Mendime
Florim Zeqa: Zgjimi i vonuar i Presidentes!
E diele, 24.11.2024, 06:52 PM
Zgjimi i vonuar i Presidentes!
Shkruan:
Florim Zeqa
Në
fjalimin vjetor para deputetëve, Vjosa Osmani e kritikoi ashpër Albin Kurtin
për paaftësinë në ndërtimin e marrëdhënieve me aleatët strategjik. Fjalimi i
Vjosa Osmanit në Parlament nuk ishte vetëm një shfaqje teatrale për kinse
'mbrojtjen e aleancave', por edhe një sinjal i hapur për fundin e bashkëpunimit
me aleatin e vetëm politik, Albin Kurtin.
Pasojat e heshtjes së Vjosa Osmanit?
Presidentja për katër vite qëndroj në
heshtje dhe në përkrahje ndaj politikave shtetrrënuese të Albin Kurtit, të
cilat sot i quan 'bixhoz' dhe 'bukëpërmbysje', me të cilën heshtje e ka
ndihmuar atë dhe i ka përkeqësuar marrëdhënjet me aleatët ndërkombëtarë.
Sikur
presidentja të ishte në nivelin e detyrës, sot nuk do të ishim nën sanksione
ekonomike ndërkombëtare!
Sikur
presidentja të ishte në nivelin e detyrës sot do të ishim të anëtarësuar në
Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare!
Sikur
presidentja të ishte në nivelin e detyrës sot do të kishim njohje të reja të
shtetit të Kosovës nga shumë shtete të botës!
Reagimi
i presidentes në Parlament, për më tepër se reagim i vonuar, është shprehje
egos së pakufishme për t'u dukur para opinionit publik dhe qytetarëve të vendit
si lidere "shpëtimtare" e vendit nga katandisja e marrëdhënjeve
ndërkombëtare prej Albin Kurtit!
E
para e shtetit, Vjosa Osmani heshti për katër vite përballë katatndisjes së
vendit, kurse tani e zgjodhi të flasë një muaj para kohës së paraparë dhe në
(para) fushatë zgjedhore!
Presidente e pa nder dhe e pa vlerë
Distancimi i presidentes ndaj Albin
Kurtit, përveqse i vonuar është i pa nder dhe i pa vlerë!
Përderisa
ajo heshti, Albin Kurti me kryediplomaten Donika Gërvalla e katandisën
politikën e jashtme të Kosovës. I degraduan të gjitha përfaqësitë diplomatike
duke i larguar nga detyra diplomatët e karrierës, për t'i sjellur në vend të
tyre adoleshentët politik, pjesë të rrethit familjarë, militant partiak apo
njerëz me të kaluar të dyshimtë...!
Presidentja
reagoj tani kur asgjë nuk mund të përmirësohet në raport me aleatët, duke e
quajtur Albin Kurtin si të paaftë për të ndërtuar marrëdhënie me aleatët dhe
për të çuar përpara dialogun me BE-në!
Reagimi
i vonuar i presidentes në fund të mandatit politik të kësaj qeverie, për më
tepër se reflektim pozitiv, vjen si kalkulim për vazhdimësinë e pozicionit të
saj politik, për më tepër se dëshirë për bashkëpunim, vjen si ambicie për t'a
rrënuar politikisht Albin Kurtin!
Përpjekja
e Vjosa Osmanit për të kapur momentin e krizës dhe për ta pozicionuar veten si
"shpëtimtare e vendit", përveqse e vonuar, është e pa nder dhe e
pavlerë për të përmirësuar imazhin e lënduar të shtetit të Kosovës në arenën
ndërkombëtare, por akoma më e vonuar është për të krijuar besueshmëri tek
qytetarët e Kosovës, të cilët i mashtroj katër vite më parë me të vetmin
qëllim, për të realizuar egon e personale saj për postin e presidentes!
Kaq
i ulët ishte mashtrimi që i bëri elektoratit rugovian, por edhe dëmin
katastrofal që i solli LDK-së, të cilën e solli në kuotat më të ulëta në
historikun e saj!
Presidentja produkt i bixhozit politik
Presidentja Vjosa Osmani e kritikoj
për bixhos Albin Kurtin, duke harruar qëllimshëm se ajo vetë erdhi në postin e
presidentes përmes bixhozit politik me Albin Kurtin!
Kaq
e pa nder dhe bukpërmbysëse është Vjosa Osmani, e dalldisura pas pushtetit dhe
privilegjeve pa dhënë asgjë nga vetja për shtetin!
Në
kohën kur Kosova po përballet me sanksione ndërkombëtare dhe presione të
brendshme nga pakënaqësitë e qytetarëve, fjalimi i Vjosa Osmanit nuk e zgjidh
asnjë problem në planin e jashtëm dhe asnjë problem të qytetarëve, të cilët
dita-ditës po e braktisin vendin e tyre shkaku i mungesës së përspektivës
zhvillimore dhe kushteve elementare për jetë.
Thënë
ndryshe, Vjosa Osmani e huqi kohën dhe peshën e fjalës në Parlament duke e
zbehur akoma më shumë rolin unifikues të presidentit!
Tani
kur Vjosa Osmani mendon se e shfrytëzoj Albin Kurtin për realizimin e egos
personale, ka dalur hapur në kërkim të një 'përqafimi' të ri me një lider të ri
politik, duke e ëndërruar përqafimin historik me ish liderin e LDK-së, Isa
Mustafa!
Mirëpo, kjo çasje e gabuar është duke
iu kthyer në bumerang të madh presidentes egoiste. Albin Kurti përveqse e
poshtëroi duke ia marrë listën e themeluar nga ajo (GUXO), ia muar edhe dy
bashkëkryetarët e partisë së saj, Pecin dhe Gërvallën, dy politikanët më të
vegjël të skenës politike bashkë me neoalbinistët, militantët e listës GUXO, të
kthyer në VV-ist të përbetuar si dhe ata që janë bërë më albinista sesa
anëtarësia më besnike e Albin Kurtit nga themelimi i LVV-së.