Mendime
Gjon Keka: Taktika, strategjia dhe politika e Presidentit Trump, si do të veprojë me Kosovën?!
E premte, 08.11.2024, 08:25 PM
Taktika, strategjia dhe politika e Presidentit Trump, si do të veprojë me Kosovën?!
Nga
Gjon Keka
Deri
më tani rethanat gjeopolitike kanë qenë të tjera nga ato që do të lëvizë
politika amerikane në krye me presidentin Trump. Ai do të bëhet rregullator si
i politikës së brendshme kombëtare amerikane, ashtu edhe i gjeopolitikës në
botë, sepse do të ketë në dorë mjetet,
taktikën, strategjinë dhe diiplomacinë intensive për ta rikthyer sërish
amerikën brenda nevojave të brendshme e të domosdoshme amerikane dhe me sa më
pak ngarkesa gjeopolitike që e pengojnë zhvillimin e hovshëm të Amerikës.
Me
rikthimin e tij, ai sikur edhe vetë ka nënvizuar do të nis menjëherë bisedimet
për ndaljen e luftërave në botë apo zgjidhjen e tyre problemeve.Se cila do të
jetë zgjidhja në Ukrainë, kjo varet nga
kompromiset që do të bëhen në këtë pjesë të botës.Presidenti Donald Trump do të
luaj rol të madhë bashkë me shtetin e Izraelit dhe zgjidhjen e konfliktit në
atë pjesë të botës.
Ndërsa
sa i përket Kosovës, mendoj se ai do të dërgoj një emisar të posaçëm dhe do t'i
shtyjë të dy vendet drejtë një marrëveshje „Merre ose Lëre"ku brenda tyre
do të jenë karrota dhe shkopi, dhe sikur
është parë strategjia e taktika e tij diplomatike është efektive, sepse ai
dëshiron zgjidhjen e shpejtë të gjërave nuk dëshiron të merret me gjëra të
vogla si Kosova apo probleme tjera ballkanike, pra të ngarkohet me problemet
ballkanike e europiane.
Qëllimi
i tij i fundit nëse palët nuk do të lëshojnë pe, ai do t'i vendos palët në
tavolin dhe ata nuk do ta lëshojnë tavolinën pa nënshkrim të marrëveshjes ashtu
që më nuk do të kishte asnjë hapësirë për moszbatimin e tyre. Presidenti Trump
do ta përdor të nëjtën taktik apo strategji sikur e përdori në marrëveshjen e
mëparshme në zyrën e tij, ku palën e Kosovës dhe të Serbisë i vendosi në
tavolinë për nënshkrim, edhe sikur dihet
Kosova mori njohjen nga Izraeli.
I
bindur se presidenti Trump do të luaj rol tepër të madh si në aspektin e
pozicionit të ri të Bashkimit Europian,
të NATO-së dhe të zgjidhjes së problemeve në disa pjesë të botës ku ka
konflike dhe në rajonin tonë.Poashtu presidenti Donald Turmp do t'ia heq velin
që është shtrirë deri më tani mbi sekretet e luftërave që po ndodhin në disa
pjesë të botës, ngase deri më tani nuk
është hequr ende ose jo në mënyrë të plotë.
Ai
do t'i bëjë që strategjia, taktika dhe
politika e tij të ecin dorë për dore dhë në këtë mënyrë do të ketë edhe suksese
të mëdha kudo që do të përdor autoritetin e tij, pra duke i bashkuar të gjitha
këto në të njëjtin person.
Dhe
krejt në fund mendoj se metoda, apo taktika e strategjia e presidentit Trump
duket në shikim të parë e shpejtë, por në fakt është më efektive, sepse dikush
duhet t'i këput „nyjat gordiane" të cilat kanë mbetë pa i këput me
shpejtësi të tillë për qëllime taktike, strategjike, politike apo të tjera.