Mendime
Idriz Zeqiraj: Hashim Thaçi, Edvin Rama, Aleksandër Vuçiq, i kërkojnë Kancelares Merkel ndarjen e Kosovës!
E hene, 18.11.2024, 07:55 PM
TRE BANDITËR ME THIKA MBI HARTËN E KOSOVËS!
Hashim
Thaçi, Edvin Rama, Aleksandër Vuçiq, i kërkojnë Kancelares Merkel ndarjen e
Kosovës!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Kjo fotografi flet sa mijëra fjalë.
Secili më bandit se tjetri, janë dakorduar për ta copëtuar Atdheun tonë Kosovë.
Kryebanditi Vuçiq është në rolin e tij natyral: Të zhvatë sa më shumë nga
territori jonë. "Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë", - thotë populli.
Kjo i ndodhi Kosovës tonë halle-madhe. Hashim Thaçi, mediokër, krrierist,
dinak, i pabesë dhe i paburrëri, u rekrutua agjent i DGSE franceze,
respektivisht, edhe i Serbisë, nga shefi i saj Danjean Arnaud, dhendërr i
Beogradit. Krimet i filloi me vrasjen e zëdhënësit të parë të UÇK-së, gazetarin
dukagjinas, Ali Ukaj, për çka ishte i arrestuar në Tiranë dhe u lirua me
ndërhyrjen e agjentit të shumëfishtë, Xhavit Halitit. Banditi i tretë i radhës,
Edvin Rama, duke qenë pinjoll i bandës byroiste të Enver Hoxhës, e katapultuan
në krye të partisë social-komuniste. Porosi nga etërit kishte rrënimin e
opozitës, duke përdorur paranë shtetërore dhe karterët e drogës. Ndërlidhës i
këtyre tre banditërve ishte agjenti i hershëm dhe gjithnjë aktiv i Serbisë, Baton
Haxhiu, i biri i babës, hafije me kartelë i pushtuesit. Ai u bë këshilltar i
hapur i Hashimit dhe i Edvinit dhe, fshehurazi, i Vuçiqit.
Retrospektivë
Pas vrasjeve grupore në Qirez, Likoshan
e Prekaz, nga soldateska serbo-sllave, rezistenca e armatosur filloi një
organizim mbrojtës, pothuaj se, anekënd Kosovës. Strukturat e mbrojtës
territoriale ishin ngritur qysh në vitin 1990, nën përkujdesjen e të vetmes
parti masive politike, LDK-së, me angazhimin e ushtarakëve profesional, tashmë,
të larguar nga Armata jugosllave. Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare, të prira
nga SHBA, porositën Dr. Ibrahim Rugovën se "Kosova nuk guxon të provokojë
dhe as të fillojë luftën e organizuar. Madje, as ta aktivizojë Parlamentin e
saj, sepse mund të japë shkas të një ndërhyrje ushtarake të Serbisë. Sepse
Kosova nuk është e përgaditur për ta përballuar atë. Pra, luftën duhet ta
fillojë e para Serbia, përndryshe rruga e mbarë pa ne". Dhe, ashtu u bë.
Ndërkohë, grupi i ushtarakëve mbeti i organizuar, fillimisht, në Tiranë, Kroaci
e Slloveni dhe për të vazhduar në shtetet Perëndimore, në veçanti në Gjermani
dhe Zvicër. I gjithë ky organizim ishte i kontrolluar nga LDK-ja dhe Qeveria e
Kosovës në Egzil.
Ndërkohë, Baton Haxhiu, ish-agjent i
hershëm i UDB-së, i vazhdon takimet e fshehta informative me kreun e saj
Stanishiq. Diktohet dhe e ashtuquajtura UÇK e LPK-së, e dënon në mungesë dhe
kërkon ekzekutimin e tij. Serbët e fshehin Batonin, duke e shpallur të vdekur.
Pas luftës Qeveria e Përkohshme e Hashimit, në marrëveshje me pushtuesin, e
përvetësoi Batonin, ia vuri në dispozicion TV Klan dhe filloi propagandën
përçarëse të popullit, me sulme shpifëse e rrugaçërore kundër LDK-së të Dr.
Ibrahim Rugovës dhe të PDSH-së të Prof. Dr. Sali Berishës.
Vrasja e një duzinë dhe përzënia e
përgjakshme e disa mijëra shqiptarëve nga veriu i Kosovës, në vitin 2000, në
praninë e KFOR-it francez dhe aprovimin e agjentit të tyre Thaçi, Veseli dhe
Agim Çeku, premtimi mashtrues i Hashimit se "do t`ju kthejmë së shpejti në
shtëpitë tuaja", por që nuk ndodhi asnjëherë deri më tani; deklarimi
publik i Hashim Thaçit se "zona e Leposaviçit nuk ka qenë kurrë e jona,
është dhurartë e Aleksandër Rankoviçit!?" Me një rast tjetër, Hashimi tha
se "veriun edhe ashtu nuk po e kontrollojmë", pra, pranon
humbjen e atij territori!
Ndërkohë, në jug të Mitrovicës
organizohet një takim me qytetarët, natyrshëm, të përzgjedhur, me qëllim të
fillojë përgaditja e opinionit, për dorëzimin zyrtar të veriut. Organizator, me
porosi, ishte Raif Çela, ish i burgosur politik, ka qenë anëtar i grupit tonë
ilegal, i kryesuar nga Kadri Osmani-Mani. E gjithë biseda e bërë ishte
disfatiste, në frymën e deklarimeve të Hashimit, heqja dorë nga veriu i
Kosovës, përkatësisht të 4 (katër) komunave të atjeshme. Bilëz, u tha troç:
"Çfarë na duhet ajo pjesë e territorit, kur shumica janë serbë!" Ajo
që bëri përshtypje ishte prania e Kadri Veselit, i cili, deri atëherë,
ishte kundër shkëmbimit të territoreve, pra, kundër ndarjes të Kosovës. Ndërsa
atë ditë "heshti si peshku!?"
Njëkohshëm, Ramush Haradinaj, i cili
pyetjes të Albin Kurtit "pse u pasivizua AAK-ja në protesta", iu
gjegj: "me janë lodhë mashqit!" Si kryeministër, ai hoqi dorë nga
kryesimi i Dialogut, duke ia dorëzuar këtë kompetencë të tij Hashimit. Kjo
ngjalli habi te shqiptarët, ngaqë Ramushi njihet si karrierist i sforcuar dhe
nuk është hiç modest, kur është fjala për poste të larta. Edhe kundërshtia për
Qafën e Çakorrit dhe Kullën e Zhlebit u zbeh, deri në dorëzimin e turpshëm dhe
kriminal. Edhe arsyeja e kësaj metamorfoze u mësua shpejt: Hashimi e vuri në
dijeni atë për rrezikun e pritshëm nga Gjykata Speciale dhe u kërkojë kolegëve
të koordinohen për mbrojtje.
Hetimi i Hashimit nga Gjykata Speciale
e Kosovës, me seli në Hagë, për vrasjet serike e masive të kundërshtarëve
politikë, të filluara në Shqipëri dhe të vazhduara në Kosovë, ishte
intensifikuar, edhe pse ai e mohonte këtë hetim! Kësaj "të fshehte
publike" i doli tymi, kur krerët e PAN-it, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj,
Fatmir Limaj, i bënë thirrje LDK-së dhe LVV, për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Por, këta e refuzuan këtë solidaritet kriminal dhe mirë bënë. Sepse Kosova
është përgjakur nga disa "komandantë" të PAN-it, me bandat e tyre.
Prandaj, populli i Kosovës kërkon drejtësi, sepse - krimit nuk i skadon afati
-.
Dëshmi janë shumë qindra varre, buste
dhe shtatore të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe të
kuadrove e veprimtarëve të LDK-së; të gazetarëve të luftës si dhe brenda
llojit, aktivistë dhe kuadro të hershëm të LPK-së, për të pamundësuar
rivalitetin, konkurrencën, për pushtetin e pritshëm. Të gjitha ekzekutimet janë
bërë në emër të SHP të UÇK-së të LPK-së dhe kjo është një përgjakje e vet
lirisë të Kosovës. E, mbi të gjitha, Kosova nuk mund të ecën me krime nëpër
këmbë! Andaj, mos e mbroni krimin dhe kriminelët, sepse bëheni pjesë e krimit.
Dhe, do të jeni përjetësisht të turpëruar, duke i lënë kokëulur edhe
trashëgimtarët, brezat tuaj!
Ekipi agjitativ i Baton Haxhiut, në
shërbim të Serbisë
"I guximshmi" Baton Haxhiu,
në televizionin T7, të drejtuar nga Leonard Kërçuku, shpalosi projektin e
zgjidhjes të kontestit serbo-shqiptar, të renditur në tri pika:
1) Veriu i Kosovës të ikën, t`i lihet
Serbisë;
2) Gjykata Speciale në Hagë të mbyllet;
3) Të falën krimet reciproke dhe të
bëhet pajtimi serbo-shqiptar.
Këto tri kërkesa Batoni i përsëriti
edhe me një intervistë tjetër, tek i njëjti kanal televiziv, duke shtuar
kërkesën e katërtë, "Liqenin e Ujmanit, t`ia lëmë Serbisë"! Kjo e habiti
intervistuesin, moderatorin, i cili ia kujtoi bashkëbiseduesit se "në veri
është Liqeni i Ujmanit"! Batoni e zbuti, lehtësisht, habinë e gazetarit,
duke thënë se "çka na duhet Ujmani, e kemi Liqenin e Kukësit!"
Pamëyshje, ishte një përgjigje idioteske e super-kriminale, kur dihet se Liqeni
i Kukësit, në një masë të madhe, varet nga shirat. Dhe, në mungesë të
reshurave, në një pjesë të tij, nga thatësira, ngordhin edhe bretkocat. Kjo
është një dëshmi shtesë, për zellin dhe besnikërinë që ka Baton Haxhiu, bosi i
mediave të Kosovës, në shërbim të Serbisë! Ky agjent, i cili, tashmë, ka
organizuar një "Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale", mediatike, në
Kosovë dhe Shqipëri, duhet zinxhirosur, së bashku me argatët tjerë të Sërbisë,
sepse nesër është vonë.6
"Politikat e tij, (Batonit), qoftë
për "Ballkanin e Hapur", qoftë për "Minishengenin", janë
projekte serbe, shumë të dëmshme për Kosovën. Humbja e Trepçës dhe Ujmanit,
është humbje kolosale, që nuk shpaguhet as me marrjen e territorit deri në
Nish", - thotë Milazim Maraj, ish-luftëtar dhe kuadër ushtarak në Luftën e
Kosharës.
Shqiptarët e kuptuan se Batoni po
fliste me porosi të Hashimit dhe kjo hile e lakuriqësoi atë, si frikacak, ashtu
siç është, realisht. Sepse nuk duhej të fshihej prapa Batonit. Agjentit serb,
Baton Haxhiut, i doli nami i zi në Kosovë dhe biznesin e pistë propagandistik e
barti në Tiranë. Me vete mori edhe ekipin e tij të lehaqenëve, për t`i ushtruar
dhe kthyer, sërishmi, në televizionet e Kosovës, sidomos në "TV Dukagjin",
televizionin "T7" dhe të tjerët në shumësinë e mediave. Kryesitë e
partive-banda PDK-AAK-NISMA, u vunë në dispozicion të Baton Haxhiut, për të
kundërshtuar të gjitha veprimet sovraniste të Qeverisë në veri.
Nga brenda "stanit", mësohet
se analistët e përzgjedhur paguhen nga 2000 euro në muaj. Pothuaj se, të gjithë
janë njëetnik të opozitës PAN-iste, nga më destruktivet dhe janë rreshtuar
përkrah Serbisë, në kundërshtinë e hapur, për të gjitha masat që ka ndërmarrë
Qeveria Kurti, për ta shtrirë sovranitetin në të gjithë territorin e Kosovës.
Kulmon pllakata e afishuar në Prishtinë nga "partia" pa anëtarësi,
PSD, vegël e PAN-it kriminal. Këto afishe po i përdorë Serbia dhe Rusia, duke
alarmuar opinionin botëror "për mohim të drejtave, provokime, me qëllim të
shpërnguljeve të serbëve nga Kosova!"
Këshilltari i trefishtë i Hashim
Thaçit, Edvin Ramës, Aleksandër Vuçiqit, Baton Haxhiu, u koordinua me Edvinin,
për t`u vendosur në Tiranë, me gjithë arsenalin e tij kontaminues medial, duke
u paguar enkas, për shërbimet që i bënë pozitës neo-komuniste në Shqipëri dhe
personalisht të mbretit të pakurorëzuar, Edvin Ramës. Njihet për pangopësi
zhvatëse materiale, kudo që mund "t`i fusë hundët". Belind
Këlliçi, deputet dhe anëtar i Kryesisë të PDSH-së, në një debat televiziv, e
denoncon agjentin e neveritshëm: "Ti, z. Baton e di shumë mirë që ke marrë
para nga -Inceneratorët-. Ke marrë 8 (tetë) pagesa me vlerë 4 (katër) milionë
lekë në muaj"!
Tandemi Hashimi-Batoni i përkisnin një
agjensie Informative, UDB-së. Batoni ishte më i hershëm në këtë zanat. Ndërsa
Hashimi u rekrutua më vonë, nga shefi i DGSE franceze, Danjean Arnaud, dhendërr
i Baogradit, duke e bërë klientin e tij edhe agjent të Serbisë. Shantazhimi i
Hashimit me dosjet e krimeve faktike, e detyruan atë të pranojë të gjitha
kërkesat e Serbisë. Ka qenë fatkeqësi e madhe për Kosovën, që nuk dëgjoi dy
porositë e arta të Presidentit Rugova, njërar syresh ishte: "Thaçit duhet
ndaluar të merret me politikë". Dhe, po t`i analizojmë dëmet, deri në krime,
që i solli Hashimi Kosovës, kjo porosi duhet të bëhet ligj: "Njerëzit e
shantazhuar duhet të ndalohen, të mos kenë asnjë qasje në politikë, sepse
politika u jep mundësinë, për t`u katapultuar në poste shtetërore, siç ndodhi
me disa "komandantë" kriminelë, të cilët nënshkruan dhe zbatuan
marrëveshje fatale e tradhtare, për llogari të fqinjëve armiq dhe në dëm të
Kosovës.
Shembull:
Çështja e 24 hektarëve të pretenduar
nga Manastiri i Deçanit, me kërkesën e Vuçiqit dhe aprovimin e Hashimit, u
mbyll rruga shekullore për dy fshatrat dhe bjeshkët e Deçanit. Kreu i Kishës
arsyetoi se "kulti fetar kërkon qetësi". Kjo siguri iu dha, duke
premtuar ngritjen e zhurmë-mbytësve buzë rrugës. Por, presidenti Vuçiq tundi
një letër të formatit A4, e cila mbante nënshkrimin e Hashim Thaçit. Ishte
vizatimi, përvijimi i një rrugë gjarpërore, e cila devijonte rrugën shumë
shekullore. Të nesërmen, një kryeministër, afat shkurtër, dërgoi bullduzherët
dhe rruga gjarpërore, sa e panatyrshme, e mundimshme dhe skajshëm kriminale, u
hap. Kjo mbyllje skandaloze e rrugës, duhej të bëhej problem botëror, duhej të
kërkoheshin helikopterë, për t`i bartur banorët në shtëpitë dhe tokat e tyre,
sipër "pronave të Manastirit!" Ky është një krim "sui
generis", i llojit të veçantë.
Kur Albin Kurti mohoi ta shoqëronte
Hashimin në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, për ta nënshkruar tradhtinë, e
denoncoi, madje me zë të lartë, në Sallën e Parlamentit, "thikat mbi
hartën e Kosovës". Opozita, me cinizëm e fodullëk, e pyesnin kryeministrin
Kurti: "Ku janë thikat mbi hartën e Kosovës për ta ndarë atë?!" Dhe,
këtë përgjigje e gjeni në foton sipër: Janë këta tre banditër, Thaçi, Rama,
Vuçiq, të përkulur mbi hatën e Kosovës, që donin t`ia bënin gjëmën Kosovës.
Por, ishte engjëlli mbrojtës i Kosovës, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e
cila i stopoi banditërit, me JO-në e madhe-bjeshkë!
Lobimi për Kosovën u konvertua me
lobimin për Gjykatën e Hagës
Arbreshi atdhedashës, i paharruar,
Joseph Dioguardi, me bashkëshortën e tij ideale, Sherly, lobues prej disa
dekadash për Kosovën, alarmoi shqiptarët e përbotshëm dhe botën, se
"lobimi shqiptar në SHBA është dobësuar, ndërkohë që lobimi serb është
forcuar shumë". Burra të nderuar, biznismenë të suksesshëm, për dekada
radhazi kishin punuar dhe lobuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Ata kishin
arritur të hapnin dyert e Aministratës amerikane, në të gjitha nivelet, sepse
kërkesat e tyre ishin të drejta dhe logjike. Këta lobues të zëshëm dikur,
flisnin në emrin e Lobit Shqiptar në Amerikë dhe të popullit të Kosovës, në
Atdhe. Dhe, fjala e tyre kishte peshën e duhur.
Themelimi i Gjykatës Speciale të Kosovës,
me seli në Hagë, objekt e së cilës janë shtetarë dhe pushtetarë të Kosovës,
ndryshoi shumëçka edhe në Amerikën shpresë-madhe. Hetimet që filloi kjo
Gjykatë, preku kupolën shtetërore, me akuzën rrast të bazuar, "për krime
lufte dhe krime kundër njerëzimit". Kryeprokurori i kësaj Gjykate, Jack
Smith, amerikan, bazuar në dosjet tmerruese, arrestime, kidnapime, burgosje,
torturime, maltretime, deri në vrasje të kundërshtarëve politikë, kryesisht,
shqiptarë, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë dhe pasurim hajnor,
organizimin kriminal, në emër të SHP të UÇK-së, e emërtoi mençurisht e
saktësisht - Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale -.
Shtetarët, duke e pasur pushtetin e
pakufizuar, pasi kishin shkatërruar Sistemin e Drejtësisë dhe institucionet tjera
shtetërore, ishin përkujdesur edhe për emërimin e kuadrove në postet, që mund
t`u shërbenin në lobimin diplomatik dhe lobimin me pagesë, siç veproi
ambasadorja Vlora Çitaku në OKB-e dhe ministrja Dhurata Hoxha në Francë.
Udhëtimet e shpeshta të disa krerëve në SHBA, me gjithë kamuflimet, kinse, me
punë zyrtare, rezultojë të kenë shërbyer për interesa personale e grupore.
Zëra nga SHBA akuzojnë se politikanët
nga Kosova dhe Shqipëria, përçanë emigracionin shqiptaro-amerikan, përfshi edhe
Shoqatën famoze "VATRA", të themeluar nga Fan Noli, me atdhetarët
tjerë rilindasë. Me emër përmendin edhe Hashim Thaçin, Edvin Ramën, Ramush
Haradinaj dhe të tjerë. E rëndë, por krejt e vërtetë, krerë lobues për lirinë e
Kosovës dikur, tani janë fiksuar në foto, së bashku me zyrtarin e lartë
amerikan, njëherësh, mik i madh i shqiptarëve, Eliot Engel, në zyrën e
ish-Presidentit Clinton, duke e lutur për mbylljen e Gjykatës Speciale! Po të
kishim lobues autoritativë në SHBA, e keqja mund të parandalohej dhe nuk kishte
arsye që shqiptarët të rrinin në ethe, nga frika e emërimit të agjentit serb
Grenell emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Sepse do ta bindte Administratën
amerikane se zyrtari në fjalë paguhet nga Serbia, agjent i saj.
Që këtu mbaroi lobimi i tyre për
Kosovën. sepse kjo Gjykatë është krijesë, e Amerikës demokratike. Dhe, çdo
ndërhyrje në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve, llogaritet jo vetëm
antiligjore, por edhe kundra njerëzore. Mbrojtja e të akuzuarëve në Hagë, është
kundërshti dhe akuzë për SHBA, se, gjoja, arreston të pafajshëm, rrjedhimish,
është kundër Kosovës. Harrojnë horrakët se Kosova është përgjakur me gjakun e
burrave dhe të djemve heroikë, të cilët e bënë atë luftë modeste, pa legjenda
dhe epopera, deri në flijimin e tyre në luftë me armikun, por, të ekzekutuar,
tinëzisht e pabesisht, edhe nga argatët e Serbisë gjatë dhe pas çlirimit.
Provokatorë kriminelë e rrugaçër, uzurpues të sistemit të drejtësisë dhe
mediave, ditë e natë, provokojnë shqiptarët dhe i rivrasin viktimat, heronjtë,
duke hymnizuar projektuesit dhe urdhërdhënësit e ekzekutimeve politike.
Dhe, kjo u vërtetuar me ndryshimin e
qëndrimeve për Kosovën, jo vetëm të BE-së, por edhe të Amerikës dhe të
ndërkombëtarëve tjerë. Fillimisht, kusht për Serbinë ishte njohja -de jure-,
pastaj pazari zbriti në -de fakto-. Më vonë, Serbia u amnistua nga të dyja këto
kushte dhe u bartën kërkesat tek Kosova: "Bërja e Asociacionit në
-Mirëbesim-, duke i anashkaluar e tejkaluar të 6 marrëveshjet rendore, për ta
vënë në rend të ditës -të 7 (shtatën)-!?
Skajshëm cinike emërtesa -Mirëbesim-,
me një shtet armik, i cili, ngjashëm me shpellarët arabë, që kërkojnë zhdukjen
e Izraelit nga harta botërore, Serbia jo vetëm nuk e njeh Kosovën, por kërkon
vdekjen e qytetarëve të saj! Për çudë, këtë e kërkon lukunia e organizuar
mediatike e Baton Haxhiut; shefi i tij, Edvin Rama; PSD-ja fantomë e Dardan
Molliqaj; Valon Murati me partinë e tij pa kryesi; e gjithë këlyshëria e
privilegjuar e Hashim Thaçit, opozita PAN-iste kundra-kombëtare. Përkundër,
kësaj opozite, me llumhanën e lakuar më lart, minoritetet e Kosovës, boshnjakë,
turq, romë - me pakica tjera, kanë treguar besnikëri dhe dinjitet ndaj Atdheut
të tyre Kosovë, ku kanë lindur dhe jetojnë, në harmoni me sivëllezërit e tyre
shqiptarë. Deklarimi i tyre publik, madje i përsëritur, është se "më shumë
të drejta kemi ne, minoritetet në Kosovë, se sa bashkëkombasit tanë në Turqi,
Bosnje dhe gjetkë".
Fenomeni i përvetësimit të meritave të
luftës, është praktikuar me sukses nga disa "biçim" komandantësh. Kjo
ka mundësuar që ata të mbijetojnë në politikë dhe në pushtet për një
çerek-shekulli. Edhe tani bëjnë yrysh për të përfituar se, gjoja, krijova
ushtrinë, do ta realizoj hyrjen në NATO, rritje enorme të rrogave dhe premtime
tjera boshe, të vetëdijshëm se janë larg realizimit të dëshirave fontanë lar,
për kulltuqe të larta. Këta ëndërrimtarë anashkalojnë, me dashje, presidenten
aktuale, Vjosë Osmani, e cila lobon zyrtarisht e mençurisht dhe me një
profesionalizëm admirues, për anëtarësim në NATO dhe në organizata të tjera
ndërkombëtare. Njëjtë ka ndodhur edhe me stopimin e ndarjes të Kosovës, duke ia
faturuar njërit apo tjetërit, të cilët kanë pasur rol epizodik.
Horrakët dhe pordhacët e Kosovës, e
heshtin rolin primar të Prof. Dr. Sali Berishës, në kundërshtinë e hapur dhe të
vendosur, për ndarjen e Kosovës. Përjashto Profesor Milazim Krasniqin dhe
ndonjë tjerër, që reagoi dinjitetshëm, në mbrojtjen e tij parimore e kombëtare.
Ish-presidenti Berisha i sulmoi, me emër e mbiemër, autorët që i shërbenin
Serbisë, për ta realizuar shkëmbimin e territoreve, respektivisht, ndarjen e
Kosovës. Vuçiqi, Hashimi, Edvini, këshilltari i tyre, Batoni, me Sorosin
famëkeq, në koordinim me agjentin e FBI-së, mik i Ramës, tashmë, i dënuar,
realizuan shpalljen - non-grata - të Prof. Berishës, me familje! Një letër
dërguar Presidentit Biden, nga një numër i madh personalitetesh amerikane, me
qortimin e ashpër, se "keni ndëshkuar mikun më të madhe të Amerikës",
flet mjaftueshëm për intrigimin e poshtër, të bërë kundër Dr. Sali Berisha me
familje. Do të ishte në nderin e DASH dhe të Amerikës mbarë, ta korrigjonte
ndëshkimin e pamerituar, duke kërkuar llogari nga ata që dezinfomuan, për
qëllime e tyre të liga e hakmarrëse, sepse nuk i përballonin kritikat e tij sa
të ashpra, aq edhe parimore.
"Trimi i mirë me shokë
shumë", - thotë urtësia. Prof. Sali Berisha nuk është i vetëm në mbrojtjen
e sovranitetit të territorit të Kosovës. Intelektualë të shquar, në vijimësi,
kanë reaguar dhe dënuar tendencën e ndarjes të Kosovës, me koordinimet e
fshehta me Vuçiqin, të banditëve Thaçi-Rama dhe këlyshërinë e tyre. Por, kanë
ndeshur në kundërshtinë e argumentuar të atdhetarëve shqiptarë, si profesorët:
Enver Bytyçi, Eshref Ymeri, Aurel Dasareti, Islam Lauka me shokë, nga Shqipëria
dhe Kosova.