tepër së gjysma e trojeve shqiptare të ndarë në pesë shtete sllavo-ortodokse.
Ndarje e cila vazhdon të jetë e tillë
edhe pas 112 vjetësh. Shiptarët jashtë kufijve shtetëror, e vazhduan jetën e
tyre në robëri shekullore duke festuar më shpresë nga viti në vit për një
bashkim kombëtar, të cilin nuk na e solli as "albinbabadimri" në ketë
112 vjetor të pavarësisë, të cilin na e kishte premtuar gjysëmshekulli më parë!
Shteti i Shqipërisë i bëri 112 vjet jetë,
prej të cilave, gjysmën i bëri nën lëvozhgën e komunizmit, duke e trajtuar
gjithnjë çështjen kombëtare si kapitull të mbyllur!
Ishin shqiptarët në robëri dhe ata në
Diasporë që mbajtën gjallë frymën kombëtare, bashkë më të edhe shpresën për një
bashkim të trojeve etnike shqiptare me shtetin amë, Shqipërinë e londineze të
1912-s.
Nga 1912-ta e deri në ditët e sotme nuk
njihet asnjë përpjekje serioze e shtetit shqiptar për bashkimin e trojeve të
veta, përderisa shtetet fqinjë vazhduan më politikat antishqiptare, më cungimin
e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, duke i shtypur politikisht dhe
shfrytëzuar ekonomikisht shqiptarët e robëruar.
Uniteti
i shqiptarëve të robëruar, armë e fuqishme për bashkim
Mirëpo
përkunder dhunës sistematike, represionit e formave tjera të shtypjes nga ana e
pushtuesve serbosllav, shqiptarët e robëruar asnjëherë nuk u gjunjëzuan, por i
vazhduan përpjekjet e tyre për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Rezistenca më aktive dhe më e organizuar
e shqiptarëve të robëruar ndodhi përgjatë viteve të '90-ta në Kosovë, në trojet
e Dardanisë Antike.
Kontinuiteti i rezistencës aktive
paqësore dhe luftës çlirimtare bëri që çështja e shqiptarëve ë Kosoves t'i
kaloj kufijt kombëtar.
Organizimi poltik i viteve të '90-ta në
Kosovë ishte vazhdimësi e një kontinuiteti të gjatë, e cila rezistencës aktive
paqësore i dha formë dhe përmbajtje mbarëkombëtare, si një lëvizje politike për
çlirim dhe pavarësim të Kosovës nga Serbia, e cila u kurorëzua me luftën
çlirimtare.
Lëvizja politike e viteve të '90-ta dhe UÇK-ja janë
dy lëvizje politike dhe ushtarake rreth të cilave u bashkuan të gjithë
shqiptarët pa dallim ideologjik, fetar apo rajonal.
Bashkimi
i Mitrovicës, hapi i parë drejt bashkimit kombëtar
Përderisa
lëvizja politike e viteve të '90-ta e shënoi një hap të madh të organizimit të
shiptarëve nën okupim në formën e shtetit paralel. Ishte ky një hap i madh dhe
i guximshëm që Kosovës i dha mundësi të përgatitet për rezistencën e armatosur
në njërën anë, dhe në anën tjetër e sensibilizojë faktorin ndërkombëtar rreth
çështjes së shqiptarëve të Kosovës në veçanti.
Ndërsa UÇK-ja i mobilizoj rreth vetes të
gjitha forcat atdhedashëse në rezistencë të armatosur kundër pushtuesve serbë
dhe e përshpejtojë realizimin e aspiratave të shumë gjeneratave për krijimin e
shtetit të dytë shqiptar në Ballkan.
Pa bashkimin e pendës dhe pushkës do të
ishte i pamundur çlirimi i vendit nga prangat e robërisë dhe arritja e
pavarësisë nga Serbia.
Pavarësia e Kosovës është një hap i madh
drejt realizimit të ëndërrave shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar.
Forcimi i dy shteteve shqiptare, Shqipërisë
dhe Kosovës do ti ndihmonte shumë shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe në
Luginën e Preshevës, në forcimin e identitetit të tyre dhe të drejtave
kombëtare.
Për t'u arritur kjo duhet më shumë punë e
më pak festime! Zhytja e popullit në festime të gjata vetëm sa e ngadalëson
arritjen e qëllimit. Më e dobishme është një ditë e punës për bashkim kombëtar
sesa një vit festim!
Bashkimi shpirtërorë i shqiptarëve është
hapi i parë dhe i domosdoshëm, pa të cilin nuk mund të bëhen hapa të tjerë
drejt integrimeve kombëtare.
Në këtë 112 vjetor të pavarësisë së
Shqipërisë, çarkullojnë shumë ide të bashkimit kombëtar, megjithatë diplomacisë
shqiptare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë i mungon një Isa Boletin, që do
t'i dridhte kancelaritë evro-perëndimore më kërkesën e bashkimit kombëtar.
Në fund, urimi më i mirë për ketë
përvjetor të 112 të shtetit shqiptar, është ai që në 113 vjetorin e pavarësisë,
ta kemi Mitrovicën e bashkuar si hapin e parë drejt bashkimit të trojeve etnike
shqiptare.
Secili
mund t'i krijojë çfarëdo dëshire vetës, por, pa bashkimin e Mitrovicës dhe
veriut të vendit në tërësi, ideja e bashkimit të trojeve etnike do të mbetet
vetëm dëshirë dhe iluzion i pambarim!
Urime
28 Nëntori, dita e flamurit dhe 112 vjetori i shtetit të parë shqiptarë!
Florim Zeqa
28.11.2024