E merkure, 30.04.2025, 01:00 PM (GMT+1)

Mendime

Rexhep Shahu: Një letër të vogël miqësore Ambasadorit Gonzato për dënimin e deputetëve të opozitës shqiptare

E diele, 10.11.2024, 07:57 PM


Një letër të vogël miqësore Ambasadorit Gonzato për dënimin e deputetëve të opozitës Shqiptare

Nga Rexhep Shahu

Shkelqësi Ambasador Gonzato,

Po shoh fotografitë e seancës parlamentare të deputetëve të opozitës shqiptare, në shesh rrafsh për toke, grup armiqësor deputetësh të dënuar edhe me bekimin tuaj, dhe po guxoj të shkruaj këto fjalë.

77 vjet më parë në vjeshtë, si tani, Partia komuniste e Shqipërisë, nëna e Partisë së sotme socialiste të Shqipërisë, i dënoi me vrasje,  pushkatime e burgosje deputetët e opozitës së asaj kohe. Atëhere gjyqi u bë në një kinema ta shihnin pak popull. Tani gjyqi u bë në sallën më publike e solemne të shtetit para gjithë kamerave e syve të popullit që të zërë mend populli se qeveria është e fortë dhe ambasadorët e duan.

Partia bijë socialiste e Shqipërisë 77 vjet më vonë e dënoi opozitën e sotme, grupin e saj parlamentar jo me pushkatime por me linçim, me ndalim të ushtrimit të funksioneve  që ia ka dhënë populli jo qeveria, me dëbim prej parlamenti, i dënoi deputetët opozitarë të qeverisë me pengim të ushtrimit të funksioneve parlamentare që ua kanë ngarkuar zgjedhësit e tyre shqiptarë që nuk janë popull i majtë socialist i kryeministrit që e ka ndarë popullin në popull të tij të majtë e popull armik të tij të djathtë. Një deputet e futi në burg edhe pse i kallzuari edhe prej tij është i dënuar me burg në Itali.

Nuk dimë raste të tilla që qeveria të dënojë me përjashtim e dëbim prej tempullit të tyre deputetët për djegie karrigesh “të florinjta” dhe të “blejë” përkrahje ambasadoriale për këtë dhunë ndaj opozitës.

Ambasadorët e vendeve mike që rrahin supet e qeverisë si përkrahje le të na japin shembuj të ngjashëm nga vendet e tyre para se ta arbitrojnë e të nxjerrrin karton jeshil për dhunën ndaj deputetëve të opozitës, dëbimin e përjashtimin e tyre nga shtëpia e tyre që ua ka dhënë vota e popullit e jo qeveria e as ambasadat mike.

Keq më vjen ambasador i BE që keni dalë në ballë të qortimit. Ambasador Gonzato i BE, nga vendi ynë më fqinj, që Fuqitë e mëdha më 1913 i kanë besuar sigurimin e sovranitetit të Shqipërisë me kërkesë të Shqipërisë nëse i rrezikohet, ju pyes, si ka mundësi kjo përsëritje dënimi për opozitën dhe ky qëndrim i juaj kaq proqeveritar në këtë rast. A e keni ditë shkelqësi ambasador se po përsëritet dënimi ndaj opozitës shqiptare 77 vjet më vonë nga partia e bijve të etërve politikë.

Askush nuk mbron paligjshmërinë dhe lutemi përditë të dënohet paligjshmëria por kodi  penal, kodi i procedurës penale dhe kushtetuta e vendit janë të shkruara e të miratuara dhe nuk është e ligjshme as e moralshme as e pranueshme t’i shkruajë tani për llogari të qeverisë apo të krimit asnjë grup hetimi apo trupë gjykimi, nuk kemi nevojë për gangsterizëm, të asnjë asnjë lloj gangsterizmi se keto veprime në Shqipëri nxisin armët siç i kanë nxitur dhe është dashtë të vijnë edhe forcat Alba nga Italia garantuese e sovranitetit të Shqipërisë.

Fotografitë që po i nxjerr këtu më tronditën. Imora nga miku im deputet Flamur Hoxha i rritur në internim në komunizëm, i dënuar me dëbim e përjashtim tani nga qeveria.

Të isha ambasador i BE apo i SHBA do ta kisha për  nder të ulesha në shesh mes këtyre deputetëve të opozitës shqiptare.

Faleminderit shkelqësi Ambadador.

Me nderime, Rexhep Shahu, Tiranë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Unë vetëm një kauzë e mbroj, atë që e mbrojti edhe Gjergj Kastrioti Idriz Zeqiraj: Dëshmia bindëse dhe dinjitoze e Fadil Gecit në Hagë Luan-Asllan Dibrani: Donald Trump dhe ndikimi i tij në Ballkan pas zgjedhjes së tij si president i SHBA në 2024 Lekë Mrijaj: Një mesazh mirënjohjeje për Presidentin e posa zgjedhur Amerikan, z. Donald Trump! Nue Oroshi: Gjermania në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme Dr. Friedrich Merz do të jetë Kancelari i ri i Gjermanisë Luan-Asllan Dibrani: Nikolla Tesla dhe figurat tjera shqiptare qe po i përvetësojnë sllavët si të vetat!? Albert Zholi: Flet Prof Lush Susaj - Përsëri bujqësia mbetet e nënfinancuar dhe e abuzuar Fadil Sahiti: Derr i lumtur vs Sokrat i vuajtur Petrit Dibrani: Kosova meriton deputetë të arsimuar Fahri Dahri: Misioni historik mbi të vërtetat tona Gjon Keka: Taktika, strategjia dhe politika e Presidentit Trump, si do të veprojë me Kosovën?! Enver Bytyçi: Mesazhi i triumfuesit me emrin Donald Trump! Ndue Dedaj: 'Kroi i Bardhë' unik në Shqipëri Blerim Rrecaj: Për pengesat e përafrimit Idriz Zeqiraj: AAK i kërkon opozitës bojkot koalicionit me LVV! Kalosh Çeliku: Ditë apo natë Enver Bytyçi: Për Shqipërinë dhe Kosovën Trump nuk është gogoli! Përkundrazi, Sorosi është rrënuesi ynë! Luan-Asllan Dibrani: Pse shqiptarët duhet ta përkrahin shtetin izraelit dhe ta ruajnë miqësinë shekullore? Petrit Dibrani: Kombi shqiptar po vetëdijësohet Luan-Asllan Dibrani: Degradim i Big Bradherit nga Milaim Zeka

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx