Mendime
Albert Zholi: Flet Prof Lush Susaj - Përsëri bujqësia mbetet e nënfinancuar dhe e abuzuar
E shtune, 09.11.2024, 07:50 PM
Flet Prof Lush Susaj: Përsëri bujqësia mbetet e nënfinancuar dhe e abuzuar
·Bujqësia kontribon me 19% të PBB dhe
financohet me rreth 0,6% të buxhetit.
·Kontributi i saj këtë vit është 2% më i ulët
se një vit më parë, duke arritur në 16.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
-Bujqësia është mëkati më i madh i
qeverisjeve të korruptuara të këtyre viteve.
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI
Pesha e bujqësisë në
ekonominë shqiptare po zbehet nga viti në vit. Kontributi i saj këtë vit është
2% më i ulët se një vit më parë, duke arritur në 16.2% të Prodhimit të
Brendshëm Bruto, ndërsa sektorët që po marrin hov në ekonomi janë ndërtimi dhe
turizmi. Në tremujorin e dytë, bujqësia u rrit me 0.16%, ndërsa për të
njëjtën periudhë një vit më vonë ra me 0.04%. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ky
ishte tremujori I 8-të radhazi që sektori qëndron në vendnumëro. Ndonëse çmimet
e prodhimeve bujqësore janë rritur dhe kërkesa nga jashtë për prodhime
shqiptare është e lartë, prodhimi nuk u është përgjigjur zhvillimeve të kohës.
Të dhënat nga tregu sugjerojnë se dobësitë më të mëdha po shfaqen në sektorin e
blegtorisë, ku rënia e numrit të krerëve ka qenë e orce. Në vitin 2024, numri i
bagëtive në vend shënoi rënie me mbi 12%. Blegtoria është dega e dytë më e
rëndësishme e bujqësisë, dhe rënia e saj ndikon në gjithë sektorin bujqësor.
Ndërkohë, zhvillimet kanë qenë orcese në sektorin e serrave, ku çmimet e larta
të eksportit kanë nxitur zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella. Nga ana tjetër,
zhvillimet klimatike me një pranverë me shira dhe mot të ftohtë, si dhe
korrikun shumë të nxehtë, kanë dëmtuar frutat dhe prodhimin bujqësor në fusha
këtë vit. Sektori bujqësor po përballet me emigrimin të lartë të orces punëtore
jashtë vendit dhe drejt sektorëve të tjerë të ekonomisë, ku pagat janë më të
mëdha.
-Flitet shumë për bujqësinë shqiptare. Dikur mbante një peshë të madhe
në ekonominë e vendit, por mos interesimi i shtetit ka bërë që interesi për të
të bjerë! Cili është kontributi i bujqësisë shqiptare në ekonominë e vendit sot?
· Bujqësia kontribon me 19% të PBB dhe financohet
me rreth 0,6% të buxhetit
Padyshim që bujqësia është sektori më i rëndësishëm për punësimin,
zhvillimin e qëndrueshëm demografik, turizmin dhe të ardhurat për ekonominë
familjare e atë kombëtare. Bujqësia është mëkati më i madh i qeverisjeve të
korruptuara të këtyre viteve. Sepse nga bujqësia sigurohet mbi 19% e PBB,
përkundrejt financimit me rreth 0,6 të buxhetit. Nga këtu buron edhe çmimi i
lartë dhe ajo konkurueshmëria e ulët e prodhimeve tona në tregjet rajonale dhe
europiane.
Ajo që duket lehtë është rrënimi i vazhdueshëm i kapaciteteve
menaxheriale, profesionale e ligjore të bujqësisë, duke e lenë bujqësinë si një
organizëm pa sy e pa tru, pa rregulla, pa standarte, e pa protokolle
bashkëkohore, në një pamundësi të plotë për t'u integruar me standartet dhe
tregjet e punës dhe të prodhimit bujqësorë rajonal e botëror.
Kjo e krijuar përmes mënjanimit dhe largimit të specialistëve,
ekspertizës dhe elitës më të mirë të vëndit po mbahet gjallë në shërbim të
lojës së dosjeve fiktive, abuzimit dhe gllabërimit të projekteve, të fondeve dhe
të investimeve në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.
Është fjala për fondet dhe investimet që kurrë nuk përfunduan tek
bujqësia, e as tek blegtoria.
Nëpër dosjet fiktive të punëve dhe investimeve të pakryera, ka aq shumë
magazina frigoriferike, ndërsa në terren për mungesë të tyre, molla dhe
produktet e tjera bujqësore po kalben ose po shiten në mënyrë abuzive, nën
kosto. Aktualisht, prodhuesit e mollës në Kastriot të Dibrës, në Maliq, në
Devoll, në Korçë etj, po e shesin mollën me 30 lekë/kg, ndërsa populli po e
blen në tregjet e qyteteve me 120 lekë/kg, një rritje abuzive e çmimit me 400%.
Mjafton që të shkohet në Devoll, në Korçë, në Pogradec, në Maliq, në Dibër,
etj, që të mund të kuptohet se sa shumë është abuzuar me investimet për qëndrat
e grumbullimit, marketingut, përpunimit, e sidomos për magazinat frigoriferike,
që në jo pak raste nuk u ndërtuan e as nuk funksionojnë.
-Po nëse flasim për kantinat e verës dhe për
vreshtat në tërësi?
E njëjta panoramë është edhe tek vreshtat dhe kantinat e pijeve
alkolike, të cilat nuk janë në ato parametra, as në ato kapacitete dhe
standarte që janë financuar e raportuar.
Investimet dhe prodhimet po shkojnë kot së koti edhe për shkak të
injorancës në drejtim të teknologjive të prodhimit, të rajonizimit dhe të testimit
të kultivarëve dhe nënshartesave, punë që nuk u krye kurrë nga specialistët e
fushës e as sikurse duhet.
Pavarësisht nga sa thuhet sa për propagandë, në terren nuk ka asnjë
garanci për drithërat dhe kulturat prashitëse. Kjo për shkak të mungesës së
sistemit funksional të ujitjes dhe kullimit. Nga ku në verë nuk ka ujë në
parcelë, ndërsa në vjeshtë dhe dimër ka përmbytje me pak reshje shiu.
Duket që për fermerin shqiptarë, asgjë nuk është e qëndrueshme e as e
sigurtë edhe për shkak të mungesës reale të sistemit kombëtarë të prodhimit dhe
çertifikimit të farave e fidanave.
Projektet dhe fondet për këtë qëllim janë shpenzuar disa herë, ndërsa
sistemi akoma nuk ekziston e nuk funksionon në asnjë hallkë të tij.
Si gjithmonë, pasojat bien mbi fermerët, sigurinë ushqimore dhe mbi
ekonominë kombëtare.
Është folur e financuar disa herë edhe për kadastrën dhe strukturat
varietore të detajuara deri në rajone, zona dhe mikrozona, nga ku përveç
dosjeve fiktive, në terren nuk ka funksionuar e nuk ka mbetur asgjë.
Në kushtet e mungesës së sistemit funksinal të kadastres, janë dhënë aq
shumë fonde gjoja për të mbjellur pemëtore dhe vreshta çdo vit e në të njëjtën
sipërfaqe toke. Duke e paraqitur e trajtuar pemën frutore dhe hardhinë sikur të
ishte miser, spec apo domate që mbillet çdo vit, e jo sikurse janë, bimë
shumëvjeçare, që sipas llojeve dhe teknologjisë ato mbillën një herë në 35-50
vjetë.
Janë kopsitur aq shumë dosje për stalla e për tufa bagëtish, por që në
terren nuk ekzistojnë fare.
E njëjta situatë është edhe në lidhje me objektet e agropërpunimit, që
në jo pak raste ekzistojnë fare. Ndërsa agropërpunimi, standartizimi dhe
marketingu i prodhimeve tona le akoma më shumë për të dëshiruar, ndërsa tregu
po mbytet nga prodhimet e huaja të importit.
Korrupsioni, fiktiviteti dhe injoranca në teknologji dhe menaxhment,
duket se ka shkaktuar një katastrofë të thellë, e me pasoja afatgjata.
-Pra të gjitha këto probleme lindin për shkak
të korrupsionit?
Po! Korrupsioni është me ligje dhe vëndimarrje abuziviste!
Pavarësisht nga ligjet dhe vendimarrja që duhet të favorizonin dhe
mbronin prodhimin vëndas, realisht ka ndodhur dhe po ndodh e kundërta:
Sepse janë favorizuar dhe po favorizohen importuesit, që po e mbytin
tregun me pemë dhe perime të mirësubvencionuara, e të prodhuara në Turqi,
Serbi, Maqedoni, etj, duke i importuar ato në pikun e prodhimit vëndas. Kjo
dukuri antiligjore e zhvlerëson dhe rrënon prodhimin vëndas dhe fermat
bujqësore e blegtorale. Mungesa e zbatimit të masave mbrojtëse ndaj prodhimit
vëndas, buron nga fitimet e mëdha të korrupsionit nga importuesit dhe importet.
Dijet shkencore, përvoja dhe këshillat e ekspertëve dhe menaxherëve të
terrenit, duket sikur nuk kanë vlerë, sepse ekspertët dhe specialistët më të
mirë të vëndit, tashmë janë spostuar, menjanuar e zëvendësuar me profilet
tipike të servilizmit, mediokritetit dhe injorancës, që gjallon e po rritet
kudo administratën bujqësore.
Në një trajnim bujqësorë të këtyre ditëve, njëri nga shokët e mi të
fakultetit, e që sot është fermer i sukseshëm dhe specialist terreni, pasi
dëgjoj shumë pasaktësi në ligjeratën e një trajnuesi, fjalë për fjalë e pyeti:
"ku është rendimenti më i lartë tek pemtoret dhe vreshtat organike, apo
tek ato konvencionale?"
Përgjigjia e trajnuesit pa punuar as edhe një ditë në bujqësi, e pa
patur as fermë private, por që është zgjedhur jo nga meritokracia, i është
përgjigjur duke i thënë se: "rendimenti më i lartë është tek pemtoret dhe
vreshtat organike".
Kjo përgjigje e gabuar tregon më së miri mënyrën se si politizimi,
korrupsioni dhe injoranca profesionale, e ka vrarë dhe po e vret çdo ditë
prodhimin dhe standartet bujqësore e blegtorale.
Unë nuk kam asgjë me këta njerëz pa dije e përvojë, sepse problemin e
kam me korrupsionin administrativ e politik, që adreson zgjidhjen e problemeve
tek këto lloj karakteresh që nuk njohin Zotin, as ligjet e shtetit, e që vetëm
dinë të firmosin mbi çdo fletë që ju vihet përpara, e kudo në shërbim vjedhjes
së projekteve dhe investimeve.
Vdekja e prodhimit bujqësor e blegtoral, po e godet çdo ditë edhe
turizmin, pasi zhvillimi i turizmit pa prodhimin e produkteve të vëndit, është
një pamundësi totale.
Mungesa e produkteve pa identitet varietorë, gjeografikë dhe historikë,
është humbje klientele dhe reputacioni. E ku sikurse dihet, identitetin nga ku
buron fitimi, reputacioni dhe suksesi, nuk e prodhon partia, as klani nepotikë
e hajdutërorë. Përkundrazi, identitetin dhe reputacionin e prodhojnë, e
implementojnë, e përhapin dhe e ruajnë shkencëtarët, specialistët dhe
menaxherët me moral, dije dhe me përvojë.
-Çarë ka sjellë korrupsioni administrativ?
Së pari,
korrupsioni administrativ po dëbon edhe specialistët e rinj, të sapodiplomuarit
në UBT.
Korrupsioni duket që ka goditur rëndë edhe degët jetike e profesionale
të Universitetit Bujqësorë të Tiranës. Kjo duket në faktin që, në këto 10 vitet
e fundit, pothuajse të gjithë specialistët, që janë diplomuar për agronomi (në
degët vreshtari, pemëtari, ullishtari, agrume, bimë arash, perime, bimë
medicionale, etj), realisht janë lenë pa punë. për një kohë të gjatë janë
mohuar e tërhequr zvarrë nëpër portalet fiktive, deri kur janë mërzitur dhe
detyruar të emigrojnë.
Pasojat e kësaj sjellje absurde duken kudo, ku për pasojë nevojat për
agronom janë më të mëdha se kurrë më parë.Korrupsioni dhe vendimarrja e gabuar,
e ka goditur me top rrolin e pazëvendësueshëm të specialistit të terrenit, pa e
ditur që patronazhistët, militantët, apo servilat, nuk do të mund të realizojnë
kurrë teknologji, prodhime, e as standarte konkuruese.
Në vendin e specialistëve të rinj, si askund tjetër në botë janë
rekrutuar e po mbahen në punë pensionistët, duke i salduar mbi karrigët e
administratës pa meritë e pa patur fare nevojë.
Nga ky takëm pensionistësh servilë e të pangopur me kolltukun e
pushtetit, po na shfaqen edhe ish sekretarët e byrosë së partisë së punës, të
cilët edhe pas 34 vitesh demokraci, e kanë guximin dhe paturpësinë që të mënjanojnë
e të zëvendësojnë në punën e tyre deri dhe profesorët dhe ekspertët më të mirë
të fushave të bujqësisë. Për këtë arsye, unë mendoj se në moshën e daljes në
pension, sidomos për pensionistët nostalgjikë dhe ish funksionarë të P.P, duhet
të zbatohet ligji që të hapet rruga e meritokracisë dhe promovimit të
specialistëve dhe ekspertëve të rinj.
· Nënfinancimi
dhe abuzivizmi i bujqësisë, është padije dhe gafë politike
Unë mendoj se nënfinacimi i bujqësisë është një gafë e trashë politike,
që përsëritet edhe për vitin e ardhshëm, ku buxheti për Ministrinë e Bujqësisë
do të jetë 14.6 miliardë lekë, (146 mln euro), me një rritje prej 673 milionë
lekë (6.7 mln euro), krahasuar me vitin aktual.
Edhe
ndryshimet e shtatorit 2024, "Për
disa shtesa në vendimin nr. 130, datë 6.3.2024", duket se nuk vlejnë për
asgjë, sepse fondi prej 5 milion eurosh, është i pamjaftueshëm, e kjo sidomos
në kushtet kur mungojnë financimet nga IPARD.
Edhe
skema me të cilën ka startuar procesi-aplikimi dhe shpërndarja e fondit për
mjete mekanike, mbulesa antibreshër, etj, ka filluar që të përfolet si një
skemë e mbyllur, nga ku dyshohet për ndikim në rritjen artificiale të çmimit të
mjeteve mekanike.
Në
lidhje me masën 4 të kësaj skeme ku thuhet: "Për blerjen e traktorëve, makinerive dhe
pajisjeve për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat
bujqësore dhe blegtorale", masa e përfitimit është 50% e vlerës totale
të faturave tatimore, por jo më shumë se 5,000,000 (pesë milionë) lekë për
subjekt.
Fermeret
dyshojnë se skema që po zbatohet me ofertuesit e paracaktuar, e që zhvillohet
me një cikël të mbyllur të aplikimit, të përzgjedhjes, të financimit dhe të
kontrollit të produktit të blerë, është një praktikë që len hapësira për oferta
dhe çmime të fryra, e jashtë realitetit.
Përshëmbull,
në rast se fermeri do me marrë një traktor të markës italiane me motorr tip
"Kubota", do ta marrë atë me një çmim rreth 18000-19000 euro, nga ku
50% apo 9000-9500 euro do t'i paguaj vetë fermeri, e 9000-9500 euro të
tjera ja plotëson-subvencionon ministria përmes fondit prej 5 miljon euro.
Problemi
duhet parë edhe në këndvështrimin se sa kushton një traktor i tillë, nëse
fermeri e blen atë në Greqi, Itali, Kosovë, etj. Nëse këto paisje, që sikurse
përfolet jashtë kushtojnë 50-60% më lirë, pse të mos blihen atje, dhe ministria
ta kompensojë fermerin mbi bazën e faturës tatimore.
Nëse një
plug me tre elementë punues, në ofertat e paraqitura në Shqipëri kushton 450
euro, përse të mos lejohet blerja e tij në Kosovë ku kushton vetëm 150 euro. Në
këtë mënyrë, me të njëjtin fond prej 5 miljon euro, mund të ndihmohen më shumë
ferma dhe fermerë. Natyrisht që nëse veprohet në këtë mënyrë, nuk do të burojë
as mbetet gjë për korrupsionin. Parë nga ky këndëvështrim, mendoj që skema e
përdorimit të fondit duhet riparë në shërbim të fermerëve.
Për
shkaqe abuziviste e subjektive, pothuajse po vdesin veprimtari të tilla
prodhuese, sikurse është sektori i prodhimit, përpunimit dhe marketingut të
bimëve medicionale në Malësin e Madhe, ku fermat po falimentojnë për shkak të
mbetjes së prodhimit stok, e ku sherebela nuk po shitet as nën kosto (sot është
me 60 lekë/kg).
Në
bisedat e përditshme, kjo humbje kolosale për punësimin dhe ekonominë e
rajonit, thuhet se ka ardhur e që po thellohet për shkak të sherebeles, që vjen
nga Turqia dhe vendet e tjera, e që paketohet në Shqipëri, për t'u shitur
në tregun Amerikan si produkt "Madein Albania".
Në këto
kushte, populli po varfërohet, po falimenton e po detyrohet që të emigrojë. Për
këtë arsye, është urgjente që institucionet e vëndit të vihen në lëvizje për të
sqaruar problemin, e për të stopuar shpopullimin dhe pllakosjen e vëndit nga
papunësia dhe varfëria.
Duhet
hetuar sa më parë, e nëse nga hetimi rezulton që këtë faliment po e shkakton
sherebela e importuar, me patjetër që duhen stopuar praktikat që rrënojnë
prodhimin dhe punësimin.
Është
koha që institucionet shtetërore të mbrojnë popullin dhe prodhimin vëndas, duke
ndërhyrë sipas ligjeve kundër importeve abuzive e korruptive, si dhe kundër
fallsifikimit të markave dhe produkteve tona kombëtare të sherebeles, të
hudhres, të levandules, të rigonit, etj.
Për ta
përmbyllur, mendoj dhe shpresoj që fjalët dhe shqetësimi i përditshëm i
fermerëve dhe specialistëve të terrenit, do të mund të dëgjohet e të merret në
konsiderate për të mirën e shtetit dhe shoqërisë shqiptare.