Mendime
Gjon Keka: Propozoj doracak të edukimit kombëtar dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare
E shtune, 16.11.2024, 07:53 PM
Sa
të shpejt në reagime disa parti në Kosovë ndaj doracakut të pushtetit, po të
ishin reagues të tillë edhe ndaj ideologjisë islamike që për çdo ditë sulmohet
kultura e vlerat tradicionale, figurat themeltare kombëtare humane dhe
europiane, si dhe keqpërdoren familjet duke iu imponuar veshje të huaj etj, etj
do t'i kishim punët më mirë si shoqëri dhe shtet.
Ndërsa
kam një propozim shpresoj të merret parasysh, a do të ishte mirë me bërë
Doracak të edukimit kombëtar e qytetërues, të ngritjes së vetëdijes kombëtare,
dhe sigurisht aty do të mësoheshin vlerat tradicionale si ajo e Besës që ka
humb krejt ndër ne, të Nderit dhe respektit të thellë ndaj figurave kombëtare,humane
dhe europiane të kombit tonë dardano-arbëror.